• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria pezullon inspektimet e AKU-së, do u bëjë inspektorëve provim me shkrim dhe me gojë

10:40 : 12/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministria e Bujqësisë ka pezulluar nga detyra të gjithë inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më konkretisht janë pezulluar inspektimet e pa planifikuara dhe të pa miratuara.

Ky vendim është marrë për shkak se inspektorët aktualë të AKU-së, si dhe aplikantët e rinj do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe me gojë.

Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila përmes një konference për mediat njoftoi se është ngritur edhe një Komision vlerësimi, i përbërë nga 5 anëtarë, tre prej të cilëve do të jenë nga Universiteti Bujqësor.

Më shumë se sa diçka serioze, kjo duket një “show” për të mbuluar skandalet me sigurinë ushqimore, ku janë konstatuar ushqime me pesticide apo salmonelë, ku ka patur raste kur këto produkte janë konsumuar edhe nga qytetarët

“Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë, unë këtu dua të falenderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së. Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha. një etikë të re. Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.”, tha Denaj.

Lexo edhe:

U bllokua në Elbasan, misri nga Serbia rezulton me aflatoksinë

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan

Kjo ishte paralajmëruar nga Edi Rama që më 2 Korrik, gjatë një takimi me fermerët. Ai deklaroi rreth 10 ditë më parë se veprimtatira e AKU-së duhej pezulluar me urgjencë, pasi sipas tij, ky institucion, më shumë bënte dëm, se sa mirë.

“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU duhet ndaluar me urgjencë pasi më shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar AKU. Duhet ngritur një komison i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Procesi i bashkikmit të atyre inspektorateve duhet të kalojë nga një proces i seleksionimit të burimeve njerëzore. Në komision duhet të jetë pjesë UBT, për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU. AKU është shqetësimi më i madh i të gjithë sipërmarrësve, por edhe për restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se bën mirë, bën dëm. AKU-ja, ministre duhet nxjerrë urdhri i pezullimit”, – tha Edi Rama më 2 Korrik.

Ndërkohë, më parë, gjatë një emisioni televiziv, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj kishte paralajmëruar shkrirjen e AKU-së dhe bashkimin e saj me të gjitha inspektoriatet e ushqimit.

“Në shtator të vitit të kaluar ka kaluar një ligj që do të vihet në zbatim deri në fund të vitit, me të gjitha aktet juridike që inspektoriatet do të riorganizohen, AKU do të shkrihet dhe do të bashkohet me të gjitha inspektoriatet e ushqimit. Të gjitha do të krijojnë një institucion që do të zbatojë politikat e tij, për peshkimin, për bimët, produktet e kafshëve dhe nuk do të varen nga një drejtor i përgjithshëm, as nga ministri, por nga një sistem i tërë, sepse nuk mund të menaxhojmë vetëm me njerëz, por nga tre nivele monitorimi”, – ka deklaruar disa muaj më parë në një emision televiziv Anila Denaj.

Etiketa: AKUAutoriteti Kometar i Ushqimitgojeinspektoretprovimshkrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U bllokua në Elbasan, misri nga Serbia rezulton me aflatoksinë

17:08 : 14/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan

11:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb Kancerogjen me Aflatoksinë

20:09 : 07/11/2025
AKTUALITET

AKU hesht! Analizat konfirmojnë praninë e Akticlic në mandarina

20:07 : 04/11/2025
Para

I arratisur nga burgu në Itali, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani

TË GJITHA

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com