• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Vorës, i arrestuar edhe si trafikant kokaine, Agim Kajmaku, ka fituar gjyqin ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për shkarkimin e tij të 6 viteve më parë.

Kajmaku u shkarkua 5 me 0 me vota pro nga anëtarët e atëherëshëm të KQZ-së, për shkak të ligjit të dekriminalizimit, por sipas Gjykatës Administrative të Tiranës, shkarkimi i tij ka qenë i padrejtë.

Si pasojë, Bashkia Vorë dhe Këshilli i Qarkut Tiranë janë detyruar të dëmshpërblejnë Kajmakun me të gjitha pagat e një mandati të plotë 4-vjeçar, pavarësisht se ai shërbeu vetëm 3 muaj në detyrë.

Pra, sipas vendimit gjyqësor, Agim Kajmaku do të marra pagat nga nëntori i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2023, si nga Bashkia Vorë si kryebashkiak por edhe nga Këshilli i Qarkut Tiranë, si anëtar i këtij institucioni.

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të paguajë kompensim moral prej 15 mijë euro për Kajmakun dhe nga 7 mijë euro për bashkëshorten dhe djalin e tij, për dëmin emocional që u është shkaktuar.

Lexo edhe:

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

“Rezulton e provuar se pala paditëse, është zgjedhur përmes një procesi zgjedhor të rregullt dhe të njohur ligjërisht si Kryetar i Bashkisë Vorë, është dëmtuar drejtpërdrejt nga akti administrativ i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KOZ), konkretisht nga vendimi nr. 1101, datë 01.11.2019, i cili ka sjellë ndërprerjen e mandatit të tij, përpara përfundimit kushtetues dhe ligjor të tij, gjithashtu nuk është zbatuar neni 62 i Ligi Nr. 139/2015″ Për Vetëqeverisjen Vendore” Shkarkimi i kryetarit të bashkisë, ku citohet Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një veriudhë 3-mujore të pandërprerë, nga aktet administruara nuk rezulton e provuar që ndërprerja e mandatit të palës paditëse të jetë brenda parashikimeve të këtij neni”, – thuhet në vendimin e siguruar nga mediat.

Gjykata vlerëson se vendimi i KQZ-së  nuk përmbush standardet minimale të arsyetimit dhe të verifikimit të informacionit, të domosdoshme përpara marrjes së një vendimi që ndikon drejtpërdrejt në statusin publik dhe ligjor të një individi, edhe pse verifikimi i figurës së Kajmakut u bë nga disa institucione, përfshirë Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas Administratives së Tiranës Kajmaku ka pësuar pasoja serioze në reputacionin personal dhe në mirëqenien emocionale e familjare, për shkak të etiketimit publik si “i dënuar penal” dhe largimit arbitrar nga detyra.

Gjithsesi, ky vendim i Gjykatës Administrative të Tiranës është ende i pazbatueshme, pasi nuk ka marrë formën e prerë për shkak se si KQZ, po ashtu edhe Bashkia e Vorës e kanë ankimuar në Apel.

ZGJEDHJA SI KRYEBASHKIAK DHE SHKARKIMI NGA KQZ

Agim Kajmaku u zgjodh kryebashkiak i Vorës në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita më 30 qershor 2019.

Zgjedhja e tij u denoncua nga Partia Demokratike, së bashku me atë të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe disa kryebashkiakëve të tjerë të Partisë Socialiste, për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Akuzat ndaj Kajmakut rezultuan të vërteta pas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai e humbi mandatin më 1 nëntor 2019, për shkak se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimin dhe hetimin e tij në Greqi nën emrin Jorgo Toto për veprën penale të përdorimit të parave false.

Në atë kohë, Edi Rama mbështeti vendimin e KQZ-së, duke theksuar se institucioni kishte treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe se Partia Socialiste nuk mund të bëhej strehë për askënd që shkel ligjin.

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje? Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”, – deklaroi Rama asokohe, përmes një postimi në Twitter.

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra, menjëherë Policia e shpalli në kërkim. Në ditën që u shkarkua nga KQZ-ja ai firmosi shkarkimin nga detyra të dy nënkryetarëve të bashkisë, firmë e cila i rëndoi pozitën, pasi u akuzua edhe për përdorim të postit pas lirimit.

Pasi qëndroi 8 muaj në arrati, Agim Kajmaku u arrestua në një spital privat ku kishte shkuar për problem shëndetësore. Por një ditë pas arrestimit, në 8 korrik 2020, e liroi Gjykata e Apelit duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Apeli caktoi ‘detyrim paraqitje’ për Kajmakun pasi vetë prokuroria, konkretisht prokurorja Arta Marku kërkoi zbutjen e masës së sigurisë. Kajmaku vuan nga disa sëmundje dhe kjo me sa duket ka ndikuar në zbutjen e masës së sigurisë.

Ndërkoh, më 8 Shkurt të vitit 2022,Gjykata e Tiranës, me vendim të gjyqtares Shefkie Demiraj, vendosi të pushojë të tre akuzat e ngritura nga prokuroria, duke mbyllur totalisht dosjen e ish-kryebashkiakut socialist.

Pushohen akuzat ndaj të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku! Vendimi është marrë nga gjyqtarja e Tiranës, Shefkie Demiraj, e cila urdhëroi pushimin e tre akuzave të ngritura nga prokuroria, duke mbyllur totalisht dosjen e ish-kryebashkiakut socialist.

ARRESTIMI NË ITALI PËR DROGË

Pasi i mbylli hesapet në mënyrë të dyshimtë me drejtësinë shqiptare, Agim Kajmaku i hapi me atë italiane.

Ai u arrestua nga policia italiane në datën 27 maj 2022 në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e ‘San Benedeto del Tronto’ në Itali, pasi u kap  me 20 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, me vlerë tregu prej rreth 1 milion eurosh.

Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, Agim Kajmaku kishte udhëtuar me avion nga Tirana drejt Ankonës më 20 maj të vitit 202, ndërsa 5 dite më pas ai u arrestua në flagrancë pranë një fidanishteje në Grottamare, afer San Benedeto di Tronto, së bashku me nipin e tij, Edmond Kajmaku.

Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku për biznesin e tij. Pasi blenë bimët e vogla në fidanishte, më pas ata i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

Mirëpo, sipas zbardhjes që mediat italiane i kanë bërë deklarimeve të Kajmakut në Polici, ai “nuk ka ditur asgjë mbi drogën e kapur”.

Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbentë ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane.

Pas arrestimit të Kajmakut në Itali, një operacion u kryer edhe në Shqipëri, në Portin e Durrësit, tek kamioni i drejtuar nga vëllai ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur ishte e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukepeshku dhe jo drogë.

Agim Kajmaku u lirua nga burgu në Itali muajin Prill të vitit 2023.

Etiketa: agim KajmakubashkidemshperblimGjyqiKQZrroga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

17:50 : 04/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

Skema “Celibashi”/ 439 mijë euro tender për IT-në e KQZ-së, ja kush e përfiton

11:56 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rama bën spektaklin e radhës me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët e zgjedhur të Tiranës

19:41 : 03/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025
Para

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

TË GJITHA

Hamasi dërgon përgjigje pozitive në SHBA për armëpushim në Gaza

10:12 : 05/07/2025

“Do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë!

10:04 : 05/07/2025

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

10:00 : 05/07/2025

Partizani, Agim Zeka mbetet jashtë planeve të Skënder Gegës

09:55 : 05/07/2025

Greqi/ 43-vjeçari ekzekutohet me 3 plumba në qafë, autori i veshur me rroba të zeza dhe maskë

09:51 : 05/07/2025

Situatë alarmante/ Elbasani 5 ditë nën “pushtetin” e tymit toksik

09:43 : 05/07/2025

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com