• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
në BOTA

Dhjetëra mijëra protestues spanjoll u mblodhën në qendër të Madridit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez, e cila po përballet me një valë akuzash për korrupsion.

Në protestën e thirrur nga Partia Popullore (PP) me sloganin “Mafia apo demokraci” morë pjesë rreth 50 mijë protestues, sipas autoriteteve. Ndërkohë organizatorët flasin për rreth 100 mijë persona në shesh.

Demonstruesit mbanin pankarta me mesazhe si “Sánchez tradhtar” dhe “Qeveria të dorëhiqet”.

Qeveria dhe rrethi i ngushtë i kryeministrit spanjoll janë përballur gjatë vitit të fundit me akuza të shumta korrupsioni.

Presioni ndaj Partisë Socialiste (PSOE) është rritur edhe më shumë pas zbulimeve për një fushatë shpifjeje ndaj një njësie policore që po heton anëtarët e familjes së kryeministrit Sanchez, më konkretisht bashkëshorten, Begoña Gómez, të vëllain, David Sánchez dhe figura të tjera të larta politike si ish-ministri i Transporteve, José Luis Ábalos.

Lexo edhe:

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

Rama fotografohet në Spanjë, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal në ‘Bernabéu’

Leire Díaz, ish-anëtare e PSOE-së, e cila dha dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve, mohon se ka vepruar për llogari të kryeministrit apo partisë, duke thënë se ishte duke bërë një hulumtim për një libër mbi korrupsionin.

Kryetari i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, kërkoi sërish zgjedhje të parakohshme, duke theksuar nevojën për një “revolucion të ndershmërisë dhe lirisë”.

Nga ana e tij, kryeministri Sánchez akuzoi opozitën dhe mediat për “fushatë ngacmimi dhe sulmesh” ndaj tij dhe familjes, duke i cilësuar akuzat ndaj bashkëshortes së tij si të fabrikuara me qëllim rrëzimin e tij politik.

Begoña Gómez, gruaja e kryeministrit, është nën hetim për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në marrjen e sponsorizimeve për një program universiteti, një çështje e ngritur nga grupi me lidhje të djathta ekstreme, Manos Limpias.

Edhe vëllai i kryeministrit, David Sánchez, përballet me akuza për ndikim të paligjshëm, të cilat ai i mohon.

Nga ana tjetër, Partia Popullore, e cila ishte në qeveri deri para shtatë vitesh, është gjithashtu në shënjestër për mënyrën se si trajtoi përmbytjet në Valencia dhe menaxhimin e krizës së pandemisë në rajonin e Madridit.

Presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, po përballet me kritika për protokollet ndaj Covid-19 dhe hetime ndaj partnerit të saj. Ky i fundit akuzohet për mashtrim fiskal dhe falsifikim dokumentesh lidhur me disa kontrata për importin e maskave gjatë pandemisë.

Qeveria spanjolle u përpoq të minimizojë protestën, duke e cilësuar si shenjë dëshpërimi të Partisë Popullore. Ministrat publikuan foto dhe mesazhe për të treguar se pjesëmarrja në të ishte e ulët.

“Janë vërtet të nervozuar sepse kanë mbushur Sheshin e Spanjës me fyerje, por jo me njerëz… Teksa ata hedhin baltë, ne ecim përpara”, tha ministri i Transformimit Digjital, Óscar López.

Etiketa: korrupsionkryeministriPedro SanchezprotesteSpanjezgjedhje te parakohshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Rama fotografohet në Spanjë, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal në ‘Bernabéu’

21:51 : 04/10/2025
AKTUALITET

Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, goditen 4 banda kriminale

20:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Begaj i bindet Ramës, cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

16:03 : 01/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
Para

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

TË GJITHA

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit! Roli i Amant Josifit, ish-ortakut të Olsi Ramës

16:01 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com