• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thethin e djeshëm nuk kam për ta harru kurrë!

12:16 : 17/07/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Klodian Zhivani

Jo prej ushtimës së tritolit që bani me u dridhe bjeshkët, as prej pluhunit që ngjiti alpet, e as prej forcave të policisë dhe as prej pamjes së atij vendi që vetë Zoti ka dasht me i dhanë bukuri.

Por… prej nji cope buke!

Prej nji tavoline malësoresh, të shtrume me lot, me dhimbje, por me shpirt të fortë sa vetë malet.

Lexo edhe:

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

Të familjes Çarku, të Micanve.

Godina që u shemb, ishte e familjes Çarku, ishte andrra e tyne, puna e tyne, shpresa që kishte mbajt familjen aty, në Theth, pa u largu në Itali, Angli, Amerikë, si tan të tjerët.

Por për shtetin, ajo ishte nji ndërtesë pa leje, ashtu si shpiza e drunit që shemben nji natë ma përpara.

Kur hala në qiellin e Thethit ishin retë e pluhnit të 8 kileve tritol, e lotët ishin ende ndër faqe, Pëllumbi, na kapi për krahu:

— Djema, hajdeni te shpija… pushoni se jeni lodh edhe ju. Tash Zoti e baft mirë. Randsi ka që jena shnosh e mirë me rob.

Shkumë!

Te shpija e Micanve, te ai kroni i vjetër që e njeh tan Thethi e Dukagjini.

U ulem në tavolinë pa ndrru asnji fjalë se kur ke para vetes dhimbje te tillë, edhe fjalët nuk të dalin.

Sa morëm me pi ujin e kronit, papritmas, ato gratë, që 10 minuta ma përpara kishin pa se si iu rrëzu jeta, shtrunene tavolinën.

Buke, djath, gjithcka që ju doli para e që kishte shpija…

Prap heshtje. Si me fol, kur njerëz që kan pa jetën me iu shemb para syve, të ofrojnë gjithçka çka i ka mbetë, veç me mos me të lanë pa bukë e pa respekt?

Ku e gjetën atë forcë, nuk e kam kuptu as sot, por aty mësova nji gja të cilën shumë e kam ndi, e lexu dhe pak e kam provu:

Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu, sado ligjet të jenë të forta e sado fadroma me i ra.

Zemra e malsorit!

Nderi, bujaria, e mikpritja që nuk njeh mposhtjen.

Aty, në at tavolinë të thjeshtë ku përballë kishim gërmadha, pash monumentin ma të fuqishëm që ka Thethi e malësia:

Jo prej betoni, por prej shpirtit.

Jo prej tullash, por prej zemërgjanësisë.

Jo me urdhna, por me nji cope buke nderit, që flet ma shumë se çdo gja.

Shpija e Çarkut, Zoti ua shtoftë nderin e bereqetin!

Etiketa: Edi Ramaikmtpolicishembjetheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh? Policia kontroll me qen tek Arkivi i Shtetit

11:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

Bulqizë – Kryente manovra të rrezikshme në gjendje të dehur, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan

11:30 : 17/09/2025
Para

6 vite zaptim trotuari/ IMT toleron kullën gjigante të oligarkut Ram Geci

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com