• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sa larg mund të shkojë partia e Elon Musk? Plani për ta detyruar Trump të negociojë

20:06 : 06/07/2025
në BOTA

Sa larg mund të arrijë partia “America” e Elon Musk? Sipërmarrësi gjeni dhe i përfshirë në polemika të shumta ka lindur në Afrikën e Jugut dhe sipas Kushtetutës amerikane, nuk mund të kandidojë për president.

Por ai mund të kandidojë për një vend në Kongres. Për t’u kandiduar në Dhomën e Përfaqësuesve kërkohet të jesh qytetar amerikan për të paktën shtatë vjet; për Senatin duhen nëntë. Musk, 54 vjeç, ka marrë shtetësinë amerikane në vitin 2002, kështu që e plotëson këtë kusht prej kohësh.

Nëse është vërtet serioz, partia e tij mund të paraqesë kandidatë në zgjedhjet afatmesme të planifikuara për t’u zhvilluar më 3 nëntor 2026. Ka ende kohë dhe siç na ka mësuar përvoja e viteve të fundit, gjithçka mund të ndodhë. Gjithsesi, pas rreth një viti e gjysmë, do të votohet për të gjithë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve (435 vende) dhe për një të tretën e Senatit (33 vende). Partia Republikane rrezikon të humbasë shumicën aktuale në të dyja dhomat e Kongresit dhe partia “America” mund të bëhet vendimtare për t’ua marrë konservatorëve primatin.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët kanë aktualisht një avantazh prej tetë deputetësh (220 ndaj 212, me tre vende të lira); në Senat, diferenca është gjashtë senatorë (53 ndaj 47). Vetë Musk i ka përmendur qëllimet e tij.

“Mjafton të përqendrohemi te fitimi i dy ose tre vendeve në Senat dhe tetë deri në dhjetë vende në Dhomën e Përfaqësuesve” për t’u bërë faktori vendimtar në politikën amerikane. Kësisoj edhe për të detyruar Trump të negociojë për ligjet më të rëndësishme.

Lexo edhe:

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

A është ky objektiv realist? A ka mjaftueshëm votues që ta bëjnë të realizueshëm? Musk ia shtroi këtë pyetje ndjekësve të tij në platformën X (ish-Twitter), ku ka 221 milionë ndjekës.

“A duhet të themelojmë ‘The American Party’?”.

Pyetjes iu përgjigjën 1 milion e 248 mijë e 856 persona. 65% thanë “po”, ndërsa 35% “jo”.

Musk publikoi edhe një manifest me shtatë pika.

Ja cilat janë:

  • Ulja e borxhit dhe shpenzime të përgjegjshme;
  • Modernizimi i ushtrisë me inteligjencë artificiale dhe robotikë;
  • Politika pro-teknologji, përshpejtimi për të fituar garën për inteligjencën artificiale;
  • Më pak rregullim shtetëror, sidomos në sektorin energjetik;
  • Liria e fjalës;
  • Politika për nxitjen e lindjeve;
  • Qasje centriste për pjesën tjetër të temave.

Siç shihet, për momentin është më shumë një listë synimesh sesa një program i mirëfilltë qeverisës. Pika qendrore duket të jetë rreptësia fiskale, pikërisht aty ku ka ndodhur përplasja e fortë me Donald Trump.

Sipas një sondazhi të Universitetit Quinnipiac, plani i Trump për buxhetin, i quajtur “Big Beautiful Bill” (Ligji i Madhe dhe i Bukur) që uli taksat kryesisht për të ardhurat mbi 200 mijë dollarë në vit dhe uli fondet për ndihmën shëndetësore për shtresat në nevojë nuk pëlqehet nga 29% e amerikanëve. Edhe një e treta e votuesve republikanë janë të pakënaqur. Megjithatë, nuk dihet se sa janë të shqetësuar për rritjen e borxhit publik (në përputhje me kritikat e Musk), dhe sa mendojnë se shpenzimet publike janë prerë tepër shumë, jo tepër pak.

Në postimet e tij, pronari i Tesla dhe Starlink përmend edhe mundësinë për të tërhequr votues nga krahu qendror i demokratëve. Por kjo duket e vështirë. Krahu progresist është i përçarë për shumë çështje, por ka qenë unanim kundër propozimeve të Musk për shkurtimin e shpenzimeve publike gjatë kohës që ai drejtoi për pak kohë “Doge”  Department of Government Efficiency (Departamenti për Eficencën e Qeverisë).

Gjithsesi, partia “America” do të kishte burime të mëdha financiare për të ndikuar në opinionin publik, edhe pse sfida është komplekse, si nga e djathta, ashtu edhe nga qendra (e majta nuk hyn fare në konsideratë).

Burimi: Corriere della Sera

Etiketa: donald trumpElon MuskMusknegociojepartipartiaThe American PartyTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

09:07 : 07/11/2025
Para

Aksident me vdekje në Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

TË GJITHA

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025

Pas Tepelenës, nis procesi i numërimit edhe në bashkinë e Beratit dhe Vlorës

21:53 : 09/11/2025

Raporti/ Shqipëria, ndër vendet me rezultatet më të ulëta në testin “PISA 2022”

21:46 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com