• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

15:25 : 17/07/2025
në RAJONI

Gruri në Kosovë po shitet me një çmim simbolik prej vetëm 17 centësh për kilogram, një nivel që ka tronditur fermerët vendorë. Të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, ata po përballen me humbje të mëdha financiare, pasi ky çmim nuk mbulon as koston e prodhimit.gru

Fushata e korrje-shirjes së grurit po vazhdon në gjithë Kosovën. Ky sezon po konsiderohet se ka sjellë rendimente të larta të grurit, por nuk është arritur ende niveli i dëshiruar për plotësimin e të gjitha nevojave për konsum të brendshëm.

Për dallim nga viti i kaluar, fermerët këtë vit janë të zhgënjyer me çmimin e ulët të shitjes së grurit. E përveç kësaj, ata ende nuk kanë marrë subvencionet për këtë vit nga Ministria e Bujqësisë. Sipas tyre, një kilogram grurë aktualisht është vetëm 0.17 eurocentë.

“Rendimenti është mesatar 5.5 ton, por nuk jemi të kënaqur me çmimin, është shumë i dobët, është diku 17-18 cent. Vitin e kaluar po, këtë vit ende nuk kemi marrë. Vitin e ardhshëm nuk të jep edhe vullnet për me mbjellë, nëse është 17 cent. Vitin e kaluar ka qenë 21-20 (centë kilogrami), ne kemi prit për këtë vit me qenë 22 për 23.”

Gruri 17 centë/18 centë, buka 60 centë

Lexo edhe:

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit, i cili ka të mbjella 120 hektarë me grurë, thotë se rendimenti i grurit për këtë vit është i cilësisë së lartë.
Vehapi, nga 120 hektarë të mbjella me grurë, pret të nxjerrë rreth 7 tonë drithë për një hektar. Megjithatë, ai ka ankesa sa i përket çmimit të grurit për një kilogram, i cili, siç thotë, po i detyron fermerët të punojnë me humbje.

“Unë hala nuk m’ka ndodh me e shit grurin 17 centë/18 centë e anën tjetër me e ble bukën 60 centë, kurrfarë logjike nuk ka. Është ngulfatje e prodhimit vendor. Ministria e Bujqësisë nuk mundet me e caktu çmimin e drithit, e kuptojmë, por institucionet e tjera duhet të mbrojnë, po le t’i rregullojnë çmimet institucionet përkatëse, sepse prodhimi vendor po dëmtohet. Patriot është ai që mbron prodhimin vendor, zhvillimin ekonomik.”

Kosova nuk ka një bursë për çmimin e grurit, prandaj mullisët bazohen në çmimet rajonale, thonë nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës. Udhëheqësi i kësaj shoqate, Bashkim Zejnullahu, tregon se në raste të domosdoshme, mullisët nga Kosova importojnë grurë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Aktualisht, sipas tij, çmimi për 1 ton grurë në rajon është më i ulët se në Kosovë.

“Në rajon, për momentin, sillet prej 150 deri në 170 euro për ton. Kjo do të thotë se çmimi për një kilogram është 15 deri në 17 centë.”

Ai shpjegon se çmimi i grurit përcaktohet kryesisht nga cilësia, që lidhet ngushtë me pastërtinë e tij.

“Ende kemi shumë kombajna, të cilat janë të vjetruara dhe hedhin shumë mbeturina në grurë. Mbeturinat nuk duhet të jenë më shumë se dy ose tre për qind, por në të shumtën e rasteve janë pesë deri në 10 për qind,” thotë Zejnullahu, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e çmimit për kilogram.

Ndërsa, ekspertët kërkojnë nga institucionet përkatëse një reagim të menjëhershëm për të siguruar që fermerët të marrin çmimin e drejtë dhe ndihmën që u takon, në mënyrë që të mbrohet prodhimi vendor dhe siguria ushqimore e vendit.

Profesori në Fakultetin e Bujqësisë, Imer Rusinovci, ka thënë se këtë vit ka më shumë sipërfaqe kultivuese me grurë, por të pamjaftueshme për nevojat që ka Kosova për konsum. Rusinovci kërkon nga Ministria e Bujqësisë, në koordinim me pushtetin lokal, që t’ju dalin në ndihmë fermerëve të cilët humbën ‘bukën’ e tyre nga zjarret.

“Për dallim nga viti i kaluar, në këtë vit ka më shumë sipërfaqe kultivuese me grurë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë diku rreth 70 mijë hektarë, ndërsa prodhimi për njësi sipërfaqësore sillet prej 4.5 deri në 5.5 ton, por jo me një dallim të madh nga vitet e kaluara. Me këtë sasi të prodhimit, Kosova dukshëm plotëson nevojat ushqyese dhe do të varemi nga një sasi më e vogël e importit, e cila sigurisht do të jetë prezente sikurse në vitet e kaluara… Kërkoj nga digasteri përkatës, në një koordinim të plotë me pushtetin lokal, që t’u dalin në ndihmë fermerëve për kompensimin që kanë pësuar nga fatkeqësitë.”

Kosova ka nevojë për 400 mijë tonë grurë në vit

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë treguar se këtë vit sipërfaqja e mbjellë me grurë për të cilën kanë aplikuar është gjithsej shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre (74,753.06) hektarë, ndërsa në vitin 2024 kanë qenë pesëdhjetë e tremijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë (53,627.26) hektarë, pra krahasuar me vitin e kaluar kemi rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë për 21,125.80 ha.

“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga terreni dhe vizitave të realizuara në terren, gjendja e grunajave është e mirë. Pasi që procesi i korrje-shirjes së grurit është në ditët e para, nuk mund të flitet me saktësi për rendimentin mesatar përfundimtar dhe një gjë e tillë do të dihet dhe publikohet vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të korrje-shirjeve të grurit. Pritet që rendimenti të jetë i kënaqshëm dhe i përafërt me atë nga viti i kaluar që ishte prej 4,871 kg/ha.”

Ndërkaq, sipas kësaj ministrie, plotësimi i nevojave me grurë varet nga disa faktorë, si nevojat ushqyese me grurë për kokë banori për një vit, numri i popullsisë, rendimenti mesatar dhe sasia e përgjithshme e grurit të prodhuar. Gruri, si lëndë e parë për prodhimin e miellit, konsiderohet një produkt strategjik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Të dhënat nga Dogana e Kosovës konfirmojnë se Serbia është një prej vendeve kryesore prej nga importohet gruri në Kosovë. Në periudhën janar-maj të këtij viti u importua grurë në vlerë prej rreth 7.9 milionë eurosh.

Pjesa më e madhe – mbi 7.2 milionë euro – u importua nga Serbia, ndërsa të tjerat nga Hungaria dhe Kroacia. Nga raportimet e mëhershme, Kosova ka nevojë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit, por prodhimi vendor mbulon pak më shumë se 60 për qind të kësaj sasie./ Monitor

Etiketa: fermeretgrureKosova

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

18:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

08:58 : 30/05/2026
RAJONI

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

19:44 : 27/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
RAJONI

Kosova skeptike për integrimin gradual: Jo dhoma pritjeje

19:21 : 22/05/2026
RAJONI

Tregu i përbashkët Evropian, a mund t’i bashkohet Kosova?

22:04 : 21/05/2026
Para

Teuta e bën zyrtare, Albi Doka firmos me durrsakët

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom