• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DOSJA/ Si u ekzekutua Kristian Marku, dëshmitë e Erald Cenajt dhe pronarëve të makinës së vrasësve

21:02 : 20/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë këtë të martë detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me pseudonimin Kristi Bardhi, i çili ishte viktima më e fundit e një konflikti të përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi, një sagë hakmarrjeje e gjatë me rrënjë në Rrëshen dhe degë në Europë.

Një konflikt i trashëguar që nuk njohu asnjë kompromis dhe nuk kurseu jetë njerëzish për dekada me radhë. Tashmë, edhe emri i tij shtohet në listën e gjatë të viktimave të kësaj lufte të heshtur e të përgjakshme.

Përveç përfshirjes në konfliktin e përgjakshëm mes dy fiseve, Kristian Marku kishte edhe probleme me ligjin, i përfshirë në disa aktivitete kriminale gjatë viteve të fundit.

Por ekzekutimi i tij, mënyra e organizimit dhe përdorimi i makinës së djegur me targa të vjedhura, lë të kuptohet se atentati nuk ishte vetëm pjesë e një hakmarrjeje primitive, por një plan i menduar me kujdes dhe ekzekutuar nga individë me përvojë.

Pas muajsh në arrati dhe lëvizjesh të vazhdueshme nga një skaj i Shqipërisë në tjetrin, mbrëmjen e 13 janarit 2025, në afërsi të fshatit Novoselë të Vlorës, Kristian Marku bie në pritë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

Fillimisht u raportua si një aksident rrugor, por shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një atentat të organizuar me profesionalizëm.

Sipas dosjes, rreth orës 18:00, një telefonatë në sallën operative të poliçisë njoftoi për një aksident me pasoja fatale. Në vendin e shoferit të një Volkswagen Passat, me targa AB107PN, u gjet pa shenja jete Kristian Marku.

“Më datë 13 Janar 2025, shërbimet e poliçisë kanë marrë njoftim se në autostradë, në fshatin Novoselë, pranë një karburanti, një automjet është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën”, thuhet në dosjen hetimore.

Hetimet zbuluan se mjeti ishte qëlluar me breshëri zjarri në anën e majtë dhe të përparme. 11 plumba u gjetën në trupin e viktimës, 10 prej të çilëve në bust, pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Detaje nga dosja hetimore zbulojnë se vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Kristjan Marku, pranë fshatit Panaja, shërbimet e poliçisë konstatuan në një vendqendrimi për automjete në autostradë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kripa’, një makinë tip ‘Volkswagen’, të djegur plotësisht.

Pranë automjetit u gjet në tokë edhe një targë ‘AA 300 ZD’, që pas verifikimeve rezultoi se më datë 12 Janar 2025 ishte raportuar e vjedhur, nga shtetasi E. M, banues në Novoselë, me detyrë punonjës poliçie në DVP Vlorë. Targë që i përkiste automjetit të tij, i markës ‘Fiat’ model ‘Punto”.

Ashpërsia me të çilën u qëllua ndaj makinës me të çilën udhëtonte mbrëmjen e 13 Janarit, Kristian Marku, u pa edhe te plumbat që ai mori në trup. Plumba që rezultuan fatal për jetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi. Teksa makina me të çilën lëvizte u qëllua në krahun e saj të majtë si edhe në anën e përparme.

“Gjatë verifikimit të automjetit me targë AB 107 PN, me të çilën lëvizte viktima Kristian Marku, u evidentuan dëmtime të shumta të shkaktuara nga qitjet me armë zjarri, në dyert e anës së majtë të mjetit si dhe thyerje të xhamave të dyerve të kësaj ane si dhe xhamit të përparmë të anës së djathtë. Ku në trupin e viktimës u gjetën 11 plagë nga të çilat 10 në pjesën e bustit që kanë rezultuar vdekjeprurëse”, vijohet në dosjen hetimore.

Në fillim, hetuesit nuk mundën të identifikonin numrin e shasisë për shkak të dëmtimeve nga zjarri. Por pas ekspertizës më të thelluar, më datë 15 janar, u arrit të identifikohej numri i motorit dhe ai i kambios.

Kjo çoi në zbulimin e origjinës së mjetit, i çili rezultoi i regjistruar në Slloveni, me pronar një shtetas kosovar me iniçialet J.B., banues në Podujevë.

“Sipas verifikimeve të bëra nga Interpol Tirana, automjeti që ka patur numër motori ‘BKÇ 135 512’ i përket automjetit me numër identifikues fundor (VIN) ‘……….6079’, i çili është automjet ‘Volkswagen Golf 5’, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2004.

Ku nga Interpol Lubjana ka mbërritur përgjigja se ky automjet, me targa ÇE DB975, ishte në pronësi të shtetasit kosovar J. B, rezident në Podujevë. Po kështu përdorues i këtij automjeti ka qenë dhe shtetasi E. B, edhe ky lindur në Kosovë, rezident në Çelje të Sllovenisë”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Marku.

Makina kishte hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, ndërsa përdoruesi tjetër i saj ishte vëllai i pronarit, shtetasi E.B., rezident në Çelje, Slloveni. Ky i fundit konfirmoi para hetuesve se ishte në dijeni se makina ishte shitur dhe e dinte se kujt i ishte kaluar.

Sipas dëshmisë së shtetasit E.B., makina ishte blerë në nëntor 2022 në Maribor të Sllovenisë për 1200 euro dhe ishte sjellë në Kosovë.

Më pas, makina i ishte shitur për 1700-1800 euro një shtetasi nga Kukësi, të quajtur Erald Cenaj, i cili, sipas shtetasit E.B., kishte kërkuar automjete të tipit Golf dhe Touran për t’i marrë pa dokumente noteriale.

Transaksioni u bë përmes komunikimit në WhatsApp, me porosi për dorëzim në pikën kufitare të Morinës. Automjeti u dorëzua nga J.B., i cili mori pagesën dhe i dërgoi të vëllait paratë, targat dhe dokumentet përmes linjës së autobusëve Kosovë–Slloveni.

“Më datë 4 Dhjetor 2022, unë i dërgova Eraldit në numrin e tij në whats app, që unë e kisha të regjistruar ‘Shqipnia’, disa foto të makinës ‘Golf’ që nuk kishin targa. Pasi pa fotot Eraldi më telefonoi duke më pyetur për gjendjen fizike të makinës.

Pasi biseduam për detajet, ramë dakord që ai ta blinte makinën për shumën 1700-1800 euro dhe makinën t’ia sillja deri në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në Kukës”, thuhet në dosjen hetimore.

Vetëm dy ditë pasi i kishte dorëzuar kundrejt dakordësisë së rënë më herët makinën Eraldit, shtetasi E.B. thotë se vëllai i tij, shtetasi J.B.  i kishte sjellë nëpërmjet linjës së autobusëve Kosovë-Slloveni shumën e parave të shitjes së makinës.

Por jo më larg se disa ditë pasi Erald Cenaj mori në dorëzim makinën ‘Volkswagen Golf’, shtetasi E.B. thotë se ai e telefonoi dhe po i ankohej për difekte të vazhdueshme të makinës.

Ndërkohë që nga krahu tjetër, shtetasi E.B. pasi kishte marrë targat e automjetit, kishte bërë dorëzimin e tyre te autoritetet përkatëse dhe më pas kishte bërë çregjistrimin e tyre në Slloveni

“Pasi vëllai im J.B. më solli nëpërmjet linjës së autobusëve Kosovë-Slloveni, shumën e parave me të cilën u shit makina, si edhe targat dhe lejen e qarkullimit, disa ditë më pas Eraldi më mori në telefon dhe filloi të më ankohej për defektet e makinës.

Ndërkohë që më datë 8 Dhjetor 2022, unë dorëzova në Slloveni targat si edhe çregjistrova lejen e qarkullimit. Procedurë për të cilën disponoj edhe dokumente për këtë shërbim.”

Shtetasi E.B. tha për grupin hetues se vetëm disa ditë pasi kishte çregjistruar në Slloveni lejen e vjetër të qarkullimit të automjetit tip Volkswagen Golf 5, ai i ka dërguar anasjelltas këtë leje Erald Cenajt, i cili ka ardhur deri në Kosovë për ta marrë personalisht.

Gjë që ky i fundit ia ka konfirmuar shtetasit E.B. edhe në telefon. Por ajo që ndodh në vazhdim është se E.B del se ia ka shitur makinën Volkswagen Golf 5, shtetasit Erald Cenaj nga Kukësi, pa dokumente noteriale. Ndërkohë që ai pranon se blerjen e kësaj makine në Slloveni ashtu dhe çregjistrimin e saj e ka bërë në emër të vëllait të tij J.B.

“Unë me Erald Cenaj jam njohur që në vitin 2021, periudha kur ai ka vizituar faqen ku unë ekspozoj makinat. Unë gjithmonë automjetet Eraldit, në të gjithë bashkëpunimin tonë, ia kam shitur në këtë mënyrë, pa akte noteriale. Për makinat që i kam shitur unë disponoj edhe fotot si edhe bisedën që kam bërë me Eraldin në Whats App.”

Një tjetër person që u pyet në lidhje me automjetin tip Volkswagen Golf 5, që u përdor në ekzekutimin e Kristian Markut në fillimin e muajit janar të vitit 2025, ishte edhe vetë J. B.. i cili i qëndroi thënieve të vëllait të tij E.B. dhe pranoi se makinën ia dorëzoi në pikën kufitare të Morinës në Kukës, shtetasit shqiptar Erald Cenaj.

Me të cilin kishte komunikuar në aplikacionin Viber, dhe nga i njëjti kishte marrë edhe shumën prej 1800 euro, për automjetin që i kishte dorëzuar.

Por dëshmia më interesante që mund të hidhte sadopak dritë mbi faktin se si automjeti përfundoi në duart e atentatorëve, ishte vetë intervistimi nga grupi hetues, i shtetasit Erald Cenaj.

Ai që e mori automjetin Volkswagen Golf 5 në Morinë dhe e futi në territorin shqiptar. Erald Cenaj tha se tregtinë e makinave të përdorura e kishte nisur që në vitin 2021, dhe se gjatë kësaj kohe kishte blerë mjaft makina të tilla nga Fushë-Kosova, apo nga persona që i sillnin nga jashtë territorit shqiptar.

“Tregtinë e makinave të përdorura unë e kam nisur që në vitin 2021. Kryesisht nga Fushë-Kosova, apo persona që i sjellin nga jashtë. Për shitjen e këtyre makinave unë nuk përdor kontrata noteriale, por fatura shitje”, është shprehur Erald Cenaj në dëshminë e tij para grupit të hetuesve.

I pyetur në lidhje me bashkëpunimin me vëllezërit B. nga Podujeva e Kosovës, Erald Cenaj nuk mohoi që kishte njohje me ta. Por ai po kështu pohoi se nga vëllezërit kishte njohje vetëm me shteasin E.B, jo me vëllain e tij. Shtetasi E. B., që sipas tij, nga sa i kujtohej i kishte blerë edhe një automjet Volkswagen tip Golf 5, me ngjyrë gri. Dhe një tjetër po të kësaj marke me ngjyrë të zezë.

“Nga E., me sa më kujtohet. unë kam blerë disa automjete të cilët unë më pas i kam shitur. Midis të cilëve edhe një Volkswagen tip Golf 5, me ngjyrë gri. Si dhe një tjetër po të kësaj marke me ngjyrë të zezë”, ka deklaruar Erald Cenaj para hetuesve.

Por me interes për grupin hetues ishte pikërisht makina Volkswagen Golf 5 ngjyrë e zezë që Erald Cenaj kishte blerë te E. B. Makinë e cila disa vite më pas u përdor në ekzekutimin e Kristian Markut, në fshatin Novoselë në Vlorë.

“Unë nuk e mbaj mend se kujt ia kam shitur këtë makinë. Ajo që di është se automjeti Volkswagen Golf 5, me ngjyrë të zezë, nuk i kam bërë doganë. Kurse makinave të tjera që kam blerë te E. B, u kam bërë doganë, por për asnjë prej këtyre automjeteve nuk kam bërë kontratë shit-blerje”, thuhet në dosjen hetimore referuar dëshmisë së Erald Cenaj.

Por dyshimet e grupit hetues mbetën të tilla se Erald Cenaj nuk po tregonte të vërtetën se kujt ia shiti makinën Volkswagen pasi ia bleu E. B. nga Kosova, rezident në Slloveni. Ndaj për këtë arsye, ai u mor edhe njëherë në pyetje nga grupi hetues.

Ndoshta me mendimin për të mësuar të reja të tjera lidhur mbi personat që përdorën makinën e krimit, në vazhdim.

“Shtetasi Erald Cenaj u mor sërish në pyetje, por ai tashmë nuk pranoi të flasë. Në deklarimin e tij ai tha se se do të japë shpjegime vetëm në prani të avokatit të zgjedhur nga familjarët e tij”, thuhet në dosjen hetimore për vrasjen e Kristian Markut.

Për këtë arsye më 25 Janar 2025, prokuroria e Vlorës vendosi ndalimin e shtetasit Erald Cenaj, si person i dyshuar se ka kryer veprën penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Por pavarësisht këtij dyshimi Erald Cenaj, ngriti pretendimin se shtetasit E.B dhe J. B, nuk kishin asnjë dokument që të vërtetonin se automjetin Volkswagen Golf 5, ia kishin shitur atij. Çka sipas tij për pasojë nuk mund të merret i mirëqenë pretendimi i tyre sikur ata ia kanë shitur atij këtë makinë.

Erald Cenaj është shprehur se në rrethana të tilla nuk mund të konsiderohet dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, vetëm me dëshminë e dy personave të cilët, sipas pretendimit të tij, patjetër që ata do të tentojnë ta heqin nga vetja automjetin në fjalë për shkak të ngjarjes së ndodhur.

Por ajo që duket se e ngatërron edhe njëherë këtë histori është fakti se pas kontrollit të telefonit të shtetasit kosovar E. B, del se në komunikimet e tyre në whats app nuk ka dakordësi lidhur mbi shitjen e makinës, që pas disa vitesh u përdor në një krim, në atë të vrasjes më 13 Janar 2025, të 30 vjeçarit Kristian Marku.

“Nga kqyrja e bisedave telefonike nuk rezulton që E. B dhe Erald Cenaj të jenë dakordësuar me njëri-tjetrin për blerjen e kësaj makine. Si dhe nuk kanë biseduar as për çmimin e blerjes dhe as për t’ja dërguar në Shqipëri këtë automjet, sikundër E. B pretendon”, thuhet në dosje.

Po kështu sipas grupit hetues sipas kontrollit që i është bërë aparatit telefonik të E. B, del se në komunikimet që ai ka me Erald Cenaj, shfaqen vetëm disa fotografi të një automjeti. Ku E. B. i thotë Erald Cenaj që kjo është makina. Dhe ky i fundit i kthen përgjigje, që makina ka disa djegie dhe ka nevojë për lyerje. Por që në asnjë moment nuk pohon blerjen e kësaj makine.

Ndërkohë që nga kqyrja e telefonit të E. B rezulton se ai ka dhe dy thirrje pa përgjigje nga Erald Cenaj.

Që do të thotë gjithmonë sipas grupit hetues që ata nuk kanë komunikuar dot as nëpërmjet zërit, në mënyrë që të ligjëronte pretendimin e tij që ka folur me Erald Cenaj. Por edhe pse këto fakte janë kontradiktore me njëra tjetrën, ajo që bie në sy është se grupi hetues i ka ndalur kërkimet e veta vetëm te makina e krimit, pa arritur dot të shkojë në gjurmë të tjera, që mund ta çonin te vrasësit që qëlluan mbrëmjen 13 Janarit 2025, ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku.

Një lumë i pambarimtë gjaku që ndër vite është shtrirë jo vetëm në qytetin e vogël në veri të vendit por edhe në Evropë. Hakmarrje që deri më tani ka marrë jetë të shumta njerëzore, dhe që fundi ende nuk po i duket.

Viktimë Kristian Marku kishte një dosje të pasur penale që përfshinte përfshirje në disa ngjarje kriminale, shumë prej të cilave ishin pasojë direkte e konfliktit të vjetër mes familjeve rivale.

Pas atentatit ndaj Markut në Vlorë, policia e Lezhës kreu kontrolle në banesën e Martin Reçit në Rrëshen, një pjesëtar kyç i fisit Reçi.

Megjithatë, nga kontrolli nuk u gjet asnjë provë që ta lidhte drejtpërdrejt familjen Reçi me vrasjen. Vetë Martin Reçi e pranoi ekzistencën e një konflikti të thellë mes familjes së tij dhe asaj të Markut.

“Lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë, ku mbrëmjen e 13 Janarit 2025, humbi jetën Kristian Marku (Bardhi), Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Martin Reçi, pjesëtar i fisit Reçi. Por nga ky kontroll nuk u arrit të gjendej asnjë ndonjë send i kundraligjshëm, apo që kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ndërsa ky shtetas ka pohuar konfliktin serioz midis familjes së tij dhe familjes Marku alias Bardhi”, thuhet në dosjen hetimore.

Burime nga grupi hetimor tregojnë se rrënjët e gjakmarrjes e kanë fillesën në një prishje pazari droge në Itali në vitin 2017, mes Gaspër Reçit dhe Preng Gjinit, një marrëveshje e prishur që kishte në lojë mbi 1 milion euro. Kjo solli një valë hakmarrjesh që përfshiu edhe fisin Bardhi.

Gjithçka nisi me vrasjen e Saimir Jakut, ish-drejtor i linjës së tensionit të lartë për Veriun në OSHEE, më 9 shtator 2016. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi në një lokal të frekuentuar në qendër të Rrëshenit. Sipas hetuesve, pas kësaj vrasjeje fshihej Kastriot Reçi – një emër i njohur për autoritetet italiane për aktivitet kriminal në trafik droge.

Vetëm disa muaj më vonë, më 28 prill 2017, në Romë u ekzekutua vëllai i Kastriot Reçit, Gaspër Reçi. Kjo vrasje u pa si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë, dhe çoi në thellimin e konfliktit në të dy anët e Adriatikut.

“Gasper Reçi, 43 vjeç u qëllua në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet e palës italiane nuk u arrit të identifikohej asnjë autor për ngjarjen. Personi i vetëm që ishte me viktimën në banesë në momentin e atentatit rezultonte të ishte vajza e ti”, janë detaje që gjenden në dosjen hetimore të Kristian Markut.

I dyshuari kryesor i prokurorisë italiane për vrasjen e Gaspër Reçit, ishte Preng Gjini. Dhe shkak duket se ishte bërë humbja e një sasie të madhe droge, që kishte çuar edhe në nisjen e konfliktit midis të dyve. Ku në vijim të këtij konflikti më datë 28 Gusht 2018 u qëllua me armë zjarri, Arben Gjini, kushëri i Preng Gjinit.

Po për të krijuar një alibi sa më të besueshme se nuk ishte ai autori i vrasjes së Gaspër Reçit, Preng Gjini shfaqet në një lokal në Tiranë në prani të dajës së tij, ku qëndron për disa orë. Por ky duket se është vetëm sipari i asaj që do të ndodhë më pas.

Pasi tashmë plumbat zhvendosen dhe fillojnë dhe qëllojnë edhe në Belgjikë. Aty ku më datë 6 Shtator 2017, ekzekutohet në Komunën Forest, 31 vjeçari. Kreshnik Gjini. Që ishte nipi i Saimir Jakut, drejtorit të OSSHE për Veriun, të ekzekutuar,

Kreshnik Gjini që u qëllua për vdekje, vetëm tri ditë përpara 1-vjetorit të vrasjes së dajës së tij. Ekzekutim që u krye në sy të koleges së tij në lokalin ku ai shërbente dhe që erdhi vetëm disa muaj pas vrasjes në Itali të Gaspër Reçit.

Vrasja e Kreshnik Gjinit, që thuhet se u porosit nga Kastriot Reçi, si hakmarrje e pastër për ekzekutimin në Romë të vëllait të tij Gaspërit. Por familja Gjini nuk do ta falte kurrë vrasjen e nipit të tyre në Belgjikë.

Edhe pse iu desh të merrnin kohë për të përgatitur planin për të larë hesapet me Kastriot Reçin. Por para se Preng Gjini të gjente shtegun për të hequr qafe Kastriot Reçin, duket se ky i fundit ishte një hap më përpara në planin e tij për të eleminuar pjesëtarët e familjes Gjini.

Viktima e radhës do të ishte Armando Gjini, që mbante edhe emrin Tonin, vëllai i Preng Gjinit i cili u ekzekutua në qytetin e Rrëshenit më 12 gusht 2019, pasi më herët i kishte shpëtuar një atentati me tritol, të vendosur poshtë makinës së tij, por që e kishte pikasur në kohë.

Vrasje e cila duket se përshpejtoi hakmarrjen për eleminimin e Kastriot Reçit. Informacione mbi planet e Preng Gjinit, për t’u hakmarrë për vrasjen e nipit dhe të vëllait, të cilat në atë kohë i kishte edhe policia. Por që nuk mundi ta parandalojë eleminimin e Kastriot Reçit.

“Në bazë të informacionit që kemi më datë 8 Nëntor 2019, thuhet se shtetasi Preng Gjini është duke u përgatitur për t’u hakmarrë. Objektivi është Kastriot Reçi, i cili dyshohet se është organizator i vrasjes së vëllait të tij. Po sipas informacioneve që kemi, për këtë qëllim, Preng Gjini e ka dërguar familjen në Itali, ndërsa vetë është duke qëndruar në Shqipëri për t’u hakmarrë. Po kështu Preng Gjini është duke u përgatitur për të vrarë dy veta nga familja Reçi. Ku objektiv kryesor është Kastriot Reçi, me të cilin ka pasur konflikte për shkak të trafikut të drogës”, thuhet në dosje.

Edhe pse biznesmeni Kastriot Reçi lëvizte në Rrëshen në masa të larta sigurie, ky protokoll i rreptë nuk i shpëtoi dot atij jetën. Pasi më datë 7 Janar 2020, ai u qëllua në qendër të qytetit, vetëm pak sekonda pasi kishte zbritur nga makina e tij, me një plumb në kraharor, nga një armë snajper, e vendosur në lartësinë e një pallati nga një snajperist i cili u largua me një paruke në kokë i veshur me fustan.

/Emisioni “Në Shënjestër”

Etiketa: atentatidëshmitëdosjaErald CenajKristian BardhiKristian MarkuRreshenvlorevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
Lajmet e Dites

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asnjë masë parandaluese/ Zjarr masiv në fushën e mbetjeve, Vlora turistike mbulohet nga tymi kancerogjen

14:05 : 07/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025
Para

Fshati SOS nuk i jep 18-vjeçares jetime ndihmën financiare: Nuk i do për vete, por për nënën e sëmurë

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com