• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si e nisi aktivitetin “biznesmeni” Dritan Gjika duke shitur tonelata kokainë, lidhja me presidentit ekuadorian

20:34 : 17/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

E shkuara e Dritan Gjikës, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj dhe aktiviteti i tij kriminal, i fshehur në profilin e biznesmenit, ishte temë e emisionit “Në Shënjestër” në News24, këtë të martë.

Në Shqipëri emri i 49-vjeçarit nga Shkodra ka mbetur gati i panjohur edhe pse duket e habitshme se si një burrë mbi të 30-tat si ai, arriti të zhvendosej në këtë moshë në Ekuador dhe nga aty në harkun e pak viteve të kthehej në një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të globit, me një pasuri prej pothuaj 51 milion euro, të llogaritura vetëm si asete të gjetura nga policia ekuadoriane.

Po kush është Dritan Gjika, sot 49 vjeç, që më 26 Maj të këtij viti, u arrestua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe?

Shqiptari nga Shkodra, që për të kishte dy kartela të kuqe njoftimesh nga Interpoli, në akuzat për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale i cili u ndalua në strehën më të madhe të kriminelëve të botës, falë një operacioni të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me kolegët e tyre në Abu Dhabi dhe në Spanjë.

Falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PACHTO 2.0.

Lexo edhe:

Shqiptari në ‘juntën e re të narkotrafikut’/ Çfarë dihet rreth rrjetit që Gustavo Petro lidh me sulmin ndaj Miguel Uribe

Vazhdojnë lidhjen bashkë? Alba Pollozhani tregon raportin me Lim Hotin

Gjika, banesa e të cilit në një lagje luksoze në periferi të qytetit të Guajakil në Ekuador ishte bastisur edhe në shkurtin e vitit 2024.

Por ai nuk ishte gjendur brenda vilës ngjyrë bezhë, aty ku kishte lënë të vetme gruan dhe vajzën e tij të vogël si edhe shumë armë zjarri, të cilat u sekuestruan nga Policia Kombëtare Ekuadoriane.

Personazhi që kishte mbërritur në Ekuador si një vizitor i përkohshëm, por që shpejt ishte kthyer në një nga baronët e drogës jo vetëm brenda këtij shteti latin, por edhe më gjerë duke përmbytur botën me drogë.

Historia pak a shumë e ngjashme e çdo krimineli të sërës së tij, që ishte kthyer sidomos në shqetësim për një vend si Spanja.

Por edhe Belgjika dhe Holanda. Aty ku kishte mundur të dërgonte tonelata me kokainë.

Gjë që e kishte mundësuar njëkohësisht edhe në Amerikën Qendrore.

Ndërsa brenda një nate policia në Spanjë, në një operacion të gjerë, kishte mundur të arrestonte vetëm 31 anëtarë të organizatës së drejtuar nga Dritan Gjika.

Një portret në dukje i kuruar, me një buzëqeshje shumë larg vrazhdësisë së drejtuesve tashmë të njohur të karteleve të drogës në Amerikën e Jugut.

Por që kishte mundur të kamuflonte fare mirë aktivitetin e vërtetë, përtej atij të një biznesmeni të nderuar që kishte ndërtuar për vite me radhë.

Që nga viti 2013, kur kishte mundur të fitonte pas 4 vitesh qëndrimi në Ekuador, shtetësinë e vendit, rendin dhe sigurinë e të cilit më pas do e trazonte herëpashere me bëmat e tij.

Duke u kthyer në një pioner të trafikut të kokainës nga Kolumbia për në Ekuador dhe më pas Evropën Kontinentale apo në pjesë të tjera të botës.

Tonelata me kokainë që u gjetën edhe në një nga bastisjet që policia ekuadoriane bëri në një nga depot e magazinimit të sindikatës së Gjikës, pasi ky i fundit ishte zhdukur pa gjurmë gati një vit më parë.

Një gjenialitet i lindur apo i mësuar, fakt është që Dritan Gjika e nisi mbulimin e aktivitetit të tij të vërtetë kriminal si një biznesmen. Duke u kamufluar si një sipërmarrës që në vitin 2014.

Fillimisht duke hapur dyqane. Dhe më pas duke krijuar dalëngadalë mbretërinë e tij të drogës.

Si dhe një ushtri të madhe njerëzish që i bindeshin dhe i shërbenin, që i rrinin pas vetes. Ku gjjithmonë rezidenca e tij ishte Guajakil, qyteti port më i rëndësishëm i Ekuadorit.

Aty nga ku lëvizte fijet dhe kryente operacione të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ekuadori, që do të kthehej në atdheun e tij të vërtetë.

Që jo vetëm do i siguronte para që as nuk i kishte ëndërruar në një jetë tjetër, por edhe pushtet.

Pasi me forcën dhe karizmën e tij ai arriti që të korruptonte edhe qeveritarë në rangje të larta të drejtimit politik në vendin amerikano-jugor.

Por edhe zyrtarë të lartë në polici, të cilët do të mbyllnin sytë dhe do të bëheshin ura nga ku ai do të kalonte i pashqetësuar tonelatat me drogë, që vinin fillimisht nga Kolumbia dhe më pas stacionoheshin në portin e qytetit të Guajakil, zemra ekonomike e Ekuadorit.

Aty ku më tej merrnin rrugën oqeanike të qumështit të bardhë dhe do të helmonin Evropën dhe pjesë të tjera të globit.

Një karrierë në biznes e shpejtë në ngjitje që e pa Dritan Gjikën, në vitin 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë shtetësinë ekuadoriane, të blinte fillimisht bashkë me një shqiptar tjetër, një kompani të quajtur Cresmark S. A.

Një kompani që merrej kryesisht me eksporte, ku ai mori rolin e drejtorit të përgjithshëm. I njëjti vit kalendarik, ku po Gjika arriti të themelojë bashkë me ortakun e tij ekuadorian, Ruben Cherres, një kompani ndërtimi. Cherres kishte më vete një historik të tijin personal për trafik droge.

Ku gjatë një bastisje që i ishte bërë nga policia ekuadoriane i ishin gjetur 108 pako me kokainë. Por që në vazhdim për shkak të lidhjeve që kishte me kunatin e presidentit ekuadorian Guillermo Lasso dhe disa dëshmive kontroversce në gjyq në favor të tij, ai mundi të dalë i larë në këtë histori.

Lidhja e Cherres me Dritan Gjikën dhe pikërisht bashkëpunimi okult me nivelet e larta të drejtimit në Ekuador, që e bënë shqiptarin një personazh jo thjesht të pushtetshëm, por gati të pathyeshëm në vendimamarrjet e tij në botën e narkotikëve.

Është disi e habitshme të mendosh se si ky personazh që zbriti në Ekuador, pa ndonjë influencë të veçantë, arriti të kishte një pozitë të tillë të admirueshme brenda pak viteve. Duke vendosur diktatin e tij të pazëvendësueshëm në punë që deri më parë i përkisnin si ekskluzivitet vetëm karteleve vendase të drogës.

Por studiuesit e fenomenit Gjika besojnë se ai mund të jetë shembulli i rastit tipik, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur. Siç mund të ketë ndodhur edhe në rastin e tij.

Duke shfrytëzuar pikërisht momentin kur Fronti 48, një fraksion i dalë nga FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë) në luftë të përjetshme me qeverinë kolumbiane, edhe pse u arrit një marrëveshje paqe, këta të fundit, nuk pranuan të dorëzonin armët.

Duke mbajtur kështu territoret e tyre në kufirin midis Kolumbisë dhe Ekuadorit. Por që në mungesë të blerësve ndërkombëtarë të kokainës që prodhonin në territoret e tyre, ata u lidhën me Constru-n.

Një rrjet trafikimi droge që dominonte rrugët për në provincën Sucumbíos të Ekuadorit. Ku mendohet që një nga blerësit e kësaj kokaine të ketë qenë edhe vetë shqiptari Dritan Gjika.

I cili nga ana e tij e filloi tregtinë fillimisht me kuintalë me drogë, dhe më pas me tonelata. Të cilat i fshihte dhe eksportonte nëpërmjet kontejnerëve të kompanisë që kishte themeluar në vitin 2014.

Apo të tjerave me të cilat ishte lidhur ndërkohë dhe që bashkëpunonte ngushtësisht. Por kërkesa e madhe për drogë, sidomos në tregjet evropiane, bëri që shpejt të rritej edhe vetë kërkesa për emrin e personazhit të Dritan Gjikës, si një pikë referimi në tregun e kokainës në Amerikën e Jugut.

Kjo u pa edhe në vitin 2018, kur Gjika bleu aksione edhe në një tjetër kompani eksporti, të quajtur ‘Agricomtrade’.

’31 mln dollarë u pastruan përmes 8 kompanive’,- Lidhja e Dritan Gjikës me biznesmenin italo-argjentinas

Në emisionin e kësaj të marte, ‘Në Shënjestër’ zbuloi detaje të reja nga historia e një prej narkotrafikantëve më të mëdhenj, Dritan Gjikës, lidhjet e tij me kupolën e lartë të policisë dhe politikës në Ekuador si dhe bashkëpunimi me biznesmenë të tjerë që e ndihmuan të fuqizonte aktivitetin e tij kriminal.

Me krijimin e kompanisë ‘Agricomtrade’, Gjika do të dërgonte kokainën përmes bananeve duke furnizuar vende të ndryshme në Evropë, mes të cilëve dhe në Shqipëri, kompania ‘Alba Exotic Fruit’.

Nga hetimet ka rezultuar se ‘Agricomtrade’ kishte dërguar nëpërmjet ‘Alba Exotic Fruit’ më shumë se 150 dërgesa me banane në Shqipëri.

Gjika mendohet se kishte punësuar nënkontraktorë vendas në Ekuador, të cilët kishin për detyrë të ruanin dhe të transportonin kokainën. Kjo gjithmonë sipas raporteve të përpiluara nga zyrtarë të antinarkotikëve.

Një shpjegim përse Gjika nuk ka asnjë firmë të tijën në aktivitetin e drogës. Ku ai herëpashere dinte të shpërblente nënkontraktorët e tij edhe duke i dorovitur me kokainë.

Siç kishte bërë në raste të ndryshme ku u kishte paguar atyre 10 kg kokainë, të cilat nuk u eksportuan, por u shpërndanë midis bashkëpunëtorëve të tij. Shpesh i cilësuar si një njeri i padukshëm.

Ose i dukshëm vetëm për shefat e korruptuar të policisë. Siç ishte dhe lidhja e tij me Tannya Varela. Drejtuese e lartë e policisë në Ekuador nga muaji mars 2021 deri në janar 2022 që sot është në hetim nga prokurori i Ekuadorit, si e lidhur me Dritan Gjikën e cila u shkarkua nga kjo detyrë nga Presidenti i Republikës pikërisht për lidhjet e dyshuara me trafikun e drogës.

Hetuesit në Ekuador besojnë se Varela nisi të ndihmonte Gjikën gjatë kohës që ajo kryente detyrën e saj në një aeroport në provincën e Guayas.

Nga ku mendohet se e ndihmoi atë duke vendosur disa oficerë policie të besuar në vende kyçe me qëllim për të lehtësuar operacionet e tij të trafikimit të drogës.

Por ashtu si çdo perandori edhe ajo e Dritan Gjikës, duket se pati lulzimin dhe rënien e saj. Rënie e cila nga sa kuptohet erdhi nga grykësia që kompanitë e Gjikës patën me kalimin e viteve.

Të cilat dolën jashtë kontrollit për shkak të territorit të madh ku ato shtrinë aktivitetin.

Ashtu siç u bë edhe ortakëria midis kompanive të Dritan Gjikës dhe një biznesmeni italo-argjentinas, të njohur si Mario Sanchez Rinaldi, që operonte në Costa de Sol në Spanjë. I cili u mor seriozisht me pastrimin e parave të organizatës së Gjikës. Si edhe të siguronte rrugë kalimi nga Kolumbia në Evropë.

Tonelata me drogë që vazhdonin të tërbonin autoritetet ligjzbatuese në Evropë. Të cilat tashmë kishin shënuar me rreth të kuq emrin e Dritan Gjikës, si furnitori kryesor që po përmbytte tregjet e tyre me kokainë. Siç ishte edhe një episod që lidhej me një ngarkesë prej 1 tonë kokainë që zbriti në një nga portet e Hollandës gjatë vitit 2020.

Gjika tashmë kishte ndërruar edhe modus veprimi duke sofistikuar gjithmonë e më shumë derdhjen e sasive të tilla të kokainës në Evropë.

Vetëm në vitin 2021, në një ditë të vetme, Gjika dhe Cherres, kolegu i tij më i ngushtë në këtë punë, themeluan 8 kompani, pjesa më e madhe në sektorin e ndërtimit.

Kompani përmes të cilave janë pastruar 31 milionë dollarë. Momenti kur duket se për Gjikën fillojnë edhe problemet me drejtësinë vendase.

E cila çel ndaj tij një hetim, si drejtuesi i një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike. Ku edhe këtu thuhet se një ndihmë i dha Tannya Varela, drejtuesja e lartë e policisë në Ekuador. Që e shpëtoi Gjikën nga ndjekja penale, pasi shpërndau hetuesit e tij në zona të ndryshme të Ekuadorit dhe çështja e tij u mbyll në vitin 2022.

Por kjo mesa duket përkohësisht. Pasi ndërsa çështja e tij duke se u mbyll, ajo u rihap në vitin 2024.

Ndërkohë që Dritan Gjika ishte bërë sërish i padukshëm që nga janari i vitit 2023, ku thuhet se kishte marrë arratinë dhe ishte larguar drejt në një destinacioni fillimisht të paidentifikuar. Por që shpejt u zbulua se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe.

Toka e premtuar për shumë kriminelë nga mbarë bota. Ndërkohë që në Ekuador trazirat kishin pushtuar vendin.

Dhe ortaku i tij në biznes Cherres tashmë ishte vrarë. Ngjarje të cilat çuan edhe në ekzekutimin e gazetarit dhe anëtarit të kongresit Fernando Villavicencio, i cili kishte publikuar fakte rreth lidhjes së Dritan Gjikës me trafikun e drogës.

Si edhe të lidhjes së tij me ish-drejtuesen e lartë të policisë, Varela.

Villavicencio që gjithashtu pretendonte se kunati i Presidentit të Ekuadorit dhe Cherres kishin raporte të ngushta me Gjikën që nga viti 2021.

Një skandal politik që kulmoi edhe me shkarkimin e presidentit Lasso.

Ndërkohë që siç thamë Villavicencio u ekzekutua vetëm një muaj pas këtij shkarkimi, gjatë fushatës së tij për të marrë presidencën.

Por fundi i arratisë së Dritan Gjikës, duket se ishte pikërisht maji i këtij viti

Me një portret tashmë aspak të gëzuar, ndryshe nga ai sa ishim mësuar.

Dhe me një mbishkrim mbi imazhin e tij në gjuhën spanjolle.

‘Capturado’ që në spanjisht do të thotë ‘I Kapur’/ Marrë nga emisioni ‘Në Shënjestër’.

 

 

Etiketa: dritan gjikaekuadorlidhjapastrim parash

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptari në ‘juntën e re të narkotrafikut’/ Çfarë dihet rreth rrjetit që Gustavo Petro lidh me sulmin ndaj Miguel Uribe

16:53 : 11/06/2025
SHOW BIZ

Vazhdojnë lidhjen bashkë? Alba Pollozhani tregon raportin me Lim Hotin

22:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

08:55 : 29/05/2025
AKTUALITET

U arrestua në Dubai, Spanja dhe Ekuadori përplasen për ekstradimin e boss-it shqiptar të kokainës

20:51 : 28/05/2025
AKTUALITET

Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, arrestohet në Dubai 36-vjeçari/ Emri – Detaje

14:26 : 27/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet në Abu Dhabi Dritan Gjika, kreu i mafies shqiptare në Ekuador

20:33 : 26/05/2025
Para

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

TË GJITHA

U kap me armë dhe kokainë, arrestohet i “forti” në Pogradec/ EMRI

08:46 : 18/06/2025

Vritet me armë ish-zyrtari në Greqi

08:41 : 18/06/2025

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:32 : 18/06/2025

Goditen bazat bërthamore e raketore iraniane, Teherani shënjestron me raketa hipersonike

08:28 : 18/06/2025

Gjermania: Një në katër emigrantë do të largohet

08:25 : 18/06/2025

Eliona Pitarka bëhet sërish nënë, gjininë e zbuloi përmes postimit prekës

08:23 : 18/06/2025

Fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi përgënjeshtron lajmin e vdekjes së saj: Hera e dytë që vdes

08:22 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com