• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me audio dhe video/ Kush janë 6 rrëfimet e Alibejt që SPAK refuzon t’i lëshojë në gjyqin e “Plumbit të Artë”

16:27 : 26/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Elton Qyno

Një seri deklarimesh të mara përmes një telekamere audio dhe video të pandehurit Erjon Alibej, janë bërë shkak i përsëritjes së debatit me tone të larta mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorëve të çështjes, që përfaqësojnë akuzën në gjykimin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”.

Kërkesat e avokatëve mbrojtës vijnë në një kohë kur Erjon Alibej, i cili ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të SPAK, ka përfunduar dëshminë e tij dhënë para gjykatës dhe tashmë radha për pyetjen e tij, e kanë avokatët mbrojtës.

Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë dhe gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri, që ti venë në dispozicion dhe 6 proces-verbale me deklarime që Erjon Alibej, ka dhënë në muajin qershor dhe dhjetor të vitit 2022.

Bëhet fjalë për dëshmi të dhëna nga Alibej, në kohën pasi ishte marrë i pandehur dhe dosja kundër tij ishte dërguar në gjykatë së bashku me Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, duke u akuzuar drejtpërdrejt si urdhëruesi, financuesi dhe organizatori i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Lexo edhe:

Nga pacientët që ofendohen tek vonesa e analizave, QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë

Kush e kontrollon sot Sarandën? Krimi, pronat dhe hijet mbi policinë

Në total Erjon Alibej është marë në pyetje 10 herë. Dy deklarimet e para i ka dhënë për llogari të prokurorisë së Elbasanit, e cila kishte rregjistruar dosjen kundër tij.

Në këtë deklarime Alibej tregon se nuk kishte njohje dhe shoqëri me Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, më të cilët ishte arrestuar për vrasjen e Ramazanit dhe Runaj.

Një fakt të tillë ja përmendi dhe në seancë gjyqësore i pandehuri Xhuljano Hoxha, i cili i vuri në dukje Alibej se bashkë ishin ritur dhe njiheshin qysh fëmijë në Elbasan. Madje sipas tij kishin ngrënë fara luledielli në shkallët e pallatit.

Në dy seanca me radhë avokatët pretendojnë se janë njohur nga SPAK vetëm me dy proces-verbale deklarimi të Alibej, i cili është marrë në pyetje në datën 12 dhe 13 korrik 2023.

Ndërsa për 6 proces-verbalet e tjerë të marrjes në pyetje të Alibej më konkretisht në datat 14 qershor 2022, 15, 16, 17, 20 qershor 2022 si dhe 15 dhjetor 2022, avokatët nuk janë njohur me atë çfarë ka pohuar Alibej.

Prokurorët pretenduan sot se s’mund të vihen në dispozicion këto proces-verbale, pasi lidhen me procedime të tjera penale, që s’kanë objekt këtë dosje gjyqësore.

Ndërsa në dosjen hetimore të dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatë, SPAK thotë se:

“…në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë i është marrë deklarim shtetasit Erion Alibej (pyetur dhe në datat 14,15,16,17,20.06.2022, si person nën hetim, deklarime të marrë me mjete audio- video, dokumentuar me proces-verbalin përkatës ndaj të cilit, transkriptuar më datë 29 shtator 2022, dokumentuar me proces-verbalin përkatëse, si dhe pyetur më datë 15.12.2022, si person nën hetim, dokumentuar me proces-verbalin ndaj të cilit zhvillohen hetime…).

Të gjitha këto proces-verbale janë bërë shkak i debatit në sallën e gjyqit mes avokatëve dhe prokurorëve, ku njëra palë i kërkon gjykatës të dorëzojë dokumentet, ndërsa prokuroria kërkon që të mos i dorëzojë.

Avokatët u larguan në shenjë proteste, ndërsa gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, paralajmëroi disa prej tyre për gjobitjen me 300 mijë lekë të vjetra./ Ora News

Etiketa: Alibejtaudiokrimetvideo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga pacientët që ofendohen tek vonesa e analizave, QSUT ‘zgjohet’ pasi skandalet shpërthejnë

20:54 : 18/05/2026
AKTUALITET

Kush e kontrollon sot Sarandën? Krimi, pronat dhe hijet mbi policinë

21:19 : 17/05/2026
NDRYSHE

Përballë ekranit, kostoja ekonomike e varësisë nga loja

15:44 : 12/04/2026
AKTUALITET

Fitonin para duke filmuar fshehurazi vajzat, kush është grupi i “videove të natës”, mes tyre edhe shqiptarë

17:45 : 04/02/2026
RAJONI

Publikimi i videove intime me ish-zyrtarin e lartë, Mirjana Pajkovic: E papranueshme që të jetojmë me frikë nga pushtetarët

19:22 : 01/02/2026
AKTUALITET

FOTO/ “Gafa” e Ballukut gjatë udhëtimit me tren në Zvicër

22:02 : 24/10/2025
Para

Zyrtare/ Ronaldo vijon karrierën te Al Nassr, firmos kontratën e re

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom