• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025
në SHENDETI

Fryrja, kapsllëku apo ndjenja e rëndesës janë shqetësime të përbashkëta, dhe për shumë njerëz, nuk ka nevojë për ilaçe, por për disa zgjedhje të zgjuara ushqimore.

Medikamentet mund të ndihmojnë, por shpesh hapi i parë më natyral është ushqimi.

Pesë ushqime që, sipas mjekve, mund të ndihmojnë butësisht tretjen dhe lëvizjen e zorrëve:

1. Kivi

Ky frutë i vogël është një thesar për sistemin tretës. Kivi nuk përmban shumë sheqer dhe nuk shkakton fryrje të stomakut.

Lexo edhe:

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

2. Tërshëra

E preferuar nga sportistët, një tas tërshëre në mëngjes mund të bëjë mrekulli. Tërshëra është e pasur me fibër të tretshme, veçanërisht beta-glukan, që e zbut jashtëqitjen duke tërhequr ujë në zorrë. Kjo bën që jashtëqitja të kalojë më lehtë.

Doktori ka këshilluar të shmangen paketimet e përpunuara me shije, që shpesh përmbajnë sheqer të shtuar, gjë që mund të ngadalësojë tretjen.

3. Farat chia

Mund të jenë të vogla, por janë të fuqishme për tretjen. Farat chia përthithin disa herë peshën e tyre në ujë, duke krijuar një masë xhelatinoze që zbut dhe shton volumin e jashtëqitjes. Janë gjithashtu të pasura me omega-3 dhe fibra.

Shtoni 1-2 lugë gjelle në ujë, kos apo smoothie, por lërini të qëndrojnë për të paktën 10 minuta para se t’i konsumoni, që të kenë kohë të zmadhohen dhe zbuten.

4. Kafeja

Po, ajo filxhan kafeje në mëngjes nuk është vetëm për zgjim, ndihmon edhe për të nisur “motorin e zorrës”.

Nuk është thjesht kafeina. Kafeja stimulon drejtpërdrejt muskujt e zorrës së trashë. Për disa njerëz, funksionon brenda pak minutash pas konsumimit.

Por, mos e teproni, sepse sasia e lartë e kafeinës mund të shkaktojë dehidrim, duke e përkeqësuar kapsllëkun. Pini edhe shumë ujë bashkë me kafenë.

5. Spinaqi i zier

Shumë i shëndetshëm dhe me efekt të fortë për tretjen. Spinaqi është i pasur me magnez, i cili ndihmon në tërheqjen e ujit drejt zorrëve.

Ka gjithashtu shumë fibra dhe hekur, sidomos i rëndësishëm nëse kapsllëku lidhet me aneminë. Rekomandohet gjysmë filxhani spinaq të zier për vakt.

Barishtet e ziera janë zakonisht më të lehta për t’u tretur sesa ato të gjalla, sidomos për ata që vuajnë nga fryrja.

Një qese e plotë me spinaq të freskët (rreth 280 gramë) pasi gatuhet zvogëlohet në më pak se një filxhan, ndaj rekomandohet të blini më shumë se sa mendoni.

Shumica e ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut bien në kategori të pritshme: fruta me fibra, fara, barishte, dhe drithëra të plota.

Etiketa: konsumtretjeushqime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:32 : 01/06/2026
RAJONI

Sa të sigurta janë ushqimet në tregun e Kosovës?

15:39 : 16/05/2026
AKTUALITET

KLSH paralajmëroi skandalin/ SORI-AL e çiftit Jaka-Tafani furnizon me ushqime Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

11:26 : 09/05/2026
AKTUALITET

Shporta e shkurtit/ Rriten çmimet për prodhimet e freskëta, bien industrialet

08:36 : 11/04/2026
AKTUALITET

Inflacioni/ Ibrahimaj: Është rritur vetëm çmimi i perimeve, mos u shqetësoni!

10:32 : 10/04/2026
AKTUALITET

Shqipëria përballë çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe pagave të ulëta!

11:50 : 09/04/2026
Para

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

TË GJITHA

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom