• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

15:43 : 08/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë sot nga burgu i Fierit. Pas lirimit, Salianji reagoi ashpër ndaj qeverisë, duke e cilësuar burgosjen e tij si një akt politik të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Ai akuzoi mazhorancën se synoi ta largonte nga beteja zgjedhore dhe ta ndëshkonte për denoncimet që ai kishte bërë ndaj pushtetit.

“Çdo ditë e imja në burg është një denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri që është e kriminalizuar,” deklaroi Salianji para mediave, duke theksuar se nuk do të ndalet në përballjen e tij me atë që e quan një sistem autoritar dhe të kalbur.

Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së: Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë.

Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua me 1 vit burg për denoncimin e Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Dënim, që sipas Salianjit dhe PD-së ishte politik, u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe më pas edhe nga Gjykata e Lartë.

Lexo edhe:

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

Salianji vuajti mbi 10 muaj në burgun e Fierit, ku më 8 korrik 2025 u lirua me kusht, pasi kishte ezauruar 2/3 e dënimit. Vendimi u mor nga gjyqtari Noel Vezizi, pas vlerësimeve pozitive të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe Shërbimit të Provës, si dhe dakordësisë së prokurorit Genci Mane.

Përveç dënimit me burg, Salianji është i penalizuar edhe me ndalim për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Ai ka paralajmëruar se do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, duke e cilësuar veten një të dënuar politik.

Lirohet nga burgu Ervin Salianji

Etiketa: BurgErvin Salianjifatmir xhafajgeron xhafajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Patronazhistët shpërndanin zarfat me lekë për votat”, Mziu: Kapëm mbi 7 makina me para në Dibër

16:40 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë

15:11 : 27/10/2025
AKTUALITET

Raportimi i Dumanit dhe Çelës në Kuvend, zbulohet pakti Balla- Këlliçi për pyetjet

13:34 : 27/10/2025
AKTUALITET

Shpërthen Shehaj: PS-PD pazare për ‘Zgjedhoren’. Duan të asgjësojnë partitë e reja

10:36 : 27/10/2025
Para

Fatjon Tafaj emërohet trajneri i ri i Kombëtares U-17

TË GJITHA

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025

Berisha lexon mesazhin: Dumani ka bërë ujdi 5 mln euro për dosjen e bashkëpunëtorit të Troplinit

20:25 : 27/10/2025

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025

Berisha: Për opozitën Dumani është armik i votës së lirë dhe avokat i korrupsionit

20:10 : 27/10/2025

Berisha: 1 miliard euro të humbura nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ, Dumani “avokat” i vjedhjeve

19:50 : 27/10/2025

Çështja Aruba/ Dumani refuzon sërish të japë koment

19:44 : 27/10/2025

Balliu-Dumanit: Hetoni Taulant Ballën për moskallëzim krimi në dosjen Xibraka

19:30 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com