• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Antarktida rrezikon të shkrijë… për “faj” të Trump

09:54 : 08/07/2025
në BOTA

Politikat e Trump rrezikojnë të shkrijnë Antarktidën, jo vetëm përmes ngrohjes globale, por edhe si një territor i mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe ushtarak.

Mediat e huaja raportojnë se sinjali më alarmues i qasjes së re të Washingtonit ka ardhur disa javë më parë, kur National Science Foundation, agjencia kryesore shkencore e SHBA-ve që financon kërkimet në Arktik propozoi një shkurtim prej rreth 70% të fondeve për studimet polare.

Kjo tërheqje e Shteteve të Bashkuara po ngjall shqetësim tek partnerët ndërkombëtarë dhe po ndiqet me vëmendje nga fuqitë rivale si Kina dhe Rusia, të cilat kërkojnë të shtojnë ndikimin e tyre në kontinentin e ngrirë. Kjo situatë ishte në qendër të diskutimeve edhe gjatë Takimeve Konsultative të Traktatit të Antarktidës të mbajtura së fundmi në Milano.

Në këtë forum, ku u mblodhën përfaqësuesit e vendeve që nënshkruan Traktatin për ruajtjen e paqes dhe kërkimit shkencor në Antarktidë që në vitin 1959, shumë shkencëtarë amerikanë shprehën hapur shqetësimet për politikat e administratës Trump.

Sipas Bill Muntean, ish-kreu i delegacionit amerikan në këto takime, Shtetet e Bashkuara po pakësojnë gradualisht aktivitetin e tyre në kontinent, pavarësisht se nuk kanë mbyllur ndonjë stacion shkencor. “Nuk po ndërtohen baza të reja, nuk po bëhen riparime dhe është reduktuar ndjeshëm kapaciteti logjistik”, shpjegoi ai për New York Times. Madje, sipas tij, ndërprerja e financimit për infrastrukturën do të ndikojë në modernizimin dhe zgjerimin e saj.

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

Një tjetër shqetësim është rritja e pranisë ushtarake, në kontrast me rënien e asaj shkencore. “Kjo krijon idenë e një militarizimi të rajonit, që bie ndesh me politikat afatgjata të vetë SHBA-ve”, theksoi Muntean.

Edhe Evan Bloom, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe kryetar i delegacionit amerikan nga viti 2006 deri më 2020, ishte i drejtpërdrejtë: “Nëse Kina rrit praninë e saj dhe SHBA-të mbeten pas, do të perceptohet si zëvendësim i Amerikës nga Kina.”

Ndërkohë, një raport i fundit i Parlamentit britanik ngriti alarmin se tensionet gjeopolitike dhe gara për rezervat minerare po vënë në rrezik paqen dhe mbrojtjen mjedisore në Antarktidë.

Strategjia e Shtëpisë së Bardhë për Antarktidën mbetet e paqartë, ose mbase nuk ekziston fare. Ajo që dihet me siguri është se administrata Trump nuk e sheh më kërkimin shkencor si prioritet për zhvillimin apo mirëqenien e vendit, ndryshe nga burimet minerare, për të cilat ka treguar interes të theksuar, madje duke kërcënuar se do të pushtonte Groenlandën për të kontrolluar pasuritë e saj.

Mosinteresimi për Antarktidën mund të lidhet me faktin që Traktati aktual e ndalon shfrytëzimin e saj, ose ndoshta, siç dyshojnë disa analistë, me ndonjë pazar të heshtur me Kinën dhe Rusinë.

Etiketa: antarktidafajingrohja globalerrezikonshkrihetshkrijeTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
BOTA

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky largohet duarbosh nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk miraton raketat Tomahawk për Ukrainën

19:46 : 18/10/2025
BOTA

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

18:44 : 18/10/2025
Para

Moti bën kthesën e papritur, metereologu: Rikthehet shiu dhe bien temperaturat

TË GJITHA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com