• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po e shkatërron Tiranën? Dherat dhe inertet e kthejnë kryeqytetin në një landfill ilegal

21:49 : 02/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një javë më parë sollëm në vëmendje një skandal që po konsumohet çdo ditë në Tiranë, e që ka të bëjë me hedhjen e dherave dhe inerteve, të cilat dalin nga gropat e kullave që po ndërtohen. Në mungesë të një vendi të caktuar nga Bashkia, dherat hidhen gjithandej në zonat periferike, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore.

Të dokumentuara me pamje të qarta nga ’’bazat’’ e paligjshme të krijuara nga ndërtuesit dhe nën hundën e autoriteteve që fatkeqësisht me sa duket janë bashkëpunëtore në këtë krim mjedisor. Nga Tufina, në Baldushk, Sharrë, Muraga dhe Zallher shihen qartë masive të tëra mbetjesh të hedhura në toka bujqësore dhe mbi shtretërit e lumjenjeve, e gjitha kjo në paligjshmëri të plotë dhe nën hundën e institucioneve përgjegjëse.

Por fatkeqësisht në vend që të vihej alarmi për këtë masakër, pikat e paligjshme të depozitimit sa vijnë e zbulohen njëra pas tjetrës, përmes një efekti domino që dëshmon më së miri se gjithçka është e koordinuar mes ndërtuesve dhe institucioneve përgjegjëse. Për të kuptuar më mirë situatën, ne vazhduam të ndjekim lëvizjet e kamionëve që ngarkohen çdo ditë e natë në gropat e kullave, dhe ky vëzhgim në distancë na çoi në venddëpozitime të tjera të paligjshme.

Petrela një nga zonat më të bukura të Tiranës, ka nisur të shkatërrohet dalëngadalë nga dherat dhe inertet që kanë marrë përpara tokën bujqësore, kullotat dhe pyjet. E nëse pyesni se si ka mundësi që u ka shpëtuar autoriteteve, Është shumë e thjeshtë, sepse këtu dherat dhe inertet nuk i hedhin banorët e Petrelës, por vetë kryetari i Partisë Socialiste të zonës, Adriatik Kupi, i cili me sa duket, duke patur mbështetjen e nevojshme, nuk pyet aspak për mjedisin, duke e shndërruar zonën e gjelbër në një landfill të paligjshëm. Ndërsa Njësia Administrative e Petrelës, e drejtuar nga Sokol Kupi, i afërm i tij, ka zgjedhur të heshtë, duke u bërë bashkëpunëtor në këtë biznes familjar në dëm të mjedisit dhe zonës përreth.

E njëjta situatë e rëndë është dhe në Zallbastar, Zalldajt, Bregu i Lumit, sa kalon Tufinën dhe një pjesë e rriugës së Arbrit, ku mijëra metër kub inerte dhe dhera hidhen nga dhjetëra kamionë që kalojnë njëri pas tjetrit. Po ashtu në Zallher, situata është alarmante. Por si është e mundur të ndodhë kjo? Ku janë institucionet? Përgjigjia është e thjeshtë, vetë shteti është palë në këtë masakër mjedisore, pasi vetë ish-kreu i Njësisë Administrative Zallher, Arben Maloku është ai që ka hedhur metër kubin e parë të inerteve, duke përdorur kamionët e shoqërisë ARB Trans, që pasi iu fut politikës, ia kaloi në administrimin e babait të tij, Shyqyri Maloku.

Lexo edhe:

Çfarë është superbomba e përdorur nga SHBA për të shkatërruar centralet bërthamore iraniane

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

Pra ish-kryetari ua bën inertet peshqesh banorëve të Njësisë Administrative që ka administruar, duke shkatërruar gjelbërimin dhe shtratin e lumit. Mos harrojmë se Maloku është akuzuar nga opozita edhe për përfitimin e 34 milion eurove tendera nga bashkia e tiranës, gjatë kohës kur ishte zyrtar i lartë i këtij institucioni.

Zyrtarë të lartë të njësive vendore, drejtues politikë të maxhorancës, cep më cep Tiranës duke abuzuar me pushtetin në kulmin e fushatës zgjedhore.

A kemi të drejtë të dyshojmë se një pjesë e këtyre parave të paligjshmërisë mund të përdoren për efekte elektorale? Meqenëse Bashkia Tiranë me policinë dhe IMT në varësi të saj, IKMT dhe Policia e Shtetit, nuk e kanë aspak në mend të ndërhyjnë, a mos duhet që SPAK të mbledhë informacion për çfarë po ndodh. Nëse do kenë vullnet, tek ne i kanë në dispozicion të gjitha pamjert dhe vendndodhjet e sakta ku kryhet masakra mjedisore që po shkatërron çdo ditë Tiranën./Piranjat.al

Etiketa: dheratilegaleinerteshkatërron

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë është superbomba e përdorur nga SHBA për të shkatërruar centralet bërthamore iraniane

20:15 : 22/06/2025
RAJONI

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

08:20 : 30/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ I riu nga Vlora thyen “arrestin shtëpiak” dhe plagos me thikë 34-vjeçarin. Ç’ndodhi më pas

09:30 : 24/05/2025
AKTUALITET

Mat/ Vijojnë kërkimet për Ardit Beshirin që u “përpi” nga masivi i mineralit të kromit

10:21 : 08/05/2025
AKTUALITET

Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet?

22:15 : 25/04/2025
AKTUALITET

Karamuço: Shefa policie në biznesin e dherave, ja si funksion skema

21:32 : 25/03/2025
Para

Afera e anijeve gjenerator dhe heshtja e ministres Balluku

TË GJITHA

Shërbimi sekret gjerman: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

10:33 : 05/07/2025

Vlorë/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha, i plagosuri në gjendje të rëndë

10:24 : 05/07/2025

I nxehti “pushton” vendin/ Kardiologia: Ja problemet që shkaktojnë temperaturat e larta

10:24 : 05/07/2025

Hamasi dërgon përgjigje pozitive në SHBA për armëpushim në Gaza

10:12 : 05/07/2025

“Do fle me ty se je gruaja ime”/ Kërcënimet e Feros ndaj Arbenitës, çfarë ndodhi në gjykatë!

10:04 : 05/07/2025

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

10:00 : 05/07/2025

Partizani, Agim Zeka mbetet jashtë planeve të Skënder Gegës

09:55 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com