• Kontakt
Sunday, August 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve

Përshkrimi i emrave tregtarë të medikamenteve në recetat e mjekëve është një praktikë e gjithëpërhapur në Shqipëri, e cila buron nga lidhjet e shkurtra të dyshuara mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike dhe lehtësohet nga paqartësitë në legjislacion.

11:34 : 07/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Kur e bija u sëmur nga bajamet në mesin e qershorit, Luljeta e çoi recetën e mjekut tek të afërmit e saj në Itali, por nuk i mori dot medikamentet që i nevojiteshin. Gruaja [emri u ndryshua me kërkesë të saj] i tha BIRN se farmacistja italiane kishte mbetur e befasuar, pasi në recetë ishte shënuar vetëm emri tregtar i medikamentit dhe jo ai xhenerik.

“Farmacistja kërkoi gjithashtu të dinte peshën e fëmijës, kohëzgjatjen e mjekimit dhe mënyrën e marrjes së tij, të cilat nuk ishin shënuar,” tha ajo duke shpjeguar refuzimin.

Në fakt, receta që vuri në dispozicion Luljeta përshkruante Augumentin dhe Zyrtec – të dyja marka tregtare që përdoren respektivisht për antibiotikun Amoxicillin + Acid Clavulanic si dhe për medikamentin kundër alergjisë, Cetirizine.

Ky nuk është një rast i izoluar.

Lexo edhe:

QSUNT po kthehet në qendër tregtare! PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

BIRN analizoi në disa farmaci në Tiranë me dhjetra receta dhe gjeti mes tyre një numër të madh përshkrimesh të emrave tregtarë ose të emrave tregtarë të shoqëruar me principalin nga ana e mjekëve. Përshkrimi i emrave tregtarë të medikamenteve në recetat e mjekëve është një praktikë e gjithëpërhapur në Shqipëri, e cila buron sipas ekspertëve nga lidhjet e shkurtra dhe klienteliste mes mjekëve dhe kompanive farmaceutike dhe lehtësohet nga paqartësitë në legjislacion.

Sipas nenit 52 të ligjit “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, mjekët janë të detyruar që të lëshojnë recetë mjekësore sipas emrit të principit aktiv vetëm për listën e barnave të rimbursueshme. Ndërkohë, një rregullore e re për të standardizuar lëshimin e recetave mjekësore nuk është finalizuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, njëherazi pjesë e Partisë Demokratike në opozitë, i tha BIRN se ndërsa legjislacioni krijon hapësira për abuzime, nga kjo situatë përfitojnë mjekët dhe kompanitë farmaceutike në dëm të pacientëve.

“Ka grupe të posaçme nga grupet tregtare të cilët shkojnë në çdo farmaci për të kontrolluar nëse mjekët i kanë vendosur në recetë medikamentet e premtuara. Grupet verifikojnë rast pas rasti, ka mjekë që bashkëpunojnë për interesa përfitimi,” tha Alimehmeti.

Përshkrimi i recetave sipas emrit tregtar krijon shqetësime edhe për Urdhrin e Farmacistëve.

Kreu i Urdhrit, Dëfrim Goma i tha BIRN se së bashku me Urdhrin e Mjekut dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë po përpiqeshin ta korrektonin këtë problem përmes një rregulloreje të hartuar në fund të vitit 2024.

Goma thotë se rregullorja është në proces finalizimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Njësoj si Alimehmeti, edhe Goma thotë se një pjesë e mjekëve udhëhiqen nga interesi i tyre financiar gjatë plotësimit të recetës për pacientët – një situatë që sipas tij mund të sjellë gabime dhe pasoja për shëndetin e popullatës.

“Mjekët shumë herë shënojnë në recetë barna me emërtim tregtar për arsye interesi, përfitimi të paligjshëm, pasi paguhen nga kompanitë që i importojnë si dhe nga farmacitë që i tregtojnë, duke ndikuar në konkurrencën e ndershme,” tha Goma, ndërsa shtoi se ky fenomen hasej më shumë te suplementet.

Por ai shtoi se kjo praktikë ka sjellë edhe probleme të tjera për pacientët.

“Shumë herë mjekët përshkruajnë barna që nuk qarkullojnë ligjërisht në Shqipëri, duke i detyruar pasientët t’i blejnë jashtë ose në farmaci që i mbajnë ato në mënyrë të jashtëligjshme,” theksoi kreu i Urdhrit të Farmacistëve.

I pyetur nga BIRN, kreu i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj e konsideroi problematikën të tejkaluar.

“Është zgjidhur tashmë, është diskutuar dhe dokumenti është në ministri,” tha Brahimaj duke iu referuar rregullores për recetën.

Modeli i recetës së propozuar parashikon që mjekët të përshkruajnë emrin xhenerik të medikamentit, dozën e rekomanduar, mënyrën e marrjes së tij si dhe kohëzgjatjen e terapisë, paralelisht me të dhënat e pacientit.

Megjithatë, rregullorja konsiderohet një masë e ndërmjetme deri në realizimin e premtimit për aplikimin e recetës elektronike.

Receta elektronike është një dokument mjekësor elektronik që përmban të dhënat e barnave të përshkruara për një pacient nga mjeku, dhe është e aksesueshme drejtpërdrejt nga farmacisti përmes një sistemi elektronik.

Sipas Gomës nga Urdhri i Farmacistëve, kjo do të reduktonte gabimet mjekësore, do të shmangte lidhjet klienteliste si dhe do të evitonte përshkrimin e barnave kontrabandë.

Edhe mjeku Alimehmeti bie dakord se receta elektronike do të zgjidhte shumë nga problemet e tregut farmaceutik.

“Receta elektronike është zgjidhje,” tha ai, ndërsa shtoi se produktet farmaceutike duhet të jenë online dhe mjeku të zgjedhë nga një listë e përcaktuar emrin e medikamentit./BIRN

Etiketa: farmaciilacemjekerecetashendeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

QSUNT po kthehet në qendër tregtare! PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli

11:53 : 31/08/2025
AKTUALITET

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

11:47 : 26/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet administratori i një farmacie në Tiranë, iu gjetën ilaçe kontrabandë me vlerë 35 000 euro

10:29 : 21/08/2025
AKTUALITET

Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve për të bindur të moshuarit për “mrekullinë”

20:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

Rama: Receta mjekësore në format unik ka hyrë në fuqi që nga 1 gushti

11:05 : 06/08/2025
AKTUALITET

SKANDALI/ Denoncimi i gazetarit: Të sëmurëve me tuberkuloz iu jepen ilaçe të skaduara nga spitali

18:04 : 01/08/2025
Para

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

TË GJITHA

7 konflikte të dhunshme brenda 24 orëve në Tiranë

14:23 : 31/08/2025

Sulmohet suedezi në Manastir, dyshohet se u ngatërrua për shqiptar për shkak të bluzës me shqiponjë

14:05 : 31/08/2025

Kërcënoi familjen e komshies dhe ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

13:43 : 31/08/2025

REL: Kina dhe India zotohen të jenë partnerë e jo rivalë

13:40 : 31/08/2025

Tiranë – Edukatorja qëllon me shuplakë një fëmijë në ambientet e kopshtit

13:30 : 31/08/2025

I dehur në timon, 48-vjeçari përplaset me një makinë në Korçë, plagoset një grua

13:16 : 31/08/2025

Pesë të mitur dhunojnë 15-vjeçarin në Korçë, procedohen nga policia

12:47 : 31/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com