• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 10 ditëve duhet të nisë procesin e numërimit të votave në Tiranë.

Gjatë këtyre ditëve komisioni zgjedhor duhet të gjejë një vend të përshtatshëm ku do të hapen 1282 kutitë e Tiranës, dhe 44 kuti të Dibrës. Mësohet se po negociohet sërish me federatat sportive për të marrë sërish në përdorim Parkun Olimpik ku u numërua vota e diasporës. Dhjetëra punonjës do të rekrutohen për të rinumëruar Tiranën, e cila ka gati 450 mijë fletë votimi që do të kontrollohen dy herë, raundi i parë për votën e partive, e raundi i dytë për votën mes kandidatëve.

Po ashtu KQZ-së i duhet të bëjë gati pjesën teknike, energjinë elektrike, tavolina, karriget, monitorët, kamerat, internetin dhe rrjetet kompiuterike që do të rivendosen aty për të ofruar transparencë për të gjithë. Po ashtu, një grup i posaçëm do të punojë për të veçuar në magazinë kutitë e Tiranës, dhe për t’i sjellë për rinumërim sipas një rendi të caktuar e të sigurtë. Të gjitha këto përgatitje, do të kërkojnë të paktën 10 ditë kohë. I gjithë ky proces sfidues, shoqërohet edhe me një faturë financiare, të cilën KQZ nuk e ka të qartë në këtë moment.

Hapja e të gjitha kutive të Tiranës, do të thotë rinumërim i 1/3 së votave të të gjithë Shqipërisë. Nisja e saj pas 10 ditësh, shto edhe kohën për numërim nga e parë dhe sa do të duhet më tutje edhe në Kolegj Zgjedhor, e zvarrit shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve deri në mes të verës. Ky proces nuk u miratua nga të gjithë anëtarët e KAS, por vetëm nga dy anëtarët e PD-së në të, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

PD shpreson aty të gjejë vota për të marrë një mandat të 14-të, duke ia hequr Mundësisë së Agron Shehajt. Ilir Alimehmeti nga ana tjetër, dyshon se votat ia kanë vjedhur e ai ka marrë më shumë vota se Jorida Tabaku që aktualisht ka fituar një mandat me 2400 vota avantazh. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ditën e enjte që të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Gjatë seancës, KAS shqyrtoi disa kërkesa ankimore, për të cilat mori disa vendime.

Lexo edhe:

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

Lidhur me kërkesën e dy anëtarëve, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që të gjitha kutitë e votimit të qarkut Tiranë të rinumërohen. Konkretisht do rinumërohen votat në 1282 qendra votimi në të gjithë qarkun Tiranë, për partitë e kandidatët, për gjetjen e provave për pretendimet e Partisë Demokratike. PD ka parashtruar disa argumente për atë që e cilëson “farsë elektorale”, që nga përdorimi i administratës zgjedhore, falja e gjobave nga qeveria apo bonusi që iu dha pensionistëve. Argumente që bazuar edhe në Kod Zgjedhor, janë pranuar nga ana e KAS.

Ndërkohë pritet një vendimmarrje e dytë për datën kur ky proces do të ndodhë, ku me shumë gjasë do kryhet te Parku Olimpik. Po kështu KAS shqyrtoi edhe kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit. PD kishte kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit dhe organizimin e një rivotimi, duke argumentuar se procesi kishte parregullsi të cilat ndikuan në përfundimin e zgjedhjeve. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së, duke e argumentuar vendimin me mungesën e provave të nevojshme për të ndryshuar rezultatin.

Për pasojë, votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu, vendosi që të hapen kutitë e votimit për votat preferenciale për qarkun e Dibrës. Dy anëtarët e opozitës në KAS vendosën që të rinumërohen 44 qendra votimi, me qëllim shqyrtimin e votave për kandidatët e Partisë Demokratike, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Etiketa: numerimvotazgjehdje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Manjani: Rinumërimin e votave për Tiranën s’do e bëjnë më komisionerët politikë, por administrata e KQZ

22:24 : 05/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ka parregullsi”/ Elton Roshi kërkon rinumërimin e votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

17:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Punonjësi i postës në Itali nën akuzë për manipulim votash, bëri foto me fletët dhe e hodhi në FB

20:55 : 03/06/2025
Para

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com