Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në Rugën e Arbrit.
Siç shihet edhe në pamjet e mësipërme, një kamion me ngarkesë është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa si pasojë e aksidentit ka patur edhe bllokim të këtij aksi rrugor.