ë shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë ishte lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq.
Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja duhet t’i kthente lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti nuk po mundet të marrë paratë. Pas transmetimit të rastit, Bexheti tha se avokatja Klotilda Kola i ka dhënë një pjesë të parave, duke i premtuar që pjesën e mbetur, rreth shtatë milionë lekë, t’ia jepte në fund të muajit mars. Por nga ky moment, zonja Kola u zhduk.
“Të shoqin e kam gjetur në Tiranë. Nuk kam se çfarë të jap tha, do mundohem që të jap gjysmat e tyre në fund të shtatorit. Janë pesë milionë e 600 mijë sepse herën e parë ktheu shtatë milionë. Por, tani ajo është zhdukur. Unë i bëj thirrje Klotildës që të vijë të hapë telefonin dhe të flasë me mua. Ato lekët le t’i japë edhe në dy këste nuk ka problem. Mjafton që të hapë telefonin dhe të flasë me mua”, tha denoncuesi.
“Stop” u rikthyer edhe një herë në Lushnje, pasi qytetarja Mimoza Sema na tregon, se ka rënë pre e avokates Klotilda Kola, duke i dhënë 3800 euro, për një padi për vete dhe të shoqin, për njohjen e vjetërsisë në punë dhe përfitimin e pensionit.
“Vjet në maj unë bëra moshën për të dalë në pension. Unë erdha këtu për të bërë dokumentet, por më mungonin disa vite pune. Por, duke qenë se unë nuk arrija që të gjeja këto vite pune, u drejtova tek një avokate 30-vjeçare, që punon që qytetin tonë të Lushnjes, e quajnë Klotilda Kola. I thashë që kam këtë problem, më tha që ta zgjidh unë në vend. Më kërkoi 800 euro që bëhet gjyqi për të gjetur vitet e punës dhe më tha që dy mijë euro si kapar. Në këtë kohë duke folur me tim shoq, i thashë për këtë gjë dhe më tha që meqë ‘edhe mua më mungojnë dy vjet’ si oficer që ka qenë edhe ai në rrethin e Lushnjes, më tha thoi që të më ndihmojë edhe mua. U ktheva përsëri, bisedova me Klotildën dhe më tha që e bëj unë në vend. 800 gjyqi dhe 200 që t’i kem unë. Me besimin e plotë si avokate përsëri i dhashë lekët. Në kohën që ne mbarojmë çdo gjë më tha mua, këto dy mijë euro do të kthehen direkt mbrapsht. Unë flisja për një vit rresht me këtë, më merrte çdo ditë, më shkruante në mëngjes, o trëndafil dhe në darkë më thoshte ti je ilaçi im, unë shoqet i kam të rralla. Më thoshte që punët i kemi vënë në vijë, mos ki merak. Kemi dy muaj që nuk flasim më”, tha Mimoza Sema.
Prej 2 muajsh Mimoza thotë, se ka humbur kontaktet me avokaten dhe gjyqi nuk është askund.
“Kam dy muaj që e kërkoj, kam pyetur edhe shoqërinë time. Kam ardhur kam trokitur në zyrë, por dera ka qenë e mbyllur”, shton më tej Mimoza Sema.
“Stop” verifikoi, që zyra e avokates është e mbyllur e po kështu në Gjykatën e Lushnjes nuk ka asnjë padi të regjistruar në emër të bashkëshortëve Sema.
Qytetarja: Avokate Klotilda Kola!
Informacioni: Po!
Qytetarja: Më ka regjistruar për kërkimin e pensionit për mua dhe për tim shoq?
Informacioni: Ma thuaj emrin!
Qytetarja: Mimoza!
Informacioni: Mimoza Sema, nuk ka.
Qytetarja: Nuk ka asgjë të regjistruar?
Informacioni: Jo!
NëDhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, thotë që Klotilda Kola është pa licence dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se tetë vjetësh.
“Klotilda Kola ka qenë avokate e Dhomës së Avokatisë Lushnje, ka mbi tetë vjet që ajo nuk ushtron më profesionin e avokates. Pasi e drejta e saj është mohuar ose më saktë është vetëmohuar duke mos paguar tarifën e avokatit, e cila paguhet vit për vit. Klotilda nuk ka licencë edhe nuk është e regjistruar në zyrën e tatimeve. Ka vite që e ka ushtruar këtë profesion, jashtë dhomës. Kam dije për rastet e regjistruara, më kanë ardhur qytetarët dhe ua kam shpjeguar në lidhje me aktivitetin e saj dhe u kam thënë që aktiviteti i saj ka qenë i paligjshëm. Klientët janë mashtruar. Si Dhomë Avokatie nuk kam të drejtë që t’i drejtohem Komisionit të Ankimit në Tiranë për arsye se ajo nuk është avokate. Në rastin konkret jemi përpara një mashtrimi dhe ushtrimit të një të drejte që nuk të takon që ta ushtrosh, të drejtën e profesionit të avokatit. Është vjedhje. Më kanë ardhur qytetarë të tjerë, ka mbi n jë muaj e gjysmë, nuk e kam parë, di që është larguar”, tha Kozma Jano.
Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe./tvklan