• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turizmi mes kontrasteve

11:28 : 07/07/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Ndryshe nga Italia, Spanja apo Portugalia – ku banorët po ngrihen në protestë për të frenuar fluksin e turistëve që po rrit çmimet e qirasë, po mbingarkon qytetet dhe po rrezikon cilësinë e jetesës – Shqipëria është ende një vend që u hap dyert turistëve me entuziazëm.

Në fakt, në një vend ku sektorë të tjerë ekonomikë po ngadalësohen, si industria apo bujqësia, turizmi është shndërruar në një nga burimet kryesore të rritjes.

Mijëra biznese të vogla jetojnë nga sezoni turistik. Rritja e numrit të turistëve ndër vite ka ndikuar drejtpërdrejt në konsum, ka nxitur investime në struktura hoteliere, në rrjetin e restoranteve, në transport, në ofertat turistike lokale dhe në rritjen e numrit të apartamenteve për qira ditore.

Panairet jashtë vendit kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria, krahas lajmeve për projekte të mëdha zhvilluese si marinat, hyrja e markave të njohura të hotelerisë dhe investimet mbi 1 miliard dollarë në Ishullin e Sazanit, që kanë tërhequr jo pak vëmendjen e mediave botërore.

Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Shqipëria ka pritur mbi 3.5 milionë vizitorë, një numër që vazhdon trendin e rritjes së viteve të fundit, ndonëse i ngadalësuar në krahasim me bumin që u pa në vitin 2024.

Lexo edhe:

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

Operatorët turistikë ndërkombëtarë e kanë përfshirë vendin në katalogët e tyre, ndërkohë që plazhet shqiptare po shfaqen në renditjet e portaleve të huaja si “perlë e fshehur” e Ballkanit.

Megjithatë, përtej statistikave dhe propagandës zyrtare, realiteti që përjeton një turist gjatë qëndrimit në Shqipëri nuk është aq miqësor sa do të duhej.

Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem serioz. Në zonat bregdetare si Golemi, Dhërmiu apo Ksamili, një pjesë e njësive akomoduese dhe e shtëpive nuk kanë furnizim të rregullt me ujë.

Edhe më shqetësuese është situata me ndotjen e ujërave detare. Sipas raportit të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA), Shqipëria renditet në fund të Europës për cilësinë e ujërave të plazheve, me vetëm 16% të tyre të kategorizuara si “të shkëlqyera”.

Kryefajtore për këtë janë derdhjet e ujërave të zeza pa trajtim në det, mungesa e impianteve funksionale të përpunimit dhe kontrolli i dobët i ndotjes. Kjo jo vetëm dëmton përvojën e pushuesve, por cenon drejtpërdrejt shëndetin publik dhe imazhin e vendit.

Për më tepër, infrastruktura mbështetëse vazhdon të mbetet e dobët, ndonëse ka pasur investime dhe përmirësime, kryesisht në zonën e Jugut, por trafiku në qendër vijon të mbetet problem.

Plehrat që digjen në Elbasan apo Vlorë po kthehen në kërcënim serioz për shëndetin e popullatës, por po krijojnë edhe një imazh aspak serioz për një shtet që është shumë aktiv në panairet ndërkombëtare duke ftuar të huajt ta vizitojnë.

Kjo situatë ka filluar të reflektohet.

Rezervimet individuale janë në rënie në zonat bregdetare si Vlora e Saranda, ndërkohë që operatorët turistikë raportojnë se agjencitë e huaja kanë filluar të shfaqin rezerva ndaj ofertës shqiptare për shkak të këtyre problematikave (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

Përballë këtij realiteti, fokusi i qeverisë nuk duhet të jetë vetëm numërimi i turistëve që hyjnë në kufi. Por as shifrat dhe as propagandat nuk mund ta fshehin mungesën e politikave të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit.

Në një ekonomi që po bëhet gjithnjë e më e varur nga ky sektor, shteti nuk mund të mbetet spektator.

Duhet një investim serioz në infrastrukturën bazë – ujë të pijshëm, kanalizime, rrugë, ndriçim, trajtim të mbetjeve – por edhe një vizion afatgjatë për menaxhimin e ofertës turistike, me fokus te cilësia dhe jo vetëm te numrat.

Nëse Italia po ngre pankarta kundër turistëve dhe Portugalia e Spanja po kufizojnë qiratë afatshkurtra, Shqipëria ka ende një avantazh të madh: mikpritjen dhe një imazh të paprishur të një vendi autentik.

Por ky kapital mund të humbasë shumë shpejt, nëse shteti vazhdon ta trajtojë turizmin si një vetëmbështetje spontane.

Ashtu siç erdhën, të joshur nga rrjetet sociale, ku Shqipëria u bë trend, po aq shpejt antireklama nga vetë turistë mund t’i largojë./ Monitor.al

Etiketa: kontrasjhteRamaShqiperiaturizem

Lajme të lidhura

SPORT

Rast i artë për kuqezinjtë, Mehmeti gabon i vetëm para portës

20:32 : 03/06/2026
SPORT

Formacioni/ Ja si luan sot Kombëtarja, Maran debuton në miqësoren ndaj Izraelit

11:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Turizmi në kilometrin e fundit të virgjër

10:46 : 02/06/2026
Para

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

TË GJITHA

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom