• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kanë dalë në dritë detaje të reja tronditëse nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut në fshatin Frashër të Patosit, ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama mbyti me tel të atin, Anesti Rama, 56 vjeç, në banesën familjare. Ngjarja që fillimisht u raportua si aksident, ka marrë një tjetër kthesë me arrestimin e një personi të dytë, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.

Arrestimi i 55-vjeçarit Çlirim Dogani

Ditën e sotme (26 korrik), policia e Fierit ka arrestuar shtetasin Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit, si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës. Hetuesit dyshojnë se Dogani kishte një lidhje intime me vajzën e viktimës dhe ndihmoi në ekzekutimin e tij. Burime konfirmojnë se vrasja dyshohet të jetë kryer me motiv hakmarrjeje dhe largimi nga presioni që i ati ushtronte mbi të bijën, duke e ndaluar të krijonte një marrëdhënie të re.

Sipas dëshmive dhe hetimeve paraprake, 26-vjeçarja ka rrëfyer se prej kohësh kishte konflikte të vazhdueshme me të atin për shkak të sjelljes së tij fanatike. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, ajo ka pranuar krimin dhe ka treguar se Anesti Rama e mbante të izoluar, nuk e lejonte të vishej apo të dilte si moshataret dhe nuk i jepte para.

“S’po më linte të jetoja jetën time, çdo ditë më kontrollonte. Edhe për lidhjet ndërhynte. Kisha pasur tre fejesa, por ai i prishte të gjitha. S’mundesha më”, – ka deklaruar Ermalinda Rama.

Lexo edhe:

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

Burime nga grupi hetimor thonë se 26-vjeçarja e ka goditur të atin në pjesët intime për ta rrëzuar, më pas Çlirim Dogani  i cili dyshohet se ndodhej në vendngjarje  e ka neutralizuar duke e mbajtur nga duart, ndërsa vajza e ka mbytur me tel në fyt. Policia dyshon se janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse për ta goditur më tej trupin e viktimës, i cili më pas është dhunuar edhe pas vdekjes.

Nëna ndihmoi për të fshehur gjurmët

Pas krimit, bashkë me të ëmën, Valbona Rama, vajza u përpoq të inskenonte vrasjen si aksident, duke e veshur të ndjerin për varrim dhe njoftuar se kishte rënë në banjë. Por ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan shenja të qarta dhune, që sollën zbulimin e së vërtetës. Nëna e autores u arrestua një ditë më parë për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas raportimeve të deritanishme, vajza kishte krijuar një marrëdhënie dashurie me Çlirim Doganin, një burrë i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ata janë njohur në zonën e Roskovecit, ku punonin në serat e fermerëve, pasi motra e Ermalindës është e martuar atje. Mësohet se vajza udhëtonte shpesh drejt Suk 1, Suk 2 dhe Arapajt – zona ku jetonte dhe punonte Dogani.

Lidhja mes tyre është bërë objekt xhelozie dhe ndalese nga ana e babait, i cili nuk e pranonte raportin me një burrë të martuar. Pikërisht kjo pritet të jetë një nga shtysat kryesore të krimit. Megjithatë, Çlirim Dogani ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke deklaruar se në momentin e vrasjes ndodhej në fshatin e tij.

Kristiola Rama: Më thanë se kishte rënë në banjë  dëgjova zërin e tij në telefon

Pas ngjarjes, ka folur për mediat dhe vajza e madhe e familjes, Kristiola Rama, e cila jeton në Itali me tre fëmijët e saj. Ajo ka treguar se motra e vogël e telefonoi për t’i thënë se babai kishte ndërruar jetë nga një rrëzim në tualet. Por në një moment, gjatë një bisede me të ëmën, Kristiola dëgjoi në sfond një zë mashkulli, që dyshoi se ishte i të atit ende gjallë.

“Më tha që babai kishte rënë. Kur e mora prapë në telefon, më tha që po e lanin. Dëgjova një zë… i thashë: babi është gjallë? Jo, më tha. Ishte tronditëse. Unë nuk dija gjë për ndonjë lidhje të motrës, me mua komunikonin rregullisht”, – rrëfeu Kristiola.

Fqinjtë dhe të afërmit kanë treguar për një histori të gjatë dhune dhe izolimi në këtë familje. Viktima flinte në kuzhinë, i ndarë nga gruaja dhe vajza. Shpesh shfaqej me shenja dhune në fytyrë, por nuk fliste për to. Ai punonte në një fermë blegtorale, ndërsa gruaja dhe vajza ishin të papuna.

Ky është rasti i dytë brenda dy viteve në Shqipëri ku një vajzë vret të atin, duke ngritur alarmin për çështjet e dhunës në familje dhe marrëdhëniet toksike brenda saj. Kujtojmë se në shkurt 2024, 19-vjeçarja Hygerta Meta vrau të atin në ShënaVlash dhe e groposi në oborr me ndihmën e vëllezërve.

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

Motra i mbyti babain me tel, vajza e madhe tregon si e mësoi ngjarjen

Etiketa: Anesti RamaÇlirim DoganiErmalinda RamaFierKristiola Ramavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025
Në foto: Adela Hysenaj me Edi Ramën dhe Armando Subashin
AKTUALITET

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

16:07 : 26/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

13:13 : 26/07/2025
AKTUALITET

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025
Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës
AKTUALITET

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025
Para

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

TË GJITHA

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com