• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

11:51 : 05/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Zjarri i 1 qershorit në Landfillin e Elbasanit: Krim për të zhdukur provat e korrupsionit me 9 milionë euro?

4 zjarrvënie të qëllimshme, hetime të pushuara, incenerator që nuk punon dhe një prokuror që mbron vëllain kryetar bashkie; a do të guxojë SPAK të hyjë në skemën e djegies së fakteve në Elbasan?

Zjarri i shpërthyer mëngjesin e 1 qershorit 2025 në Landfillin e Elbasanit, nuk ishte thjesht një incident mjedisor – por një akt i mirëorganizuar për të zhdukur gjurmët e një vjedhjeje kolosale. Katër ditë pas thirrjes në prokurori të administratorit të landfillit, Leli Kaja, dhe 9 zyrtarëve të bashkive ortake, mbetjet iu vu flaka. Dhe ky nuk është rasti i parë.

Që nga tetori 2022, kur Leli Kaja mori drejtimin e shoqërisë “ECO-ELB”, ky është zjarri i katërt i qëllimshëm. Në të gjitha rastet, inceneratori që kurrë nuk ka punuar, është përdorur si justifikim për tenderë fiktivë dhe vjedhje fondesh, të maskuara si mirëmbajtje, sistemim dhe prodhim energjie.

Prokuroria nuk heton, sepse inceneratori “djeg” prova politike

Lexo edhe:

VIDEO-EMRI/ Momenti kur 34-vjeçari i vë zjarrin makinës së një gruaje në Tiranë, vihet në pranga

“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

Megjithë raportet e SHISH, anti-krimit ekonomik, dhe ekspertëve mjedisorë, që e cilësuan zjarrin si të qëllimshëm, Prokuroria e Elbasanit ka deklaruar se bëhet fjalë për “vetëndezje natyrale”. Pse? Sepse në krye të këtij institucioni qëndron prokurori Kreshnik Ajazi, vëllai i Besion Ajazit, kryetar i Bashkisë së Gramshit, një nga bashkitë ortake në këtë skemë.

Ky konflikt i rëndë interesi ka bllokuar kalimin e çështjes tek SPAK, ndonëse në çdo aspekt, ajo është kompetencë ekskluzive e tij: zjarrvënie për të zhdukur prova, mashtrime financiare mbi 9 milionë euro, falsifikim dokumentesh, korrupsion me tenderë dhe mashtrime shtetërore për një incenerator që asnjë ditë nuk ka funksionuar.

Si funksionon skema?

Përmes raporteve false dhe akt-ekspertimeve fiktive, Leli Kaja ka justifikuar vazhdimin e vjedhjes së fondeve publike nëpërmjet dhjetëra tenderëve për “aktivizim të inceneratorit”, “mirëmbajtje teknike”, “testime teknologjike” apo “matje ndikimi në mjedis”.

Ndërkohë, kryetarët e 7 bashkive ortake (Elbasan, Gramsh, Librazhd, Belsh, Cërrik, Peqin dhe Prrenjas) kanë kryer pagesa me fatura false, duke transferuar 8.9 milionë euro për një incenerator që nuk ka prodhuar kurrë asgjë. Vetëm 1 ditë pas zjarrit të fundit, u shpall një tjetër tender: 600 milionë lekë të reja për “shtyrje mbetjesh”, dhënë firmës “Mela Sh.p.k”, edhe pse mbetjet tashmë ishin bërë hi.

SPAK ose heshtja e turpshme

Nëse për zjarret e mëparshme drejtësia heshti, për këtë të fundit nuk ka më alibi. Dosja është e mbushur me prova:

-Transferta fiktive financiare

-Tenderë pa konkurrencë

-Incenerator i fikur me bilance të ndezura

-Zyrtarë që vënë flakën për të zhdukur gjurmët

Çfarë pritet tani? A do të guxojë SPAK të thyejë murin e heshtjes dhe të marrë në dorë këtë dosje kriminale? Apo prokurori Ajazi do të vazhdojë ta mbrojë vëllain e tij dhe një rrjet bashkiakësh e drejtuesish të inkriminuar, që djegin jo vetëm mbetjet, por edhe çdo provë që i lidh me vjedhjen?

Për momentin, pyetja që shtrohet është: A do digjen dhe provat siç u dogjën plehrat?/ Pamfleti

Lexo edhe:

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

Etiketa: elbasanKreshnik Ajazilandfilitprokurorizjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO-EMRI/ Momenti kur 34-vjeçari i vë zjarrin makinës së një gruaje në Tiranë, vihet në pranga

09:21 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Një nga grupet kriminale më të rrezikshme në planet”/ Media belge: Si u shemb perandoria e Çopjave

22:53 : 03/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025
AKTUALITET

Dy makina përplasen “kokë më kokë” në Elbasan, plagoset një prej shoferëve

07:52 : 02/09/2025
AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

16:55 : 01/09/2025
AKTUALITET

Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s

16:57 : 30/08/2025
Para

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

TË GJITHA

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com