• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

15:43 : 21/06/2025
në RAJONI

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.

Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Më pas, në një konferencë për media Krasniqi tha se ai u votua në mënyrë unanime dhe nuk pati kundërkandidat.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

“Faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një besim drejt lidershipit tim në katër vjetët e kaluar. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur kundërkandidat”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë fjalimit në nisje të Konventës së PDK-së, Krasniqi tha se partia e tij duhet të udhëheqë me vendin, duke shtuar se Kosova ka nevojë të fokusohet te zhvillimi, siguria, drejtësia, mirëqenie dhe tek integrimi euroatlantik, përkatërisht tek anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Ky është qëllimi ynë, ky është drejtimi ynë”, tha ai.

Krasniqi foli edhe për situatën politike pas mbajtjes së zgjedhjeve të shkurtit. Ai fajësoi fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për mbajtje peng të formimit të institucioneve të reja.

Sipas tij, ndonëse LVV-ja ka dalë e para në zgjedhje, ajo “ka humbur legjitimitetin për të qeverisur”, teksa përsëriti qëndrimin se dëshiron formimin e një ekzekutivi të ri, me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit.

Në zgjedhjet e shkurtit, Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës së Jugut, ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.

Krasniqi tha se partia e tij refuzon të bashkëqeverisë me LVV-në, pasi e fajësoi partinë e udhëhequr nga Albin Kurti për keqqeverisje.

“PDK vazhdon t’i thotë ‘jo’ çdo ideje për bashkëqeverisje që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje sepse kush e solli Kosovën në gjendjen më të rëndë që nga paslufta duhet të shkojë në opozitë”, tha Memli Krasniqi.

Pas katër muajsh që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk ka krijuar institucionet e reja. Deputetët për të 35-tën herë me radhë sot nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë formimit të ekzekutivit të ri.

LVV-ja, që ka të drejtën ekskluzive të nominimit të kryeparlamentarit, ka propozuar Albulena Haxhiun për të drejtuar organin ligjvënës. Por, Haxhiu ka dështuar deri më tani të marrë votat e nevojshme që të zgjidhet në këtë post.

Ndryshe, Krasniqi ishte zgjedhur në postin e kryetarit të PDK-së korrikun e vitit 2021, pasi paraprakisht, për tetë muaj ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së kishte qenë Enver Hoxhaj.

Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga ajo kohë Veseli është në paraburgim në Hagë. Në Hagë është edhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bën pjesë në aktakuzën e përbashkët me Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që të gjithë ish-udhëheqësit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm./REL

Etiketa: Memli KrasniqiPDK

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë/ PDK publikon listën me emrat e kandidatëve për deputetë

12:56 : 13/05/2026
RAJONI

Kriza për presidentin, LVV fton PDK-në dhe LDK-në të propozojnë 3 emra jopartiakë

10:14 : 25/04/2026
RAJONI

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Tahiri: PDK e gatshme të nxjerrë emër për kandidat!

15:23 : 26/02/2026
RAJONI

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për votat me postë, konfirmon fitoren me mbi 50% të Vetëvendosjes

19:42 : 09/01/2026
RAJONI

Nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë, ja kush kryeson te Vetëvendosja dhe PDK-ja

17:05 : 29/12/2025
RAJONI

PDK mban sot Konventën e Përgjithshme, zgjedh kryetarin e ri

14:40 : 17/11/2025
Para

Probleme me energjinë elektrike, reduktohet furnizimi me ujë në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot

TË GJITHA

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom