Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit, ku Zegjine Çaushi humbi mandatin e deputetes së PS dhe Ceno Klosi rezultonte me rreth 1 mijë vota të fituara padrejtësisht, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy njerëzit më të afërt të drejtueses politike të Fierit, Belinda Balluku, pra Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi janë hajdutë.
“Rinumurimi në Fier konfirmojë që dy njerëzit më të afërt, janë hajdutë si vetë TUTORJA! Yjet e Belinda Ballukut në Fier Zeqirja dhe Cenushi: Një me mandat të vjedhur dhe tjetri me vota të vjedhura.
Ceno Klosi e ka në gjak vjedhjen, e nisi në tatime dhe e përfundojë në vota, por keqardhja është për të rinjtë në PS që ndjekin modelin e Belindës, merr pa të drejtë çfarë të del përpara. Hajdutë të rëndomtë!”, shprehet Bardhi.
Rinumërimi nxorri në pah se Ceno Klosi kishte 940 vota më shumë në procesverbale seç kishte realisht në kutitë e votimit.
Kurse Zegjine Çaushi e humbi mandatin pasi iu zbritën votat, teksa rezultoi se i ishin shtuar padrejtësisht 48 vota, dhe nga zbritja e tyre humbi mandatin me 10 vota diferencë.
Lexo edhe:
Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u