Në një debat televiziv të zhvilluar mes gazetarit britanik Piers Morgan dhe influenceres amerikane Candace Owens, ka shpërthyer një përplasje për numrin e të rinjve shqiptarë që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe.
Morgan deklaroi se “1 në 3 refugjatë që mbërrijnë në Britani janë të rinj meshkuj nga Shqipëria”, duke ngritur pikëpyetje mbi politikat e emigracionit dhe kapacitetin e vendeve të origjinës për të mbajtur qytetarët e tyre.
Deklarata u kundërshtua menjëherë nga Candace Owens, një nga zërat më të njohur të lëvizjes konservatore pro-Trump në SHBA. Ajo kërkoi që shifrat të verifikoheshin nga autoritetet amerikane në Londër.
“E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë, a kemi gjë Ambasadë në Londër? Të paktën një reagim zyrtar duhet të kishim parë nga ata nëse kjo nuk është e saktë,” – tha Owens gjatë debatit.
Ajo shtoi më tej se nëse kjo statistikë rezulton e saktë, lind pyetja se përse Shqipëria, një vend i promovuar si “Maldivet e Europës” dhe një mrekulli e turizmit nga mediat ndërkombëtare, nuk arrin të mbajë të rinjtë brenda vendit.
“Dmth. vendi që promovohet në gjithë botën si destinacion turistik fantastik, nuk mban dot rininë e vet? Pse nuk flet askush për këtë?”, theksoi ajo, duke lënë të nënkuptohet një mungesë transparence dhe reagimi institucional për fenomenin.