• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përfundon rinumërimi në Fier: Zegjine Çaushi humbet mandatin, shpresa tek SPAK-u

16:54 : 02/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka përfunduar procesi i rinumërimit për të gjitha kutitë e Qarkut të Fierit, si për votat e subjekteve politike ashtu edhe për ato preferenciale. Ndryshimi i vetëm është humbja e mandatit të Zegjine Çaushit, ku pas rinumërimi i kalon kandidates tjetër socialiste Maldrita Bardho.

Pas rinumërimit të 586 kutive në total, rezulton se Partisë Demokratike i janë hequr 147 vota nga rezultati i 11 Majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë shtuar 30 vota. Gjithsesi, rezultati në mandate mbetet i pandryshuar, 12 me 4 në favor të socialistëve, ku demokratët nuk arrijnë dot të fusin në Kuvend as deputetët e listës së mbyluur.

Rinumërimi në Fier u kërkua nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe u mbështet nga Partia Demokratike, kërkesë e cila u pranua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. “Nisma Shqipëria Bëhet” pretendonte për një mandat në Fier, por nga rinumërimi i janë hequr 8 vota.

VOTAT PREFERENCIALE

Lexo edhe:

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

Pazari i Roskovecit, Bardho dorëhiqet, Zegjineja futet në Kuvend

E teksa tek votat për subjektet politike, ndryshimi i rezultatit ishte i vogël, ku ato pak vota mund të ketë qenë gabime njerëzore, “masakra”, duket se ishte bërë tek votat preferenciale, me vjedhje votash brenda llojit.

Rekordin e mban Ceno Klosi, një prej zyrtarëve më besnik të Belinda Ballukut, i cili gjatë viteve 2021 – 2024 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, teksa aktualisht është zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Më parë, ai ka mbajtur prej 7 vitesh pozicionin e Drejtuesit Financiar në operatorin kryesor të sektorit energjetik (OSHEE), si dhe për një periudhë disa mujore pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujërave dhe Mbetjeve (AKUM).

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Ceno Klosi rezultuoi më të votuarit në Qarkun e Fierit me 19 290 vota në total. Pas tij vinte një tjetër besnik i Ballukut, drejtori i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, Klevis Jahaj, me 15 680 vota preferenciale.

Nga rinumërimi, Ceno Klosit 831 vota, të cilat duket se i ishin shtuar fiktivisht nga komisionerët më 11 Maj. Ai duket se u ka vjedhur vota të gjithë kandidatëve, por dëmin më të madh duket se ia ka bërë pikërisht Klevis Jahajt, të cilit pas rinumërimit i janë shtuar 497 vota.

Ky “trafikim” kaq i madh votash brenda llojit, nuk mundej kurrsesi të bëhej pa “bekimin” e drejtueses së Qarkut Belinda Ballukut, e cila u jepte urdhra komisionerëve dhe numëruesve socialistë. Mbetet për t’u parë tashmë se si do të jetë reagimi i Klevis Jahajt, pas rezultatit të rinumërimit, ku vlen të theksohet faktin se ai njihet edhe për temperamentin e tij sanguin dhe kolerik.

NDRYSHIMI KRYESOR

Ndryshimi kryesor nga rinumërimi është humbja e mandatit të Zegjine Çaushit. Një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, Zegjineja ishte një emër pothuajse i panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardhi denoncoi se ajo, përmes të ëmës Vjollca Caushi, kishte përfituar grante për ndërtimin e një bujtine.

Zegjine Çaushi iu përgjigj Bardhit me një video ironike, të cilat i kishte të shpeshta gjatë gjithë fushatës, sa herë që Bardhi sulmon Ballukun. Kjo e fundit e përdori Zegjine Çaushin për të ironizuar kundërshtarin e saj kryesor në Fier, teksa në këtë mënyrë Zegjineja përfitonte promovim nga mediat pranë Qeverisë.

Në zgjedhjet e 11 Majit, Zegjine Çaushi arriti të merrte mandatin e 12-të të socialistëve në Fier me 4 674 vota preferenciale në total, teksa pas saj, ajo që e humbi mandatin ishte Maldrita Bardho me 4 610 vota. Pra, diferenca mes tyre ishte vetëm 64 vota.

Pas rinumërimit, Zegjine Çaushit i janë hequr 48 vota, ndërsa kandidates Maldrita Bardhos i janë shtuar 26 vota. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të shkojë 10 vota më shumë se sa Zegjine Çaushit duke i marrë kështu edhe mandatin e deputetit.

Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho

Zegjine Çaushi videot ironizuese i ka vazhduar edhe pas 11 Majit, ku mezi e priste përballjen në Kuvend me Gazment Bardhin, teksa i shkoi dëm kot edhe Akademia Politike, ku Edi Rama e mësoi se si duhej të sillej në Kuvend.

Zegjine Çaushit, duket se tashmë e vetmja shpresë për t’u futur në Kuvend i ka mbetur tek SPAK-u, nëse ky i fundit vendos të çojë ndonjë nga “Çunat e Belës” në burg.

Ceno Klosi është nën hetim për korrupsion që prej Marsit të vitit të kaluar, ku ka dëshmuar edhe vetë për hetimet ndaj tij në Tetor, teksa sipas drejt të njëjtës rrugë duket se është edhe Klevis Jahaj.

NJË E PREFERUAR EDHE NË PD

Të “preferuar” nga numrimi i votave më 11 Maj duket se kanë pasur edhe komisionerët demokratë. Kjo për faktin se kandidates demokrate pas rinumërimit i janë hequr 671 vota preferenciale dhe me një shifër të tillë, zor se dikush do e besonte se kemi të bëjmë me gabime njerëzore.

Silva Hasaj dhe Gazment Bardhi

Po ashtu, pas rinumërimit i janë hequr edhe Gentian Çelës 212 vota, Ajet Gurgurit 141 vota dhe Gentian Koçit 131 vota.

Ndërkohë, kandidatëve që u janë shtuar më shumë janë Ledion Çala 135 vota dhe Suzana Numanit (Rama) 122 vota.

Gjithsesi, ato nuk mund të sjellin ndonjë ndryshim pasi demokratët në Fier nuk arritën të çonin as 5 kandidatët e listës së mbyllur në Kuvend.

Çunat e Belës nuk heqin dorë nga vesi, Ceno Klosi i vjedh votat Klevisit të Ujësjellësit

Etiketa: belinda ballukuceno klosiFierklevis jahajMaldrita BardhomandatirinumerimiSilva HasajspakZegjine Caushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

08:46 : 03/07/2025
AKTUALITET

Pazari i Roskovecit, Bardho dorëhiqet, Zegjineja futet në Kuvend

21:29 : 02/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve

19:33 : 02/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë! E kanë në gjak vjedhjen

17:57 : 02/07/2025
AKTUALITET

Përmbysje pas rinumërimit në Fier, Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit

15:28 : 02/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje

13:20 : 02/07/2025
Para

Zyrtare/ 45 milionë euro, Atletico Madrid prezanton sulmuesin e ri

TË GJITHA

Laborator i sofistikuar kokaine, detaje nga operacioni antidrogë në Greqi: U arrestuan 3 shqiptarë

10:23 : 03/07/2025

Tragjike/ Vdes futbollisti 28-vjeçar i Liverpoolit, Diogo Jota

10:21 : 03/07/2025

Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas

10:20 : 03/07/2025

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:18 : 03/07/2025

Intensifikohen zjarret në Kretë, evakuohen turistët dhe banorët

10:09 : 03/07/2025

Vlora pa ujë dhe e mbuluar nga tymi kancerogjen, Rama vizitë të papritur në bashkinë e Dredhës

10:07 : 03/07/2025

Aksident në Bradashesh, një i plagosur (VIDEO)

10:05 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com