• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit

21:29 : 20/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Më 7 maj të këtij viti, rreth mesditës, në fshatin Tpla të Krumës në Has ndodhi një vrasje. 41-vjeçari Ylber Jaku vrau komshiun e tij 34-vjeçar, Reshit Sallahun. Por çfarë kishte pas kësaj vrasjeje?

Babai i autorit të vrasjes Agim Jaku, tregon për emisionin “Stop” se familja e tij ka një konflikt me fqinjët Sallahu që nga viti 2007 për një rrugë kalimi. Situata ishte rënduar tre vitet e fundit për kanalin vaditës që ndante pronën e Jakut dhe Sallahut. Agimi thotë se është kërcënuar dhe dhunuar ai dhe familjarët e tij disa herë.

Vajza e Agimit jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë. Ajo tregon se gati 3 javë para vrasjes, në prill 2025, ishte kthyer në Shqipëri për të takuar familjen. Atë ditë ajo është kërcënuar dhe ofenduar nga viktima, djali i familjes Sallahu. Zonja kërkoi ndihmën e policisë që e përcolli në komisariatin e Krumës, ku as u prit e as u dëgjua.

Vajza e familjes Jaku: Më vjen shumë keq, njëherë që ndodhi me mua dhe në radhë të dytë që ndodh me prindërit e mi vazhdimisht. Prindërit e mi shahen, ofendohen dhe ka ndodhur edhe në prezencën e policisë… Si e komentoni këtë gjë? Çfarë duhet të bëj?

Inspektori Fatmir Çaushi: Unë quhem Fatmir Çaushi! Jam inspektor rendi, jam i gatshëm sot bashkë me kolegët e mi. Shtetasi Agim Jaku ka bërë një telefonatë ku kërkon për ndihmë për një kanal. Unë jam në dijeni të konfliktit që ka familja e babait tënd me famijen e këtij zotërisë. Këto janë konflikte që jo i di unë, i di prokurori e gjykatë, i dinë te kryeministri e më poshtë. Ne jemi një hallkë e shtetit, ligjzbatues, nuk japim drejtësi, parandalojmë konflikte. Për sharje, për fyerje, për kanosje, po aty je e mirëpritur 24 orë në komisariatin …ëëë.

Lexo edhe:

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

“Merret gjykata… budallaçkë!”/ Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

Vajza e familjes Jaku: Për atë telefonova…

Inspektori Fatmir Çaushi: Që të kanë kërcënuar, hajde në komisariatin e policisë, bëni kallëzim tek OPGJ, OPGJ kryen veprimet proceduriale.

Të nesërmen ajo u drejtua në Prokurorinë e Kukësit, ku u prit nga prokurorja e gatshme, por sërish nuk gjeti zgjidhje. Prokurorja i tha se ishte në dijeni për konfliktin e dy familjeve dhe e këshilloi t’i drejtohej gjykatës për fyerjet dhe ofendimet që kishte marrë nga viktima një ditë më parë.

Vajza e familjes Jaku: Unë vij nga Hasi për të bërë një kallëzim. Më kanë drejtuar për në Kukës, nuk ma kanë pranuar kallzimin në komisariat, më kanë drejtuar për në Kukës dhe konkretisht me zonjën Vima Kapaj.Tani, familja ime ka një problem të vjetër me komshinjtë që ne në mënyrë të vazhdueshme kërcënohemi, shahemi, ofendohemi nga ata dhe kjo gjë ka ndodhur dje. Unë kam ardhur me pushime, nuk jetoj në Has dhe njoftova policinë, si diçka që të gjejnë një zgjidhje, ta thërrasin, t’ia tërheqin pak veshin që të mos përdorin këto fjalë, gjëra të tilla dhe s’po merren fare masa….

Prokurorja Vilma Kapaj: Unë kam folur me oficerin që më përcolli edhe shqetësimin tuaj, por procedura në fakt nuk ndiqet nga ne si organ akuze, por duhet të bëni kërkesë direkt në gjykatë.

Një ditë para vrasjes, më 6 maj, babai i autorit të ngjarjes, Agim Jaku, po shkonte me makinën e tij në shtëpi për të marrë gruan dhe për të shkuar në një ceremoni mortore. Ai mori gruan në makinë dhe në momentin që do të niseshin goditen me sëpatë nga vajza e komshiut, 21-vjeçarja Artjola Sallahu.

Të moshuarit përfunduan pa ndjenja dhe i dërguan me plagë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pasi u përmend, Agimi njofton djalin, Ylber Jaku, duke i thënë se kishte bërë aksident me makinë. Por 41- vjeçari Ylberi Jaku e kishte marrë lajmin nga mediat që prindërit ishin masakruar. Ai i vizitoi në spital dhe u largua në fshatin Tpla në Krumë. Agimi lajmëroi policinë e Krumës, shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve, por asnjë masë nuk u mor.

Shefi i krimeve Petrit Mustafa: Po, o gazetar! Të lutem! Shumë faleminderit, që more edhe policia është në shërbim të komunitetit! Ju lutem, për çdo lloj informacioni, bëni kërkesë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Krumë…!

Sipas informacioneve, Ylber Jaku me një armë priste në kushtet e depresionit psikologjik të hakmerrej ndaj djalit të familjes që i masakroi prindërit.

Sipas ekspertëve, vrasja do të ishte parandaluar sikur shefi i komisariatit ose shefi i krimeve, do të kishin shkuar apo çuar një patrullë policie në shtëpinë e Agimit. Tragjedia ka ndodhur si rrjedhojë e mosfunksionimit të institucioneve.

/Emisioni “Stop”

Etiketa: Agim JakuArtjola SallahuHaskonfliktiproneRyshyt SallahuvrasjaYlber Jaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

07:54 : 12/06/2025
AKTUALITET

“Merret gjykata… budallaçkë!”/ Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

21:20 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

12:43 : 11/06/2025
AKTUALITET

DETAJET/ Borxhi i pashlyer “molla e sherrit” te “Ali Demi”, një person qëlloi me armë në ajër

10:06 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Altin Ndoci do e vrisnin në varrimin e vëllezërve Haxhia”/ Alibej: Besmir ka marrë pjesë në 3 atentate

13:10 : 10/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

12:51 : 10/06/2025
Para

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

TË GJITHA

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025

Lewandowski i doli publikisht kundër, trajneri Probierz dorëhiqet nga Polonia

16:50 : 12/06/2025

Legjenda e Dinamos, Sejdini: Shqipëria nuk di të luajë në sulm, mbetemi ekip i vogël

16:41 : 12/06/2025

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025

Barazimi fatal ndaj Letonisë, Mirel Josa tregon se ku gaboi Sylvinho

16:26 : 12/06/2025

OKB: Irani ka shkelur obligimet bërthamore

16:24 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com