Në nëntor të vitit 2021, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pas një hetimir disamujor nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me autoritet homologe, u arrestua shtetasi Beldar Çela, si pjesë një grupi, me aktivitet kontrabandë mallrash, duke evituar detyrimet doganore. Të paktën gjashtë magazina ishin mbushur me mallra kontrabandë.
Në vend që dosja të kalonte në SPAK pasi grupi kishte natyrë strukturimi kriminal, çëshja u bitis rrugës siç ndodh zakonisht, por kjo është një tjetër histori. Bledar Çela, bashkë me 5 perosna të tjerë, akuzoheshin për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Sipas dosjes së sfumuar dhe cunguar rrugës, Bledar Çela vepronte si menaxher i kompanisë Coex shpk, në pronësi të shtetasit Niklovan Çela, vëllai i Bledar Çelës. Kompania, e cila ka qarkulluar miliona euro, u mbyll më pas.
Si simpatizant i PD-së, Niklovan Çela fliste për reformat e PD dhe sfidat e biznesit. Aktiviteti i Çelës konsiston kryesisht në fushën e call centrave, konsulencës, tranferim parash, pagesa të ndryshme etj.
Në shkurt të vitit 2023, Bledar Çela i dosjes së kontrabandës dhe ortaku i tij Ilir Dabulla themelojnë kompaninë e ndërtimit ONE Construction Group, me kapital 10 milionë lekë, me adresë Farke, Mjull Bathore.
Kompania ONE Construction Group është derivat i firmës BI ONE Construction Group me të njëjtët pronarë fundorë. Me vetëm 10 milionë lekë kapital, ONE Construction Group nis lëvizjet për projektin e kompleksit rezidencial SeeHëna në Mjull Bathore të Tiranës, një investim dhjetëra milionë euro, projekt në të cilin dyshohet se ka bashkuar paratë e kontrabandës me të trafiqeve.
Dhjetëra vila të bashkangjitura dhe të veçuara po ndërtohen në një një sipërfaqe prej 61 mijë m2. Përpos dyshimeve mbi burimin e investimit, dosja e pronësisë së tokës mbart një histori me tjetërsime, ndryshim statusi, grabitje dhe falsifikime, ku janë përfshirë një rreth zyrtarësh publikë të Bashkisë së Tiranës dhe Hipotekës, si dhe subjekte private. Disa zyrtarë të korruptuar, në këmbim të veprimeve të paligjshme, kanë lidhur kontrata për vila dhe apartamente me dyshen Çela-Dabulla.
Në tetor 2018, Bledar dhe Niklovan Çela blenë aksionet e kompanisë së komunikimeve elektronike Entertajni shpk për 210 mijë euro, duke e shitur 2 muaj më pas për 1 milionë euro.
Lëvizja është vetëm një nga episodet e pastrimit të dyshuar të parave përmes një katteli kompanish.
Ndërkaq, në vitin 2003, autoritet zvicerane goditën një grup që trafikonte dhe shpërndante kokainë. Mes të arrestuarve ishte edhe shtetasi shqiptar Idi Dabulla. Vetëm SPAK-u përmes letërporosive dhe gjurmëve të gishtave mund të shuajë dyshimet nëse Idi Dabulla i kokainës së Zvicrës nuk ka ndryshuar emrin, duke u kthyer në biznesmen në Tiranë, një manovër e zakonshme për të humbur gjurmët.
Në vitin 2010, Ilir Dabulla dhe Bledar Çela themelojnë kompaninë e ndërtimit BI Construksion me kapital 10 mijë lekë. Disa evidenca ngrenë dyshime të forta se kompania është një hinkë parash të pista.
Me kapital 10 mijë lekë, kompania nisi të injektonte miliona euro në ndërtim nga Lushnja në Tiranë. Përmes kësaj kompanie u injektuan para edhe në nisjen e punimeve të Metropol Center në Lushnje, kamufluar më vonë me një kompani tjetër.
Në janar të vitit 2013, Bledar Çela dhe Ilir Dabulla themelojnë kompaninë Metropol Center me kapital 25 milionë lekë. Kommpania, derivat i firmës kryesore BI Construksion, ka prodhuar qendrën tregtare Metropol në qendër të Lushnjes.
Qendra tregtare, e cila u përfshi nga flakët në dhjetor të vitit 2023, është ndërtuar pjesërisht pa leje dhe mbi pronë me origjinë të errët. Edhe për ndërtimin e kësaj qendre, një investim miliona euro, janë përfshirë zyrtarë vendorë në veprime të paligjshme.
Përmes firmës Metropol Center ose Metropol Group mbulohen edhe disa supermakete, dyqane dhe lokale. Për 14 vite, nga viti 2010 deri në vitin 2024, është ngritur një perandori financiare mbi burime të dyshimta dhe në kushtet kur njëri prej pronarëve në letra është i skeduar për aktivitet kriminal./ Prapaskena.com