• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manipulim i votave së Diasporës në Greqi/ Procesverbalët dëshmojnë deformimin e rezultateve

15:10 : 17/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nisja e numërimit të votave të diasporës ka ekspozuar manipulimin total të procesit nga ana e Partisë Socialiste. Që në kutitë e para u konfirmuan dyshimet e opozitës se procesi në Greqi kishte dalë jashtë kontrollit dhe kutitë ishin mbushur nga patronazhistët e Partisë Socialiste. Në pjesën dërrmuese të procesverbaleve, pavarësisht qarqeve, vihet re një raport votash 1 me 10 në favor të Partisë Socialiste, çka dëshmon përmasat e frikshme të manipulimit të votës së diasporës shqiptare në Greqi.

Procesi i numërimit të votave të diasporës shqiptare në Greqi ka zbuluar hapur manipulimin total të votave të emigrantëve nga ana e Partisë Socialiste. Që në kutitë e para u konfirmuan dyshimet e opozitës se procesi në Greqi kishte dalë jashtë kontrollit dhe kutitë ishin mbushur nga patronazhistët e kësaj partie.

Procesverbali që po shihni i përket Qarkut të Korçës. Manipulimi i vullnetit të qytetarëve është i përmasave të frikshme. Nëse në Shqipëri, Partia Demokratike në këtë qark, pavarësisht manipulimeve, ka marrë 34.57% të votave, ky raport në Greqi është totalisht i deformuar. Në këtë kuti, Partia Demokratike ka marrë 32 vota, ndërsa Partia Socialiste 266 vota një raport pothuajse 9 me 1 në favor të socialistëve.

Ky procesverbal i përket Qarkut të Fierit. Në votimin brenda vendit, Partia Demokratike mori në këtë qark 25.45% të votave, por situata ndryshon krejtësisht te votat e diasporës në Greqi. Siç shihet, PD rezulton me vetëm 21 vota kundrejt 324 votave të Partisë Socialiste një raport i pabesueshëm votash, 1 me 12.

Edhe në një tjetër procesverbal të Qarkut Fier, përmasat e manipulimit janë të frikshme. Partia Demokratike rezulton me 33 vota, ndërsa Partia Socialiste me 269 vota.

Lexo edhe:

“Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur!

Akuzat e Lapajt: Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës, më kërkoi 30 mln lekë, s’ka vota

Situata me manipulimin e votave të diasporës shqiptare në Greqi nga Partia Socialiste është e njëjtë edhe në qarqet e tjera. Ky procesverbal i përket Qarkut të Tiranës, ku në votimin brenda vendit PD mori 34.89% të votave. Siç shihet, situata përmbyset tërësisht – PD rezulton me 42 vota, ndërsa Partia Socialiste me 233 vota. Një situatë pothuajse identike paraqitet edhe në një tjetër procesverbal të Tiranës, ku PD rezulton me 43 vota dhe Partia Socialiste me 250 vota – një raport votash pothuajse 1 me 8 në favor të socialistëve.

Prova e qartë e manipulimit është shuma e votave të diasporës për Qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 43,435 zarfe, kundrejt 42,402 zarfeve në total pra janë numëruar më shumë vota se sa ka pasur në kuti.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Qarkun e Beratit. Siç shihet nga procesverbali, PD rezulton me 28 vota kundrejt 371 votave për Partinë Socialiste – një raport rreth 1 me 14 në favor të socialistëve, ndërkohë që në votimin brenda vendit, PD mori mbi 30% të votave në këtë qark. Një situatë e njëjtë paraqitet në të gjitha qarqet e vendit, çka dëshmon për një manipulim në shifra dramatike të votës së shqiptarëve në Greqi.

Gjatë numërimit dolën prova të reja që dëshmojnë se votat nuk janë plotësuar nga zgjedhësit, por në shumë raste nga një dorë e vetme, e cila ka vënë kryqin te numri 5 i Partisë Socialiste.

Shkatërrimit të procesit dhe vjedhjes masive të votave i hapi rrugën vetë kryeministri Edi Rama, i cili një javë para zgjedhjeve, gjatë një fjalimi në Gjirokastër, dha sinjalin për aktivizimin e këtij mekanizmi.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Taulant Balla dhe grupet e patronazhimit u nisën drejt Greqisë dhe, në mënyrë të pabesueshme, nga rreth 1,000 zarfe në ditë që vinin më parë nga Greqia, nga data 5 deri më 11 maj, filluan të depozitoheshin mbi 6,000 zarfe në ditë. Këto zarfe nuk reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë në Greqi, por janë vota të manipuluara nga patronazhistët e Partisë Socialiste, çka rrëzon tërësisht procesin zgjedhor të 11 majit./ Syri

Etiketa: 11 Majideformiminumerimvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur!

16:53 : 23/07/2025
AKTUALITET

Akuzat e Lapajt: Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës, më kërkoi 30 mln lekë, s’ka vota

12:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit për Tiranën e Durrësin, Kolegji Zgjedhor vendos sot për “11 majin”

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kur do certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit? Flet anëtari i KAS

19:41 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës

19:59 : 03/07/2025
Para

Tensione në Parkun Olimpik, Manja përplaset me Gjonin dhe Këlliçin: Të kam fal njëherë kur...

TË GJITHA

EMRI/ Arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares që mbyti babanë me tel në Fier

09:54 : 26/07/2025

SHBA po transporton në mënyrë “sekrete” armë bërthamore në Britani

09:48 : 26/07/2025

Rëndohet gjendja e 42-vjeçarit të lënduar nga zjarri në Delvinë

09:39 : 26/07/2025

Pasiguri për Tefik Osmanin, situatë e paqartë për rolin e drejtorit te Tirana

09:35 : 26/07/2025

Ndihma për zhvillim, si do të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

09:29 : 26/07/2025

Atalanta nuk bën lëshime, Interi përgatit një ofertë të re për Lookman

09:25 : 26/07/2025

Foto/ Trump mbërrin në Skoci, masa të rrepta sigurie gjatë vizitës katërditore të Presidentit

09:15 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com