• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Futi në kurth dhe rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, Prokuroria çon në gjyq Dritan Hoxhën

11:19 : 18/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq Dritan Hoxha, i cili akuzohet se së bashku me një tjetër person, futën në kurth dhe rrahën për vdekje bashkëatdhetarin e tyre në Greqi më 2010.

Hetimet kishin rinisur pas kallëzimit të depozituar nga xhaxhai i viktimës në vitin 2017, të cilat zbuluan më tej edhe gjurmët e krimit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese helene. Krimi ndodhi në Larisa, teksa viktima Andon Veshaj posedonte një lokal ku kishte pirë më autorin Hoxha. Natën e ngjarjes Veshaj kishte me vete edhe 3 çeqe me vlerë 150 mijë euro, kurse trupi i tij u gjet brenda makinës dhe i braktisur.

Hetimet e rastit i ishin transferuar Shqipërisë për veprime të mëtejshme, teksa më 10 korrik 2024 ishte arrestuar i dyshuari Dritan Hoxhaj, që sot njoftohet se u dërgua për proces në Gjykatën e Tiranës, me akuzën e “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Hoxhaj u kap në Levan të Tepelenës, gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë së Tiranës dhe asaj të Gjirokastrës.

Vrasja ka ndodhur në 17 maj në vitin 2010 në zonën e Larisës, në Greqi, ku Dritan Hoxha në bashkëpunim me Besim Besimaj, kanë dhunuar fizikisht Andon Veshaj, i cili si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Lexo edhe:

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

Dy autorët pas vrasjes e kanë futur trupin e viktimës në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur atë në një vend tjetër, të pabanuar, ku është gjetur nga autoritetet policore greke, ditën e nesërme, më datë 18 maj 2010.

Pas verifikimit të provave dhe fakteve të grumbulluara gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim Dritan Hoxha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

“Rrahën për vdekje shtetasin A.V. në Greqi, Prokuroria Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin D.H. për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit mbi procedimin penal nr. 4139 të datës 30.06.2023. rezultoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë shkaktuar vrasjen e shtetasit A.V. në krahinën e Larisës në Greqi më 17.05.2010.

Hetimet nisën në vitin 2017 pas kallëzimit të bërë nga xhaxhai i viktimës, i cili denoncoi se nipi i tij u gjet i rrahur për vdekje brenda makinës së tij.

Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi D.H. kishte njohje me viktimën dhe natën e krimit kanë qenë në të njëjtin bar që administrohej nga viktima duke konsumuar alkool. Prokuroria provoi se ata janë larguar në të njëjtën kohë dhe nga tabulatet telefonike rezultoi se autori ka komunikuar me bashkëpunëtorin tjetër shtetasin B.B. Të dy këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike duke e goditur në këmbë, duar e pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë e dhunës, viktima ndërroi jetë. Pas këtyre akteve, ata e kanë futur viktimën në mjetin e tij dhe e kanë lëvizur nga vendi i ngjarjes.

Natën e ngjarjes, viktima ka pasur tre çeqe me vlerë 150 mijë euro me vete. Ai humbi jetën si pasojë e goditjeve të rënda të kokës.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, rezultoi e provuar se shtetasi D.H. ka konsumuar në bashkëpunim me shtetasin B.B. kanë kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ në dëm të viktimës A.V.”.

Etiketa: andon veshajbesim besimajdhuneDritan Hoxhagjyq

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bashkë me babanë dhunuan një qytetar, arrestohet polici në Krujë

11:46 : 07/11/2025
AKTUALITET

Burri dhunon gruan dhe e lë 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

21:20 : 04/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

13:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025
Para

Greqi/ Armë, antiplumb dhe targa false në banesë, arrestohet shqiptari (Emri)

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com