• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro/ SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

10:28 : 09/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën për Islam Sefes të akuzuar për veprën penale trafikim të lëndëve narkotike.

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi kërkoi 17 vite burg për Islam Sefën si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove. Por i pandehuri Islam Sefa përfiton nga gjykimi i shkurtuar 11.4 vite burg.

Kush është Islam Sefa?

Islam Sefa, u arrestua (2 korrik 2024) në një lokal pranë godinës së SPAK akuzohet se është drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.

Përmes një njoftimi për median të Prokurorisë së Posaçme ku bëhen publike detajet e një hetimi të përbashkët të SPAK me autoritetet gjermane lidhur me një grup kriminal shqiptaro – gjerman që merrej me trafik droge.

Lexo edhe:

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

Prokuroria e Posaçme informon se janë identifikuar 12 persona anëtarë të këtij grupi nga të cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 shtetas gjermanë

Sipas SPAK, grupi kriminal gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuana. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

“Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro”, informoi SPAK.

Ndaj tij, GJKKO me kërkesë të SPAK kishte firmosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Gjithashtu dhe urdhër të gjykatës u ushtrua kontrolle dhe në 4 ambiente, banesa, biznese, automjete dhe persona dhe janë sekuestruar një automjet luksoz tip BMË X5; euro si dhe 60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”.

Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili 2 ditë më parë, 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve kriminale që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.

  • SPAK sekuestron pasuritë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 4 (katër) vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

3.070 (tremijë e shtatëdhjetë) euro;

300 (treqind) dollarë;

2 (dy) laptopë;

4 celularë;

1 DVR + Kamer;

Bizhuteri të ndryshme;

1 (një) orë e markës Rolex

4 çanta te markave luksoze;

3 çelësa automjeti;

Një automjet luksoz tip BMW X5;

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin gjerman, janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

1(një) automjet i llojit Mercedes i tipit Citan;

3.095 (tremijë e nëntëdhjetë e pesë) euro;

2 aparate celularë;

60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”

  • Çfarë njofton SPAK?

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprime të rëndësishme hetimore.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, autoritetet gjermane të drejtësisë e më konkretisht Prokuroria e Braunschëeig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Për interesa të këtij procedimi penal janë administruar aktet nga autoritetet gjermane dhe franceze të drejtësisë, ku nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 12 (dymbëdhjetë) personave nga atë cilët 8 janë shqiptarë dhe 4 (katër) shtetas gjermanë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 (nëntë) episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 (nëntëqindë e dymbëdhjetë) kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400 (tremilionë e treqindë e shtatëdhjetë mijë e katërqind) euro.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal për personin në hetim, dhe gjykata ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, më datë 02.07.2024, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, është bërë e mundur që të ekzekutohet masa e sigurimi personal “arrest në burg”, për personin nën hetim I.S. Bazuar në aktet dhe provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar e provuar se personi i arrestuar I.S. është drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Etiketa: adnan xholidrogefinancuesIslam Sefakrimtrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

15:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

09:37 : 08/11/2025
BOTA

Ushtria amerikane godet një anije në Karaibe, 3 të vrarë, dyshohej për trafik droge

08:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Italia/ Kush është Emri Hysenaj, pazaret e drogës dhe përplasja me Orges Mollën në “Sky ECC”

09:52 : 07/11/2025
Para

'Giro d'Italia' mbërrin në Tiranë/ Policia: Në orën 13:00 fillon bllokimi i akseve rrugore

TË GJITHA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025

Sherri i dhunshëm në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, policia shoqëron dy personat e përfshirë

15:26 : 10/11/2025

Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

15:24 : 10/11/2025

Shpërthen në flakë një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

15:20 : 10/11/2025

Spiunazh për Serbinë, Gjykata e Prishtinës i zgjat paraburgimit të arrestuarit Fatmir Sheholli

15:18 : 10/11/2025

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov

15:11 : 10/11/2025

Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Taulant Ballës

14:59 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com