• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Bandat e Pojës vërshuan drejt KZAZ-ve me urdhrin e Ramës, ka rritje të elektoratit tonë

20:50 : 11/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Sali Berisha, pas përfundimit të procesit të votimit, ka dalë në një konferencë për mediat, ku tha se sovrani foli dhe sipas tij, në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit.

Gjithashtu, ai denoncoi edhe se bandat kriminale, si ajo e Troplinëve në Durrës, me urdhër të Edi Ramës kanë shkuar drejt KZAZ-ve për të ndikuar në rezultat.

Po ashtu, Berisha hodhi poshtë edhe një “exit poll” të analistit Baton Haxhiu, i cili e nxjerr PS-në fitues me 79 mandate.

Berisha: Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë, janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve.

Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato grupe terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë e kuptoj që ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.

Lexo edhe:

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm. Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet. Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave. Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht. Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral. Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

Etiketa: BerishaSali BerishaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025
Para

"E bëri gënjeshtari i gatshëm!"/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

TË GJITHA

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

17:00 : 12/05/2025

Numërohen 40% e kutive në Durrës, si ndahen mandatet

16:59 : 12/05/2025

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025

Dogjani: Administrata intimidoi dhe kërcënoi qytetarët

16:46 : 12/05/2025

Akuzoi Moskën për sabotim, Polonia njofton mbylljen e konsullatës ruse

16:32 : 12/05/2025

PD rifiton një mandat në Tiranë, Tabaku kalon pragun nga lista e hapur

16:15 : 12/05/2025

Carlo Ancelotti konfirmohet në stolin e Brazilit, detajet e kontratës

16:12 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com