• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut te ‘313-ta’, familjarët akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Familjarët e Besnik Koçiut, i cili ndërroi jetë më 24 korrik në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” në Tiranë, kanë akuzuar institucionet për neglizhencë dhe mungesë kujdesi ndaj gjendjes së tij shëndetësore. Ata pretendojnë se 51-vjeçari, i cili vuante nga sëmundje të rënda si Diabeti Mellitus, Hipertensioni Arterial dhe një goditje në tru e kaluar, nuk mori kujdesin e duhur dhe vdekja e tij ishte rezultat i një zinxhiri gabimesh dhe shpërfilljeje sistematike.

Në një letër të hapur drejtuar institucioneve, familjarët theksojnë se Besnik Koçiu ishte arrestuar në flagrancë më 13 korrik, nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, pas një incidenti aksidental ku një tjetër person u plagos në këmbë nga arma sportive e tij. Ata shpjegojnë se ngjarja kishte ndodhur pa dashje dhe se i dëmtuari kishte falur Besnikun, duke mos kërkuar ndjekje penale.

Megjithatë, sipas familjarëve Koçiu u arrestua dhe nga momenti i parë trajtimi i tij ishte larg standardeve humane dhe ligjore. Familjarët denoncojnë se policia nuk bëri një vlerësim të plotë të situatës dhe se dokumentacioni që provonte përdorimin e armës sportive në mënyrë të ligjshme u injorua.

Gjithashtu, familjarët theksojnë se organet e akuzës dhe gjykata nuk morën parasysh diagnozat e tij serioze dhe statusin e invaliditetit, duke caktuar masën më të rreptë të sigurisë: arrest me burg. Ata theksojnë se Koçiu vuante nga diabeti i avancuar, përdorte katër lloje insuline dhe kishte kaluar një trombozë të rëndë, si dhe një AVC ishemik rreth gjashtë muaj më parë.

Në burgun 313, ku Koçiu vuante dënimin, familjarët tregojnë se përkeqësimi i gjendjes së tij ishte i dukshëm, por kërkesat e të burgosurve dhe familjarëve për trajtim mjekësor u injoruan. Në natën e parafundit, ai u izolua nga shokët e qelisë dhe mbeti i vetëm, pa kujdesin dhe ndihmën e nevojshme.

Pas zbritjes në Urgjencën e QSUT-së, ku u dërgua pas gjetjes pa ndjenja në qeli, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ndërroi jetë në orën 08:00 të datës 24 korrik.

Familjarët kërkojnë që ngjarja të mos mbyllet si një statistikë dhe të zbardhet plotësisht për të kuptuar se si një njeri me probleme serioze shëndetësore mund të humbë jetën nga neglizhenca. Ata kërkojnë drejtësi, përgjegjësi dhe ndërgjegjësim për trajtimin e të burgosurve dhe thonë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një apel për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Për çfarë u arrestua Besnik Koçiu

Besnik Koçiu ishte arrestuar më 12 Korrik të këtij viti pas një incidenti në një lokal në Valias, ku për pasojë një 34-vjeçar u plagos në këmbë nga një armë sportive (manovër) që kishte në pronësi. Ngjarja ishte e padashur, dhe viktima nuk kërkoi ndjekje penale. Megjithatë, Koçiu u arrestua dhe iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Nga momenti i arrestimit, ai vuante nga disa sëmundje serioze, përfshirë diabetin, hipertensionin dhe goditjen në tru. Pavarësisht kësaj, kërkesat për trajtim të specializuar dhe kujdes mjekësor nuk u morën parasysh si nga autoritetet e arrestimit ashtu dhe nga gjykata.

LËTER E HAPUR  NGA FAMILJA E BESNIK KOÇIUT

Dje, Besnik Koçiu, 51 vjeç, ndërroi jetë në burgun 313 Tiranë, më saktë në para-burgim. Dhe jo nga sëmundja. Jo nga fati. Por si pasojë direkte e shpërfilljes institucionale, e neglizhencës sistematike dhe e një zinxhiri vendimesh që morën jetën e tij, kur ende kishte kohë…

Besnik Koçiu ishte përfshirë në një ngjarje aksidentale, ku për pasojë një person tjetër u plagos në këmbë nga një armë sportive (manovër). Ngjarja ndodhi padashje, një gabim njerëzor si ato që mund t’i ndodhin kujtdo. I dëmtuari, jo vetëm që nuk kërkoi ndjekje penale, por e fali menjëherë.

E megjithatë, Besniku u arrestua në flagrancë me dyshimin se kishte konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Mënyra se si u trajtua ishte larg çdo standardi njerëzor dhe ligjor. Dhe gjithçka nisi që në momentin e parë:

Policia vendosi menjëherë arrestimin, pa bërë një vlerësim të plotë dhe objektiv të rrethanave. Arma e përfshirë ishte një armë sportive (manovër), e blerë me dokumentacion përkatës, dhe ngjarja kishte ndodhur padashje.

Nuk u morën parasysh dëshmitë e paraqitura nga familjarët dhe mbrojtja, përfshirë statusin si person me aftësi të kufizuara (grupi II), diabetin e përparuar (me katër lloje insuline, njëra me përbërje specifike, ngjyre kafe), isheminë parciale të pësuar muajt e fundit, si dhe trombozën e rëndë të kaluar gjashtë muaj më parë.

Të njëjtat rrethana u shpërfillën edhe nga organi i akuzës, në momentin e administrimit të akteve dhe nisjes së çështjes në gjykatë me kërkesën për caktim të masës së sigurisë.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e mbrojtjes dhe administrimit të dokumenteve zyrtare siç I kërkon ligji, përfshirë certifikatat mjekësore të QSUT-së, statusin e invaliditetit, dhe diagnozat e tjera serioze, vendosi t’i injorojë të gjitha.

Në vend që të shqyrtonte mundësinë e një mase sigurie më të përshtatshme, vendosi masën më ekstreme: “arrest me burg”. Institucioni i vuajtjes së dënimit, Burgu 313, nuk tregoi kujdesin dhe ndjeshmërinë minimale njerëzore për një të paraburgosur me probleme serioze shëndetësore.

Natën e parafundit të jetës së tij, ai ndante dhomën me disa të burgosur të tjerë, të cilët, duke parë përkeqësimin e dukshëm të gjendjes së tij, kërkuan nga administrata që të ndërhynte. Por në vend që të dërgohej për trajtim mjekësor, Besniku u largua nga dhoma dhe u izolua, në një ambjent tjetër.

Aty ai ndërroi jetë. I vetëm. Pa kujdesin mjekësor. Pa ndihmë. Pa asnjë njeri pranë në çastet e tij të fundit. Vetëm dy ditë më parë, me nje zë të ulët, ai na tha: “Do vdes këtu.” Lotët e tij i fshimë me duart tona.

Bërtitëm, kërkuam, trokitëm në dyer institucionesh por askush nuk dëgjoi. Dhe siç ai kishte ndjerë ndodhi. Por si ka mundësi të ndodhë kjo? Si mund të lëmë një njeri 51 vjeç, të sëmurë rëndë, të vdesë në qeli nga braktisja? Edhe nëse do të ishte fajtor, edhe nëse do të ishte vërtetë kriminel, minimumi që do të meritonte ishte trajtim human, kujdes mjekësor, dinjitet njerëzor.

E çfarë kërkojmë ne sot? Nuk kërkojmë më shumë sesa atë që çdo njeri meriton: Të kuptohet si ndodhi kjo vdekje. Të mos mbyllet si një statistikë. Të dihet pse një njeri që duhej të ishte në mjekim, përfundoi sot në dhe.

Kërkojmë që kjo histori të mos harrohet. Që institucionet të mos sillen më me shpërfillje ndaj jetëve njerëzore. Që askush të mos kalojë atë që kaloi Besniku. Ne duam drejtësi, jo hakmarrje, por ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga personat përgjegjës, personat që mund të kishin parandaluar vdekjen e Besnikut.

Kjo nuk është vetëm një çështje ligji. Është një çështje humanizmi, ndërgjegjeje dhe dinjiteti.

Ju drejtohemi në emër të jetës që u ndërpre padrejtësisht, në emër të çdo njeriu që mund të ishte në vendin e tij e në emër të atyre që nuk kanë zë, por vetëm një shpirt plot me dhimbje dhe zhgënjim.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:00, në ambientet e Urgjencës së QSUT-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri Besnik Koçiu, i datëlindjes 26.10.1974, i cili ishte i akomoduar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” që prej datës 16 korrik 2025, ardhur nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Rreth orës 07:00 të datës 24 korrik, personeli infermieror është njoftuar se shtetasi Koçiu ishte pa ndjenja në dhomën e tij. Ai është transportuar menjëherë me urgjencë në QSUT në orën 07:08, ku ka mbërritur në orën 07:12 dhe është trajtuar nga ekipi mjekësor i urgjencës. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në orën 08:00 është konfirmuar ndarja nga jeta.

Shtetasi Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme referencë për të cilën i është hapur dhe kartelë mjekësore për kryerjen e ekzaminimeve të vazhdueshme.

Shtetasi Koçiu ishte në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

Lexo edhe:

Fotografonte minorenet në tualetin e avionit, 18 vite burg për ish-stjuardesin e “American Airlines”

Vrasja e Gjin Ndojit/ U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

Ngjarja është referuar menjëherë autoriteteve përkatëse. 

Drejtoria e  Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

EMRI/ Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur, ishte arrestuar më 12 Korrik për plagosje

 

Etiketa: 313Besnik KoçiuBurgjordan misjaneglizhenceqelitrajtim mjekesor

Lajme të lidhura

BOTA

Fotografonte minorenet në tualetin e avionit, 18 vite burg për ish-stjuardesin e “American Airlines”

17:35 : 25/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gjin Ndojit/ U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Denis Bajrin

10:48 : 25/07/2025
AKTUALITET

“E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut…”/ Polici që i dha telefonin zbardh bisedën e Veliajt me familjarët

13:48 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vrau vëllanë dhe kunatën, kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin

12:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur, ishte arrestuar më 12 Korrik për plagosje

10:00 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
Para

Aksident i rëndë gjatë stërvitjes, gjimnasti italian përfundon në koma

TË GJITHA

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com