• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Foto-Video/ Napoli në festë! 200 mijë tifozë në shëtitore për paradën e kampionëve të Italisë

19:53 : 26/05/2025
në SPORT

Një det i vërtetë ngjyrë kaltër ka ‘përmbytur’ Lungomaren Caracciolo këtë pasdite, ku rreth 200 mijë tifozë napolitanë janë mbledhur për të festuar titullin e katërt kampion të Italisë të fituar nga skuadra e zemrës së tyre.

Nën ritmet e “Pedro Pedro” të Raffaella Carrà, autobusët e hapur të ekipit kanë përshkuar afërsisht tre kilometra rrugë, që nga Piazza Vittoria deri në zonat qendrore buzë detit, duke sjellë entuziazëm dhe emocione të paharrueshme.

Kapiteni Giovanni Di Lorenzo, bashkë me gjithë ekipin dhe stafin, ka ngritur lart kupën e titullit të Serisë A, përballë një turme që nuk ndalej së brohorituri. Tromba, flamurë, tymuese dhe këngë kanë krijuar një atmosferë elektrizuese që prej mëngjesit.

Për mbarëvajtjen e festës janë angazhuar mbi 1.000 forca sigurie, ndërsa janë vendosur katër ekrane gjigante për t’u mundësuar të gjithëve ndjekjen e parakalimit.

Për të shmangur turmat e tepërta dhe për të menaxhuar më mirë sigurinë, klubi vendosi që parada të zhvillohej ditën e hënë, në orën 15:00. Gjithçka nisi zyrtarisht kur skuadra u nis nga moli Pisacane, në praninë edhe të kryetarit të bashkisë, Gaetano Manfredi, për të zbarkuar më pas në molin Luise, prej nga ku filloi edhe sfilata madhështore.

Lexo edhe:

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

“Ag4in”: Një festë për historinë

Slogani i zgjedhur për këtë sukses ishte “Ag4in”, në nderim të titullit të katërt në historinë e Napolit. Një autobus i dedikuar ishte për lojtarët, ndërsa një tjetër për presidentin Aurelio De Laurentiis, stafin teknik dhe drejtuesit. Zjarrfikësit freskuan tifozët herë pas here me ujë për shkak të temperaturave të larta, ndërkohë që flamurër e kaltër të Napolit e bënë Lungomaren të duket si një det futbolli.

Parada zgjati rreth një orë e gjysmë, dhe pas përfundimit, skuadra u largua sërish drejt një vendi të fshehtë, ku në mbrëmje ishte planifikuar një festë private.

Napoli kampion, qyteti i festës

Ky triumf nuk është vetëm sportiv, por edhe social e emocional, një shpërthim krenarie për një qytet që jeton dhe frymon për futbollin. Napoli është sërish në majë të Italisë, dhe festa në Lungomare do të mbetet gjatë në kujtesën e një populli që i dhuron botës një tjetër shembull të dashurisë për skuadrën e zemrës.

Etiketa: festëNapoliSerie A

Lajme të lidhura

BOTA

Shpërthim në një fabrikë në Napoli, një i vde*ur dhe dy zjarrfikës të plagosur

18:11 : 09/09/2025
SPORT

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

19:01 : 02/09/2025
SPORT

Conte nuk e do në skuadër këtë vit, Napoli huazon futbollistin shqiptar në Serie B

20:19 : 01/09/2025
BOTA

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025
SPORT

Jadon Sancho transferohet në Serie A

18:32 : 15/08/2025
SPORT

Datat/ Sezoni i ri futbollistik, kur nisin kampionatet kryesore europiane

20:44 : 14/08/2025
Para

Plani Meloni–Rama/ Si BE po e kthen Ballkanin në 'kosh mbeturinash'

TË GJITHA

“UEFA dhe FIFA na dënojnë për idiotësira”/ Vuçiç: Ndeshja Serbi-Shqipëri do luhet në Leskovac

16:27 : 14/09/2025

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025

Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon 5 avionë F-35 në Porto Riko

15:57 : 14/09/2025

Vetëvrasja e shqiptarit në qendrën e azilit në Angli, zbardhet raporti i hetimit: Nuk duhej çuar në anije

15:55 : 14/09/2025

Diellë-kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

15:45 : 14/09/2025

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

15:38 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com