• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës ka pranuar pretencën e Prokurorisë për dënimin me tre burgime të përjetshme për vrasësin serial Dan Hutra, duke e shpallur fajtor për vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Një burgim të përjetshëm Dan Hutra e ka marrë për vrasjen e Mevlute Sadikut, një dënim të dytë të përjetshëm për vrasjen e Hasime Dafkut dhe të tretin për vrasjen e Etleva Kurtit.

Gjithashtu, togat e zeza e kanë dënuar Dan Hutrën dhe me 35 vite burgim për tentativën për vrasje ndaj Helena dhe Kujtime Hysës, si dhe me 30 vite burgim për plagosjen e rëndë të Marjana Gurakuqit. Po ashtu, ai është dënuar edhe me 15 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasje.

Më 1 mars të vitit 2023, Dan Hutra, një ish-i dënuar për vrasjen e gruas së parë, kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga qelia, ku mbahej për dhunë në familje që nga 16 qershori i vitit 2022.

Duket se në burg, ai kishte thurur planin e tij të hakmarrjes. Hakmarrje ndaj atyre që e kallëzuan, sipas tij me të padrejtë dhe ndaj atyre që ai mendonte se kishin tentuar ta vrisnin në burg. Më datën 1 mars 2023, nga ora 12:15 deri në orën 12:48 ai realizoi 3 vrasje e 3 plagosje në Tiranë. Të gjitha gra dhe vajza.

Lexo edhe:

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

Nga “Pallati me shigjeta”, ku ka kryer plagosjen e Marjana Gurakuqit, ka vijuar rrugën për rreth 5.4 kilometra, duke shkuar në rrugën “Rrustem Haklaj”, në Kodër Kamzë. Aty ka vrarë Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun, si dhe ka plagosur Elena (Alketa) Hysën e Kujtime Hysën. Më pas, ka përshkuar edhe 3.4 kilometër deri në rrugën “Besëlidhja” në Bathore, ku ka vrarë Etleva Kurtin.

Pra distanca nga krimi i parë deri në atë të fundit është 8.8 kilometër. Ndërsa të gjitha ngjarjet Dan Hutra i ka realizuar për 33 minuta.

Dy të plagosurat, Elena Hysa është ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, ndërsa Kujtime Hysa është nëna e Elenës. Ndërsa viktima Mevlute Hysa është motra e ish-bashkëjetueses së personit të dyshuar dhe Hasime Dafku është kunata, nusja e vëllait të Elena e Mevlute Hysa.

Marjana Gurakuqi u plagos me thikë nga Dan Hutra, pasi kishte pasur një lidhje intime me të. Ndërsa Etleva Kurtin e vrau, pasi pretendonte se vëllai i saj Vladimir Kurti, të cilin e kam pasur shok qelie në burg, kishte tentuar ta helmonte.

Në dëshminë e tij, Hutra pranoi krimet, duke deklaruar se i kishte planifikuar me vetëdije dhe se nuk i interesonte sa do të dënohej. Ai shprehu pendesë vetëm për vrasjen e Hasime Dafkut, e cila ishte shtatzënë.

Etiketa: burgim i perjetshemDan HutraEtleva KurtiHasime Dafkui graveMevlute Sadikuvladimir kurtivrasesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

14:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

I dënuar me burgim të përjetshëm, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redian Rrajës

18:26 : 10/04/2025
AKTUALITET

“Vrasësi nuk e bleu thikën në TikTok, por në dyqan”/ Kabo: Lotët e nënës së Martinit, leksion për politikën

22:15 : 25/12/2024
BOTA

Vrasja e CEO-s së UnitedHealthcare, policia: Vrasësi e sheh veten si hero, si shembull për t’u ndjekur

22:27 : 10/12/2024
AKTUALITET

Vrau babain dhe vëllain e ish-gruas, Apeli dënon me burgim të përjetshëm Besnik Pjetrin

16:12 : 21/11/2024
Para

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në "arrest shtëpie" babanë e kandidates së PSD

TË GJITHA

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com