• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë!

18:03 : 16/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Adriatik Lapaj ka bërë një reagim të ashpër ndaj bashkëpunëtorit të tij në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani, për faktin se daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni i dërgoi një shkresë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, ku kërkon që të marrë mandatin e vetëm të fituar nga ky koalicion më 11 Maj.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj akuzon indirekt se pas kësaj kërkese të Zeqir Kordhonit qëndron nipi i tij, Endri Shabani, për të cilin thotë se i shtriu dorën e bashkëpunimit.

Lapaj thotë se po i bëhet padrejtësi dhe i çon mesazh Shabanit se nëse do që të mbahet mend kështu, atëhere i shkoftë mbarë bashkë me dajën.

Sipas tij, është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë, ndërsa shton se populli do ta gjykojë.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

A do garojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Do e diskutojmë në mbledhjen e sotme

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.” – shkruan Adriatik Lapaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, ku në listën e mbyllur vendosën emra fiktivë dhe mandatet do t’i merrnin kandidatët më të votuar nga lista e hapur.

Gjithsesi, më lart e theksuam prakisht, pasi pavarësisht se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqje formale, ata sërish e kanë të drejtën për të kërkuar mandatin siç po ndodh dhe me rastin e Zeqir Kordhonit.

Aktualisht, fituese e mandatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.

Ndërkohë, Zeqir Kordhoni është i renditur i 9-ti në listën e Tiranës, si kandidat i “Nisma Thurje” dhe sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.

Edhe pse ka dorëzuar një dorëheqje formale në KQZ më 11 Maj, Kordhoni i është drejtuar me një shkresë Ilirjan Celibashit, ku kërkon të verifikojë përmbajtjen e shkresë ku ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se nuk mban mend se çfarë është firmosur.

Zeqir Kordhoni, i datëlindjes 22 Shtator të 1967, është daja i Endrit Shabanit (Vëllai i të ëmës).

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

Etiketa: adriatik lapajdeputetEndri ShabaniEndrit ShabanimandatiZeqir Kordhoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

A do garojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj: Do e diskutojmë në mbledhjen e sotme

14:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

A do të kandidojë për Tiranën? Ja çfarë thotë Adriatik Lapaj

22:00 : 15/09/2025
AKTUALITET

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

17:18 : 12/09/2025
Në foto: Vasil Llajo
AKTUALITET

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025
AKTUALITET

Sot seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit, pritet të betohen deputetët. Kush e drejton?

08:25 : 12/09/2025
Para

"Ku ta dija unë..."/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik...

TË GJITHA

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

09:19 : 18/09/2025

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com