• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Strategjia që ndoqi Izraeli, si i dinte Mossad-i vendndodhjet e të gjithë figurave kyçe në Iran

18:31 : 13/06/2025
në BOTA

Operacioni “Luani në Ngritje”, përveç se kishte në shënjestër programin bërthamor iranian, përfaqëson gjithashtu një strategji të qartë eliminimi.

Një strategji tashmë e aplikuar më parë nga Izraeli ndaj armiqve të tij rajonalë si Hezbollahut në Liban apo Hamasit në Gaza, por kësaj here në një nivel më të lartë, pasi objektivi ishin figura kyçe të nomenklaturës iraniane.

Një ndërhyrje me komponentë të thellë sekretë, e nevojshme për të depërtuar thellë në sistem.

Mossad-i

Sipas burimeve të ndryshme, disa nga objektivat janë goditur nga dronë kamikazë të nisur nga “baza” të ngritura fshehtazi nga Mossad-i brenda vetë Iranit. Dronët e vegjël janë futur në vend kontrabandë, ndërsa agjentët në terren kanë studiuar skenën, madje kanë realizuar edhe prova të vërteta. Thuhet se këta dronë janë drejtuar drejt bazës raketore Esfajabad, pranë kryeqytetit.

Lexo edhe:

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë prej luftës në Gaza

Kjo mënyrë veprimi përkujton sulmet e fundit të Ukrainës ndaj bazave të bombarduesve rusë. Edhe në të kaluarën janë regjistruar sulme të ngjashme (si në Isfahan, në vitin 2023), që kanë shërbyer jo vetëm për të mbajtur presion ndaj regjimit iranian, por edhe si teste për një ofensivë më të gjerë e të koordinuar.

Detajet e dala në media dëshmojnë planifikim afatgjatë, aftësinë për të vepruar në “territor armik”, ndihmën e brendshme dhe përdorimin e teknologjisë së manovrueshme. E gjitha kjo është bërë e mundur nga një rrjet i gjerë dhe i konsoliduar që ka mundur të afrohet shumë pranë objektivave, falë një “kolone të pestë” e përbërë edhe nga shtetas lokalë, ndërtuar ndër vite.

Oficerët e vrarë

Bilanci i viktimave është ende i paqartë, por janë zbuluar disa emra të zyrtarëve të lartë të vrarë, rreth njëzet. Mes tyre:

  • Komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mohammad Bagheri
  • Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gholam Ali Rashid

Në gjendje të rëndë ndodhet edhe Ali Shamkhani, këshilltar i liderit suprem Ajatollahut Khamenei dhe një nga njerëzit më me ndikim në regjimin iranian.

Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite (IDF), në listën e viktimave përfshihet edhe Amir Ali Hajizadeh, kreu i divizionit ajror dhe arkitekti i arsenalit raketor iranian, një figurë e rëndësishme, e nderuar me medalje nga vetë Khamenei pas sulmeve ndaj Izraelit.

Ai ndodhej në një dhomë komanduese të nëndheshme, së bashku me disa bashkëpunëtorë: Taher Foor, drejtuesi i sektorit të dronëve dhe Davoud Shaykhiyan, koordinator i mbrojtjes ajrore.

Edhe ata të dy u vranë në sulm.

Pas kësaj goditjeje, regjimi iranian u përpoq të rifillonte komandën duke emëruar gjeneralë të rinj: Ahmad Vahidi mori drejtimin e Gardës Revolucionare dhe Habibollah Sayyari u vendos në krye të ushtrisë.

Ajo që habit është fakti se strukturat ushtarake nuk morën masa sigurie, megjithëse një sulm dukej i pashmangshëm, çfarë përsëriti skenarin e eliminimit të drejtuesve të Hezbollahut në Bejrut, të ndjekur e të gjetur edhe brenda bunkerëve.

Tre pika e përmbledhin sulmin:

  • Inteligjenca izraelite kishte njohuri të sakta për vendndodhjen e zyrtarëve, pavarësisht gjendjes së alarmit.
  • Qëllimi mund të jetë nxitja e një efekti domino brenda Iranit, me pasoja politike dhe tronditje të opinionit publik.
  • Goditja ndaj figurave të nivelit të lartë thekson dobësinë kronike të shërbimeve iraniane të sigurisë, një problem i vjetër, i dëshmuar edhe nga vrasja e Ismail Haniyeh në Teheran në korrik 2024, në një dhomë të mbrojtur nga Garda Revolucionare.

Shkencëtarët

Në një nivel tjetër, strategjia e eliminimit ka goditur edhe sektorin shkencor të lidhur me programin bërthamor. Sipas të dhënave, janë vrarë të paktën shtatë shkencëtarë, mes tyre:

  • Fereydon Abbasi-Davari – ish-drejtues në entin atomik shtetëror, i cili i mbijetoi një atentati në 2010. Në këtë rast u vra së bashku me gruan dhe fëmijët.
  • Mohammad Tehranchi – studiues i përfshirë në projektet e armatimit bërthamor, por që kishte mbajtur një profil të ulët.
  • Abdulhamid Minouchehr dhe Ahmadreza Zolfaghari – profesorë universitarë dhe pjesë e një brezi specialistësh që kanë ndihmuar Iranin në rrugën e tij drejt kapaciteteve bërthamore.

Të gjithë këta kishin qenë prej kohësh në shënjestër të Izraelit. Fushata filloi që në vitin 2001 me vrasjen e një eksperti raketor, e ndjekur nga misione të fshehta ku janë përdorur atentatorë me armë zjarri apo eksplozivë magnetikë të vendosur në automjete.

Kulmi i kësaj vale ishte eliminimi i Mohsen Fakhrizadeh, “babait” të programit bërthamor iranian, vrarë në një atentat të sofistikuar në nëntor 2020 me një mitraloz të komanduar nga distanca, një tjetër dëshmi për shkallën e lartë të infiltrimit, të cilin Teherani, pavarësisht rrjetit të gjerë të mbikëqyrjes, nuk ka arritur kurrë ta mbyllë.

Etiketa: IranIzraeliMossadsulmi

Lajme të lidhura

BOTA

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025
BOTA

Mbi 66 mijë palestinezë të vrarë prej luftës në Gaza

20:14 : 01/10/2025
BOTA

SHBA garanton Katarin me urdhër presidencial: Çdo sulm ndaj jush, prek interesat amerikane

18:55 : 01/10/2025
BOTA

Iranianët në ankth nga ndikimi i sanksioneve të rikthyera të OKB-së

08:52 : 30/09/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
BOTA

OKB: Sulmet ajrore izraelite në Gaza ndodhin çdo 8 ose 9 minuta

08:53 : 28/09/2025
Para

Izraeli nis valë të re sulmesh, shënjestron objektin bërthamor "Fordow". Vret dhe shefin e Forcave Quds

TË GJITHA

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025

Abilekaj: Rama qeveris me paranojë, nuk pranon që askush të vërë në dyshim autoritetin e tij

22:06 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com