• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimet në Theth/ Manja “presion” drejtësisë: Prokurorja Gjeli e paaftë, merrni masa!

16:11 : 11/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministri Ulsi Manja vazhdon presionet ndaj drejtësisë duke deklaruar se prokurorja Gjeli është e paaftë.

Me “urdhër qeveritar”, Manja vazhdoi kritikat e ashpra ndaj prokurores Elsa Gjeli për të mos ndjekur penalisht çështjen e ndërtimit të një parku turistik pa leje në Theth.

Teksa vijon presionin ndaj drejtësisë, Manja i bëri thirrje KLP të veprojnë pa vonesë dhe të hetojnë rastin “Gjeli”.

“Prokurorja ka marrë përsipër pa kryer asnjë hetim, apriori, ka arritur në konkluzion që mungon faji që e cila tregon nxitim, paaftësi profesionale dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionin e ndjekjes penale dhe hetimit në zemër të Thethit. Në vendim ka edhe pasaktësi të tjera. Absurdi qëndron që prokurorja i referohet një ligji të shfuqizuar që nuk është më në fuqi në Shqipëri.

Nuk jemi kundër që prokuroria e Shkodrës dhe çdo prokurori ta ngrejë zërin kur cenohet pavarësia e ushtrimit të funksionit të prokurorit. Por ka dhe detyrime që të thellohet kur ka një çështje me ndjeshmëri publike për të parë nëse është zbatuar ligji dhe kushtetuta. Prokuroria si institucion përveçse ushtron funksionet duhet të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës për mbrojtjen e territorit.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Prokurorja ka marrë përsipër vendimin pa kryer asnjë veprim hetimor, ka arritur në konkluzionin se mungon faji si element i anës subjektive, gjë e cila tregon nxitim, paaftësi profesionale, dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionimin e ndjekjes penale dhe të hetimit, në rastin konkret të ndërtimit pa leje në zemër të Thethit. Ka edhe pasaktësi të tjera ligjore. Thethi është park kombëtar që mbrohet nga disa ligje. edhe nëse punimet do të lejoheshin siç arsyeton prokurorja në vendim, do duhej të merrej mendimi i organeve kompetente që kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura.

Absurdi qëndron në faktin që prokuroja Elsa Gjeli kur analizon kuadrin ligjor sektorial për të përligjur vendimin e mos fillimit të çështjes, i referohet një ligji të shfuqizuar, që nuk është më në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Dihet publikisht që ligji për legalizimet është shfuqizuar. Ky rast që ne kemi referuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe tek Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka marrë vëmendje të opinionit publik për shkak të ndjeshmërisë mjedisore dhe simbolikës që mbart Thethi”, tha Manja.

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu bind urdhrit të Edi Ramës ka dërguar në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, ndaj të cilës është kërkuar nisja e procedimit disiplinor.

Kujtojmë se ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një aksion për atë që ai e quan “pastrimin e hapësirave publike”. Ka qenë vetë kryeministri ai që ka shenjëstruar Prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për ndërtimet pa leje në Theth.

Prej ditësh në Theth policia dhe IKMT kanë nisur shembjen e objekteve pa leje, pamje që prishin imazhin e Thethit në sytë e turistëve të frikësuar të cilët nuk kuptojnë se çfarë po ndodh. Ky aksion i Ramës ka shkaktuar reagime të shumta, me banorët e Thethit që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

Lexo edhe:

Pas kritikave të Ramës, prokurorja Elsa Gjeli shkresë KLP: Reagoni

Etiketa: drejtesiamanjapresionRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

09:01 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
Para

Tirana shton radhët, djali i Igli Tares i bashkohet bardhebluve për sezonin e ri

TË GJITHA

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com