• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me padi në SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

14:43 : 07/07/2025
në AKTUALITET

Policia e Shtetit pa shpalllur më në fund fituesin e tenderit të furnizimit të forcave të rendit me pajisje policore dhe siç mëson Skyweb.al tenderi i është dhënë kompanisë MSSC me pronar biznesmenin Emiljano Dusha kundrejt ofertës 50 300 000 lekë.

Tenderi u shpall në prill 2025, por pas disa shtyrjes dhe anulimesh për shkaqe ende të paditura, tashmë fitues është shpallur furnizuesi i përhershëm i Policisë së Shtetit me armatim si edhe pajisje policore, Emiljano Dusha.

Dusha ka një histori të gjatë me tenderët e Policisë së Shtetit, ndërsa më herët ishte paditur në SPAK nga opozita me akuzën e blerjes së votave në shërbim të Partisë Socialiste.

Siç konfirmohet nga dokumentet e konsultuara nga Skyweb.al, MSSC ka qenë kompania e vetme që ka dhënë ofertë në këtë tender duke e marrë atë praktikisht pa garë. Fondi limit ishte 55 000 000 lekë, ndërkohë që rezulton që Dusha e ka fituar me ofertën 50 300 000 lekë ose rreth 91% të fondit limit.

Edhe pse janë edhe 3-4 kompani të tjera të fokusuara në këtë profil, çuditërisht anjëra prej tyre nuk ka dhënë ofertë duke ia lënë rrugën e hapur MSSC-së për të marrë tenderin e radhës në Policinë e Shtetit.

Lexo edhe:

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Reagon Policia: Të hetohet në mënyrë të pavarur!

Të njëjtat kompani duket se “ishin marrë vesh” me njëra-tjetrën duke marrë secila nga një “copë” prej tenderit të armëve dhe municioneve të Policisë së Shtetit.

Natyra e pajisjeve të blera si edhe raporti ekskluziv i Emiljano Dushës me Policinë e Shtetit e vendos atë gjithnjë në “pole position” për tenderët e këtij profili duke shkatërruar tërësisht garën dhe dëmtuar financat publike.

Më herët, kompania MSSC kishte marrë tenderin sekret 30 milionë euro të armëve të ushtrisë nëpërmjet negociimit të drejtpërdrejtë.

MSSC ka rritur ndjeshëm xhiron e saj gjatë dy viteve të fundit duke e mbyllur vitin 2023 (bilanci 2024 nuk është publikuar ende) me 822 milionë lekë fitim (8.2 milionë euro), të cilat kanë ardhur përgjithësisht nga tenderi i armëve të ushtrisë.

Kompania ka nisur të bëjë xhiro të mëdha fill pas vitit 2013, ndërsa më pas nuk ka patur ndonjë aktivitet të qenësishëm./ Skyweb.al

Etiketa: Emiljano DushaMSSCpajisjepoliciaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

22:13 : 08/07/2025
RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan/ Reagon Policia: Të hetohet në mënyrë të pavarur!

19:38 : 08/07/2025
SPORT

Aksidenti fatal, Diogo Jota ishte shofer/ Çfarë ka zbuluar policia spanjolle

17:12 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Përpjekje për të cënuar pavarësinë”/ “Kunja” mes Dumanit dhe Manjës: Drejtësia të japë llogari

12:07 : 08/07/2025
AKTUALITET

I dënuar me burg për përndjekjen e ish-gruas, arrestohet 52-vjeçari në Elbasan

11:24 : 08/07/2025
AKTUALITET

U kap duke shoqëruar 4 afganë, arrestohet 27-vjeçari nga Afganistani

10:24 : 08/07/2025
Para

Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji

TË GJITHA

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

09:16 : 09/07/2025

Ish-drejtori i Twitter lançon aplikacion për mesazhe pa internet dhe të koduara

09:12 : 09/07/2025

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

09:01 : 09/07/2025

E paprecedentë/ Delegacioni i diplomatëve europianë dëbohet nga Libia

09:00 : 09/07/2025

Shpëtoi turistët në Shkodër, por u mbyt vetë! Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes

08:41 : 09/07/2025

Dyshohet se është vrarë me armë zjarri një 23-vjeçar në Mat

08:39 : 09/07/2025

Tërmeti i fortë godet vendin e Amerikës Latine, dy persona të vdekur

08:34 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com