• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit

09:05 : 22/06/2025
në AKTUALITET

Oborri i Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës është bosh, jo vetëm prej temperaturave të larta. Një pjesë e personelit është thirrur në ministrinë e Infrastrukturës në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur në zyra kryesisht për mbledhje.

Në fillim të javës së kaluar, stafi i kësaj drejtorie u shkurtua me 50 punonjës nga 445 gjithsej – ose më shumë se 10 për qind e totalit.

Kol Caka nga zona veriore e Bajzës në Shkodër është njëri prej punonjësve që ka marrë urdhrin e shkarkimit.

“Vendimi për largimin nga puna është marrë në tetor të vitit të kaluar, dhe sipas kësaj që shkruhet në njoftimin paraprak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës, ky vendim lidhet me me strukturën e re të organikës,” tha ai për BIRN.

Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave i arsyeton shkurtimet kolektive me reformën për ristrukturimin e sektorit hekurudhor në vend, projektet aktuale si dhe situatën e vështirë financiare të shoqërisë.

Lexo edhe:

Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

Një pjesë e punonjësve janë larguar për shkak të ndërprerjes së përkohshme të aktivitetit në segmentin Vorë- Hani i Hotit, i cili do t’i nënshtrohet rehabilitimit, ndërsa pjesa tjetër për shkak të përfundimit të kalendarit të lëvizjes së trenave në linjën Shkodër – Gjorm për shkak të pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout.

“Kjo procedurë është një vendimarrje e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë Hekurudha Shqiptare sh.a, e cila bazohet në kriteret ligjore dhe arsyet e përmendura më sipër, përfshirë situatën ekonomiko-financiare dhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit…,” tha Hekurudha në një përgjigje për BIRN.

Drejtuesit e Hekurudhës thonë se ndërmarrja ka marrë përsipër trajtimin financiar të punonjësve, sipas legjislacionit në fuqi dhe se gjatë komunikimeve kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Sindikatës së Transportit.

“Hekurudha është ndërtuar kryesisht me krahë. Kohët kanë ndryshuar dhe veçanërisht linja e re Durrës- Tiranë që po përfundon kërkon personel të kualifikuar,” thotë Sokol Popoçi, drejtor i Infrastrukturës,

Hekurudha Shqiptare zotëron rreth 395 kilometër linjë gjithsej, por aktualisht funksionon vetëm segmenti Durrës-Elbasan. Ndërtimi i linjave të reja, siç është ajo Tiranë -Durrës, kërkon staf të kualifikuar, numri i të cilëve do të jetë i reduktuar.

Inxhinier Tritan Kaduku, i cili punoi më shumë se 20 vjet në Hekurudhën Shqiptare para se të largohej në emigracion, tha për BIRN, se ky proces është i kahershëm.

“Shkurtimet nga puna në fillim të viteve ’90 kanë qenë masive dhe marrëveshjet mes palëve ishin tepër të vështira. Shkurtimi i numrit të punonjësve lehtësonte edhe fondin e pagave, njëlloj si tani,” thotë Kaduku.

Një nga ish-drejtuesit e Hekurudhës, i cili kërkon që të mos identifikohet, i lidh shkurtimet e herëpasherëshme në Hekurudhë me rënien e eficencës së transportit me trena pas viteve ’90.

Kjo solli edhe rënien e fondit të pagave, duke i detyruar drejtuesit që ta gjejnë zgjidhjen te shkurtimi i numrit të punonjësve. Ky është fenomen i përsëritur dhe statusi i shoqërisë aksionere e lehtësonte vendimarrjen e Këshillit Drejtues për ndryshimet në strukturën e punës.

Shkurtimet që kanë përfshirë këto ditë personelin e Hekurudhës Shqiptare janë bërë të njohura pjesërisht për publikun, por drejtuesit shprehen se shumë shpejt do të kenë një komunikim më të plotë për këtë temë./ BIRN

Etiketa: Hekurudha Shqiptarepunonjesshkarkime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Shqipëria me zjarrfikëse të vjetra dhe 25% më pak punonjës sesa standardi ligjor

08:18 : 14/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet, Eltar Deda toleroi “Bankers”: Mbarojmë punë me të tjerat, Albpetroli do paguhet më vonë

15:43 : 07/08/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

21:42 : 25/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Maliqi: Teatër për të mbuluar masakrën elektorale, skandalet dhe vjedhjet

10:32 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

10:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025
Para

OKB e alarmuar nga sulmet e SHBA ndaj Iranit: Rrezik katastrofik për botën

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com