• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, vihen në pranga pesë zyrtarë policorë në Kosovë

22:30 : 07/07/2025
në RAJONI

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj lidhur me ndërhyrjen e tyre në një incident në Lipjan në orët e vona të mëngjesit ku ka vdekur një burri i ri, ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Mediat lokale raportojnë se zyrtarët policorë dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”. Arrestimi i tyre vjen pas rekomandimit të IPK-së që Policia të vendosë masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në ndërhyrje.

“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, ka thënë IPK-ja përmes një komunikate, dhe që masa e ndalimit ndaj zyrtarëve është për 48 orë.

Policia e Kosovës ka thënë më herët gjatë ditës për mediat lokale se personi i vdekur dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë në Lipjan. Sipas zyrtarëve policorë, në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent i cili ka ofruar ndihmën e parë, por që përkundur përpjekjeve është konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Inspektorati Policor i Kosovës është thënë se ky institucion ka nisur të mbledhë prova materiale, incizime të kamerave të sigurisë dhe që në hetim do t’i përfshijë edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore.

Ky institucion ka thënë se rastin do ta trajtojë si “hetim mbi vdekjen”. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për rastin dhe kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë përmes një postimi në Facebook se “mënyra se si pesë policë e menaxhuan këtë situatë më së paku mund të quhet pakujdesi dhe amatorizëm i skajshëm, 27-vjeçari vdiq në dorë të shtetit”.

Lexo edhe:

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Ai ka kërkuar llogari nëse policët e përfshirë në incident kishin trajnim profesional për të menaxhuar situata të tilla, dhe nëse incidenti është rezultat “i politikave të reja të Lëvizjes Vetëvendosje që policët e rinj nga shkollat e mesme të bëhen policë me një trajnim prej vetëm 12 javësh”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë muaj më parë se ka më shumë se një vit që ka ndryshuar planin e trajnimit profesional të policëve të rinj – nga gjashtë muaj sa ka qenë më herët, kohëzgjatja e tij është bërë tre muaj. Për ekspertët e sigurisë ky ndryshim ishte përshkruar si shqetësues. Policia e Kosovës pati thënë vetëm se vendimi është marrë në përshtatje me “nevojat dhe kërkesat e saj operative”, pa ofruar më shumë hollësi.

Policët e rinj trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit. Kjo akademi është akredituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve për Zbatim të Ligjit (IADLEST) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për njohësit e sistemit të sigurisë, trajnimi prej tre muajsh i policëve të rinj është larg të qenët i mjaftueshëm. Kjo situatë, sipas tyre, është duke shkaktuar edhe probleme në terren. Mosha e pensionimit të policëve është 65 vjeç. Një projektrezolutë që përfshinte pensionimin e parakohshëm të tyre – e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë në tetor të vitit 2023 -nuk u çua përpara nga Kuvendi i Kosovës. Policët kosovarë nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor./REL

Etiketa: kosovevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
Para

Zbardhen detajet e reja për trupin e dekompozuar që u gjet në Kolonjë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom