Ditën e sotme, Xabi Alonso njoftoi se do të largohet në përfundimin e sezonit nga Bayer Leverkusen. Trajneri spanjoll i cili shkroi historinë me skuadrën e “aspirinave” me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Real Madridit.
Tashmë Bayer Leverkusen duket se e ka gjetur zëvendësuesin e ish-mesfushorit spanjoll. Siç raportojnë mediat italiane, në “pole position” për të marrë drejtimin e ish-kampionëve të Gjermanisë është Cesc Fabregas.
Ky i fundit ka bërë një sezon të kënaqshëm me Comon, por klubi italian vështirë se mund ta lërë të shkojë. Në listën e Leverkusenit për të zëvendësuar Xabi Alonson është dhe Ten Hag e Xavi.