• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për ndaj 8 të pandehurve për aferën e sterilizimit, procesi ndaj të cilëve është duke u zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Prokurorët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan deklarimin fajtor të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepajt, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe gjashtë të pandehurve të tjerë, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Për ish-zv/ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznemsnenin Ilir Rrapaj u kërkua dënimi me nga 10 vjet burgim që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për secilin. Ata janë marrë të pandehur për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Për të njëjtën vepër penale është marrë i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por çështja ndaj tij po gjykohet më vete me proces të zakonshëm, pasi ishte kundër gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, ndaj të pandehurve Saimir Kadiu, Petref Mersini dhe Marsela Serjani u kërkua dënimi me 3 vjet e 6 muaj burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar masa me 2 vjet e 4 muaj dhe për Arben Gjatën, Genc Burazerin e Naile Ajazin u kërkua masa e dënimit me 2 vjet që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 1 vit e 4 muaj. Për Mersinin, Gjatën, Burazerin e Ajazin, u kërkua që të vendoset pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja e tyre në shërbim prove.

Lexo edhe:

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

SHKELJET

Hetimet gati 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Referuar hetimeve, vlera e koncesionit që llogaritet rreth 100 milionë euro, është fryrë fiktivisht dhe dhjetëra milionë euro. Para që deri më tani, prokuroria nuk e ka zbuluar se në xhepat e kujt kanë shkuar.

Gjithashtu, lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Në lidhje me këtë dosje, SPAK lëshoi urdhër-arreste vetëm për Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn në Gushtin e vitit të kaluar, por Ilir Beqaj u arrestua më vonë. Ai u vu në pranga në fillim të muajit korrik në lidhje me abuzimin me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që ish-ministri drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), për të cilën është marrë po ashtu i pandehur.

SPAK i akuzonte fillimisht Ilir Beqajn vetëm për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”.

Gjatë seancës paraprake më 21 janar, bazuar në aktet hetimore, gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi u bëri ftesë prokurorëve që të ndryshonin akuzat për Beqajn, Rrjepajn dhe Rrapajn. Në përfundim, ish-ministri, zëvendësi i tij dhe biznesmeni që fitoi tenderin u morën të pandehur për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Etiketa: ilir beqajIlir RrapajKlodian Rrjepajpretencasterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
AKTUALITET

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

11:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

10:43 : 26/06/2025
Para

Mori para për të ndihmuar një subjekt privat, arrestohet punonjësi i OSSH në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com