• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të lirohet nga qelia? Gjykata e Lartë jep sot vendimin për Erion Veliajn

08:28 : 08/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ditën e sotme (e martë, 8 Korrik), do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë për rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Seanca pritet të nisë në orën 12:00, teksa çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, ndërsa anëtarë të tjerë të trupit gjykues do të jenë Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Treshja e gjyqtarëve do të duhet të “peshojnë” në peshoren e drejtësisë se cilat argumenta janë në përputhje me ligjin, ato të Erion Veliajt, apo ato prokurorëve të SPAK.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës së Lartë, çështja i është nënshtruar procedurës së përshpejtuar, duke u klasifikuar si një prej çështjeve me prioritet.

Erion Veliaj është lënë në qeli më herët nga të dy shkallët e gjyqësorit, si nga Gjykata e Posaçme, po ashtu edhe nga Apeli i Posaçme, pavarësisht se ka bërë disa ankimime, duke ofruar edhe garanci pasurore për të dalë nga burgu.

Lexo edhe:

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

Luan Baçi nga Fieri: Salianji ka qenë i burgosur politik, u dënua padrejtësisht

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 Shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të Apelit, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.

Për të njëjtën çështje akuzohet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet në masën “detyrim paraqitje”, dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Ndërkoh, më 22 Maj, SPAK rëndoi pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, pasi i shtoi një akuzë të re, si dhe i sekuestroi edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.

Bëhet fjalë për apartamentin në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet, ku më parë ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficerët e BKH-së.

Ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa është shtuar akuza e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Aktualisht Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. Nga qelia, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave që e mbështesin, kryebashkiaku ka ndërmarrë një fushatë linçimi publik ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve që kanë vlerësuar masën e sigurisë, në një përpjekje të dështuar për t’i frikësuar.

Veliaj ka angazhuar në mbrojtje të tij edhe dy studio ligjore ndërkombëtare – në Nju Jork dhe Londër, si dhe një kompani ‘PR’ britanike.

 

Etiketa: Albana BoksiburguErion VeliajGjykata e larteqeliarekursispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

22:13 : 08/07/2025
AKTUALITET

Luan Baçi nga Fieri: Salianji ka qenë i burgosur politik, u dënua padrejtësisht

15:47 : 08/07/2025
AKTUALITET

Rrëzohet rekursi, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

14:07 : 08/07/2025
AKTUALITET

Lirimi i hapësirave të zaptuara/ Rama kopjon Veliajn 10 vjet më pas

12:20 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Përpjekje për të cënuar pavarësinë”/ “Kunja” mes Dumanit dhe Manjës: Drejtësia të japë llogari

12:07 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kabinat në Theth në pronësi të Prek Kodrës? Dyshohet se e moshuara u përdor nga “snajperisti”

21:43 : 07/07/2025
Para

Përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve arrin mbi 100

TË GJITHA

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

23:06 : 08/07/2025

Rivalët e Shkëndijës në Champions s’kanë fanella, shënojnë numrin me stilolaps (Video)

22:56 : 08/07/2025

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

22:55 : 08/07/2025

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

22:52 : 08/07/2025

Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë e pushtetit!

22:42 : 08/07/2025

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës 

22:39 : 08/07/2025

Zyrtare/ Ardian Ismajli mbetet në Serie A, firmos kontratë dy vjeçare me Torinon

22:26 : 08/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com