Nga Boldnews.al
Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte (4 korrik 2025) datëlindjen e tij të 61-të, e cila, për një rastësi thuajse hyjnore, përkon edhe me ditën e themelimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lulet, urimet nga thellësia e pafundme e shpirtit, duartrokitjet deri në skuqje pëllëmbësh nga rilindasit socialistë janë fare pak nga ç’ka meriton. Për ty është një vit më shumë i jetës dhe një rutinë qeverisjeje me kaq përulësi, por për ne që të kemi, fati i bardhë nuk është në prag, por brenda çdo shtëpie.
Me merakun e madh që bota s’ka sy të shohë sesi një lider kap çdo majë dhe sakrifikon aq shumë, për popullin nuk mbetet tjetër gjë veçse të urojmë nga çdo krahinë e vendit e çdo qoshe të diasporës. Për të qenë dita e lindjes, për të mos vijuar shpresa e begatia, mirëqenia që do të ndodhë, nuk do të ndalet në katër mandate shumë të tilla.
Pas më shumë se 12 vite në fjalë dhe pasi e pranoi dhe një katërvjeçar, shumë shqiptarë kanë arsye për të qenë falënderues ndaj lidershipit vizionar të Ramës, një qëndrim që është edhe nga redaksia e “Boldnews.al”.
Edi Rama, faleminderit që ke forcuar demokracinë në Shqipëri dhe ke zgjedhur zgjedhjen e lirë dhe të ndershme! Aq të lira e të ndershme sa në fushatë arrestohen opozitarët për vjedhje dhe në rinumërim ata kanë grabitur vota pa hesap, por në fund triumfon ti. Ata grabit e ti rri në pushtet.
Faleminderit që ke forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën globale, duke u shndërruar në një faktor vendimtar për paqen dhe sigurinë në botë, si edhe për sigurinë e demokracisë në mbarë botën.
Faleminderit që ke forcuar ekonominë, duke u rikthyer në vend të qindra shqiptarëve që kanë emigruar në të ndryshme të Evropës dhe Botës!
Faleminderit që ke forcuar sistemin e jetesës, duke krijuar kushte të veçanta për jetën!
Faleminderit që keni krijuar turizmin elitar dhe ke zhdukur ato çibanët nga betoni, që ata para teje i konsiderojnë si “investime strategjike”! Je ti që Olta Xhaçka i ka vendosur kufirin atyre nga mali duke mos i lënë ta ngulin çadrën buzë detit.
Faleminderit që keni bërë autostradat dhe punoni më mirë nga ata që ka njohur Shqipëria në histori e saj dhe me kostot më minimale për buxhetin e tyre!
Faleminderit që keni rritur dhe fuqizuar biznesin dhe rritjen e oligarkisë financiare! Vetëm falë teje, kemi një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës të fondeve publike! Ku Nadirët, Salillarët, Sulajt me shokë rrëmbejnë ç’të munden por e bëjnë në emër të partisë dhe japin votat e tyre dhe të skllevërve punëtorë që kanë për ty.
Faleminderit që keni hedhur një herë e përgjithmonë bombën ekologjike të plehrave, duke zhdukur atë tymin e zi dhe toksik që shpërndahej nga landfillet, para se të vije në pushtet! Ti ke gjetur zgjidhjen ideale, kur Elbasanin nuk e gjeti gjë nga metalurgjiku s’ka si ta gjej nga djegia e plehrave.
Faleminderit që ke zhdukur njollën e errët të betonizimit dhe ke rritur masivisht gjelbërimin në Tiranë e qytete të tjera! Hë më të keqen s’po lë grup kriminal si ai i Armand Lilos pa kulla dhe pa disa kate shtesë pa leje.
Faleminderit që ke goditur gjithë grupet kriminale dhe ke bërë gjithçka që “Poja”, “Çela”, Bajrat e çdo grup tjetër malavite të mos ndërhyjnë në procese zgjedhore, siç ka ndodhur para se të vije ti në pushtet!
Faleminderit që hoqe Shqipërinë nga lista e zezë e gjuhës të narko-trafikut! Që s’ka ditë që na marshin të keqen që s’del një lajm që kapen shqiptar nga Ekuadori deri në Afrikën e vërtetë që janë të përfshira në kontenier droge. Nuk dallohet më është Bana King apo Koka king.
Faleminderit që, me vizionin tënd, krijove një Polici që ka shkëputur një herë e përgjithmonë lidhjet me krimin, siç ndodh rëndom para se të vije ti! E more ravenin e shkrete nga Elbasani e solle ne Tirane vetëm për të futur në burg. E sa e sa të tjera ke plan tua bësh atje.
Faleminderit që vetëm falë vizionit tënd, krijove një autoritet të pavarur, e cila nuk komandohet apo kontrollohet nga “ushtarë” të drejtësisë, nga motra, vëllezërit, kunetër e baxhanakër të ministrave të deputetëve, siç ka ndodhur para se të vije ti në pushtet!
Ju faleminderit që keni krijuar bujqësinë dhe i hoqe Shqipërisë në atë vend të zezë që i vendos “ata” të rrugës para teje, duke vjedhur fondet e Bashkimit Europian! Ti vure një kollos si Ilir Beqja që nuk falte si fatura 5 mijë lekëshe të vjetra, të tilla hajdutë për Zotin kishte parë Evropën dhe si bota si Afrika.
Faleminderit që keni krijuar një skuadër qeveritare me integritet të lartë moral e profesional, që nuk u ka dalë asnjë herë emri në një aferë korruptive!
Faleminderit që keni krijuar të gjithë premisat për publikun e pushtetit lokal, duke zhdukur përfundimisht skenarin e tmerrshëm që kryeministri emëronte kryetarë apo drejtojë bashkie!
Ju faleminderit që keni krijuar një sistem arsimor model, duke u vendosur në vend në ajkën evropiane dhe duke lënë pas raportet që e rendisnin Shqipërinë në fund.
Edi Rama, faleminderit që, falë politikave të tua zhvillimore, e ke çuar Shqipërinë greminës… na fal lapsus, buzë Evropës!
Edi Rama, faleminderit që ekziston!
Faleminderit shumë Edi Rama, për çka po i bën popullit çdo gjë që meriton, biles kaq edhe ca më tepër që jemi të bindur që do të bësh në të ardhmen!
Rrofsh sa Malet!
Redaksia e Boldnews.al