• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë ku tha se Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës janë përfshirë në procesin zgjedhor. Vangjeli tha se Presidenca vendosi në dispozicion të PS-së kabinetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ajo shtoi se kjo ishte arsyeja që në datën 30 Maj, Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën e tij drejtuar Presidentit për mosndërhyrje të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik nga ana e këtij institucioni.

Sipas saj, kjo kërkesë lidhej me emrin e Ilirjan Rusmali, pjesë e kabinetit të Presidentit Begaj, i cili mban njëherazi detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke sjellë si pasojë shkeljen e dispozitave ligjore nëpërmjet cenimit të parimit të neutralitetit politik dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Gjithashtu Vangjeli tha se Shkolla e Magjistraturës ka vënë në dispozicion të Partisë studentët e saj. Demokratja tha se kandidatja për gjyqtare sipas listës përfundimtare të publikuar në 13 Maj nga këshilli drejtues i shkollës së magjistraturës, Shila Vital Ballhysa, rezulton njëherësh përfaqësuese e PS në KQZ (eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS).

Vangjeli tha se Partia Demokratike kërkon me urgjencë nga Presidenti i Republikës dhe Shkolla e Magjistraturës të distancohen me veprime konkrete nga këto paligjshmëri në të kundërt, mosveprimi i tyre, sipas saj, dëshmon se përzierja e PS me strukturat që prezumohen të jenë të paanshme në vlerësimin e procesit zgjedhor sjell si pasojë vetëm farsa elektorale.

Lexo edhe:

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Presidenca vendosi në dispozicion të partisë – shtet kabinetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo ishte arsyeja që në datën 30 Maj, Grupi Parlamentar i PD paraqiti kërkesën e tij drejtuar Presidentit për mosndërhyrje të Institucionit të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor dhe ruajtjen e neutralitetit politik nga ana e këtij institucioni.

Kjo kërkesë lidhej me emrin e Ilirjan Rusmali, pjesë e kabinetit të Presidentit Begaj, i cili mban njëherazi detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke sjellë si pasojë shkeljen e dispozitave ligjore nëpërmjet cenimit të parimit të neutralitetit politik dhe përfaqësimit të unitetit të popullit.

Përjashtimi i Rusmalit nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, ka qenë objekti i kërkesës së PD -ASHM në datën 2 Qershor duke arsyetuar sjelljen dhe vendimmarrjet e tij në cilësinë e anëtarit të KAS-it haptazi kundër palës ankuese, subjektit zgjedhor ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, dhe përfaqësuesve të saj ligjor, duke krijuar arsye serioze për njëanshmëri, në mbështetje të nenit 42, pika 2, të Kushtetutës, nenit 6, pika 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe nenit 135 të Kodit Zgjedhor.

Kërkesa e mësipërme sigurisht u rrëzua nga KAS duke mos pranuar përjashtimin e Rusmaliׅ.

Nga ana tjetër, Shkolla e Magjistraturës ka vënë në dispozicion të Partisë studentët e saj, kështu kandidatja për gjyqtare sipas listës përfundimtare të publikuar në 13 Maj nga këshilli drejtues i shkollës së magjistraturës zonja Shila Vital Ballhysa, rezulton njëherësh përfaqësuese e PS në KQZ (eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS).

Partia Demokratike kërkon me urgjencë nga Presidenti i Republikës dhe Shkolla e Magjistraturës të distancohen me veprime konkrete nga këto paligjshmëri në të kundërt, mosveprimi i tyre dëshmon se përzierja e PS me strukturat që prezumohen të jenë të paanshme në vlerësimin e procesit zgjedhor sjell si pasojë vetëm farsa elektorale si ajo e 11 Majit 2025, përshkruar më së miri në Raportin Paraprak të OSBE/ODIHR

Etiketa: opozitaPDshkolla e magjistraturesvangjeli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025
Para

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com