• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vizita e Vuçiç në Moskë, Gjuriç: Nuk do të ketë sanksione nga BE

15:56 : 10/05/2025
në BOTA, RAJONI

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandër Vuçiç në Moskë gjatë ditëve të fundit “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), e as sanksione nga Brukseli zyrtar”.

Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaya Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”.

“Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve evropiane dhe as sanksione – kjo do të bëhet e qartë së shpejti, dhe ajo që mund të presim është vazhdimi i zhvillimit”, tha Gjuriç.

Vuçiç mbërriti në Moskë të enjten, ku një ditë më vonë mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe u takua me presidentin rus Putini për herë të parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përballet me kritika nga Brukseli për shkak të mosharmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, e cila i ka vendosur sanksione të rrepta Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Lexo edhe:

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerim, deklaroi gjatë vizitës së saj javën e kaluar në Beograd se, për shkak të vizitës së Vuçiçit në Moskë, do ta ketë “shumë më të vështirë të ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm e orientuar drejt rrugës evropiane”.

“Nëntë maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë dhe të festosh me Putinin, ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane”, tha Kos ditë më parë.

Pas takimit me Putinin, gjatë të cilit ai u shpreh për rritjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Vuçiç tha se është i gatshëm t’u përgjigjet kritikave që mund të vijnë nga Bashkimi Evropian./ REL

Etiketa: BERusiaVucic

Lajme të lidhura

BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
BOTA

BE përforcon rregullat e patentave për të ulur vdekshmërinë në trafik

09:07 : 27/10/2025
RAJONI

REL: Politika e BE-së ndaj Kosovës në “autopilot”

08:25 : 27/10/2025
Para

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com