• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj u la në burg, avokatët ndërkombëtarë: Po shkelen të drejtat procedurale

17:24 : 09/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj tij, duke e cilësuar këtë vendim si “jashtëzakonisht zhgënjyes”.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shprehen se Veliaj ndodhet prej pesë muajsh në paraburgim, në izolim në IEVP Durrës, pa pasur mundësi të takohet me avokatët e tij ndërkombëtarë.

Avokatët ndërkombëtarë që përfaqësojnë Veliajn, përfshirë Daniel Fetterman nga firma amerikane Kasowitz LLP dhe Ben Brandon nga Mishcon de Reya, kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si është trajtuar çështja në drejtësinë shqiptare.

Sipas tyre, mbajtja në burg pa akuzë dhe pa vlerësim proporcional të masave alternative është në kundërshtim me parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ata paralajmërojnë ndjekjen e të gjitha rrugëve ligjore ndërkombëtare për të kundërshtuar masën e vendosur ndaj Veliajt.

Reagimi avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt, vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Trupa gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj rrëzoi përfundimisht rekursin e paraqitur nga Veliaj, duke konfirmuar qëndrimin e dhënë më parë edhe nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm.

Lexo edhe:

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

Kjo është hera e tretë që Veliaj përpiqet të dalë nga qelia, edhe pse ka ofruar garanci pasurore dhe ka pretenduar mungesë të provave të drejtpërdrejta. Ai u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në bashkëpunim me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë të lidhur me tendera dhe leje ndërtimi të dhëna nga Bashkia e Tiranës. Prokuroria pretendon se çifti ka përfituar mbi 1.1 milionë euro përmes formave të ndryshme të shpërblimeve dhe përfitimeve të fshehura.

POSTIMI I PLOTË: 

DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË

9 Korrik 2025, Tiranë: Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.

Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.

Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasoëitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:

“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes.
Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten.

Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:

“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”
Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj mund të gjendet këtu -> https://c212.net/c/link/?t=0&l=en&o=4455213-1…

Kasoëitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj.

Etiketa: Ben BrandonDaniel FettermanErion VeliajGjykata e lartespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e dyshimta Rama-Kushner/ Mediat ndërkombëtare “zbarkojnë” në SPAK

16:31 : 22/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026
AKTUALITET

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026
AKTUALITET

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026
AKTUALITET

Njeriu i “Grupit Aruba”, në tenderin e Milot-Balldren/ Këlliçi: Të anulohet koncesioni! SPAK të veprojë

14:23 : 21/07/2026
Para

Po përgatiste sulme terroriste, arrestohet një boshnjak në Gjermani

TË GJITHA

Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve të PS

22:03 : 22/07/2026

Franca regjistron mbi 5,700 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit

21:53 : 22/07/2026

Njihuni me emoji-t e reja, të aksesueshme në 2027

21:39 : 22/07/2026

Protestuesi ironizon qeverinë: Disave u ka mbetur këmba në Aruba, disave në tunelin e Belës

21:33 : 22/07/2026

Skandali me KEMP-in, gruas paraplegjike i hiqet pagesa sepse nuk bëri skanerin

21:21 : 22/07/2026

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

20:59 : 22/07/2026

Çmimi i naftës po rritet në heshtje

20:51 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomgrandpashabetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet