• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kam një muhabet”/ Kush është 32-vjeçari që i mori jetën kushëririt në Klos! Pas krimit telefonoi të motrën

09:10 : 12/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme (11 Maj) në fshatin Xibër të Klosit!

Hazbi Velsula, 32 vjeç, dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, 65-vjeçarin Selim Velsula, i cili mbrëmjen e së mërkurës u gjet pa shenja jete, pranë pronës së tij, me plagë të shumta në trup të shkaktuara me thikë.

Autori i dyshuar, Hazbi Velsula

Viktima mësohet se jetonte prej vitesh në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë.

Si ndodhi ngjarja

Lexo edhe:

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy të rinjtë/ EMRAT

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

Rreth orës 16:00, 65-vjeçari i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente kushëriri i tij, 32-vjeçari Hazbi Velsula, i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër, i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”. Më pas e ka sulmuar me thikë duke e goditur disa herë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda.

Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja duke u arratisur.

Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.” Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori.

Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në një njoftim zyrtar, policia bën të ditur se pas vrasjes së kushëririt të tij, autori i krimit ishte strehuar në banesën e të vëllait.

Autori u kap në mesnatë nga shërbimet e DVP Tiranë, në Allias.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.

Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Etiketa: Hazbi VelsulaKlosSelim velsulavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy të rinjtë/ EMRAT

19:44 : 13/06/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025
BOTA

Izraeli sulmon objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit, prang lufte në Lindjen e Mesme

08:56 : 13/06/2025
AKTUALITET

Vrasja në Klos/ Flet kushëriri i viktimës: Autori ka qenë në depresion

10:14 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Martinin nuk e vrau videoja që doli”, avokati i familjes Cani: Ngjarja nuk solli reflektim! Kemi kërkuar gjyq publik

09:58 : 12/06/2025
AKTUALITET

Vrasja në Klos/ Policia: Kushërinjtë u konfliktuan fizikisht para krimit, autori u fsheh te i vëllai

09:33 : 12/06/2025
Para

Rrëfimi i detektives Shkënda Lili: Si gruaja e një polici tentoi të më rrëmbejë vajzën tek pallati

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com