• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në Vjosë vetëm 1 leje për marrje inertesh, hulumtimi zbulon dhjetëra kompani që zhvasin Parkun e Mbrojtur

22:56 : 18/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Në vitin 2023, Vjosa u shpall Park Kombëtar, që i siguron një mbrojtje strikte. Megjithatë, mbrojtja duket se ekziston vetëm në letër, pasi në terren ajo ka një sërë kërcënimesh. Sipas një studimi të realizuar nga “EcoAlbania”, në Vjosë janë evidentuar 34 pika inertesh, nga të cilat 17 janë aktive me leje.

“Nga këto 17 leje aktive që praktikisht marrin inerte, kanë leje për të marrë inerte dhe përgjithësisht janë kompanitë që kanë pasur, po themi, tendera apo marrëveshje me qeverinë për të ndërtuar rrugët dhe janë aty në rastet kur bëjnë rikonstruksionin apo rinovimin e ndonjë problematike që mund të ketë në rrugë,” u shpreh Olsi Nika, ekspert mjedisi i “EcoAlbania”.

Marrja e inerteve nga lumi dhe fraksionimi i gurit konsiderohet një nga veprimtaritë më shkatërruese për basenin e çdo lumi, aq më tepër kur ai lumë ka mbrojtje strikte. Megjithatë, përgjatë gjithë rrjedhës së Vjosës, ai është një aktivitet i zakonshëm, megjithëse plani i menaxhimit të këtij parku e ndalon në mënyrë kategorike. Dunat e zhavorrit që janë gërryer nga shtrati i lumit nuk janë një pamje e rrallë.

“Vjosa nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni prej vitesh. Aty ka dy-tre zona ‘hotspot’. Këto projekte patjetër ligjërisht duhet të largohen, por ka një afat kohor për t’u larguar. Afati është diku te 10 vjet, më duket, pra ka një afat goxha të gjatë kohor për t’u larguar. Por çfarë duhet patjetër aty të ndalohet? Marrja e inerteve,” u shpreh Besjana Guri nga Qendra “Lumi”.

Lexo edhe:

Nxorri inerte në zonën e mbrojtur në Vjosë, prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë “P V” sh.p.k.

Shehu: Vjosa s’ka më peshq, llumi i naftës po ‘mbyt’ qeniet e gjalla/ Përplaset me Jaupajn

Situata duket pak më komplekse. Shumica e këtyre subjekteve që punojnë në të gjithë vendin, jo vetëm në Vjosë, justifikohen se nuk po marrin inerte nga lumi. Ata thonë se kanë leje për të punuar me atë sasi inertesh që kanë marrë më parë. Mirëpo ekspertët e konsiderojnë të padrejtë një praktikë të tillë, pasi bizneset vazhdojnë të punojnë “gjithë jetën” me materialin që ia kanë marrë lumit.

“Por edhe në rastin më të mirë, që këto kompani nuk marrin më inerte, ata kanë marrë mjaftueshëm inerte nga lumi sa për të punuar aty dhe 10 vitet e ardhshme me ato male të inerteve që i kanë grumbulluar në anë të lumit. Vetëm marrja, ripërpunimi ose ritransportimi i këtyre inerteve do të mjaftonte për bizneset për të jetuar dhe për të fituar,” tha Besjana Guri.

Madje, aktivistët ngrenë dyshime se, sa kohë makineritë janë aty dhe nuk ka një monitorim të situatës, kompanitë mund të vijojnë ta shfrytëzojnë lumin.

“Por aty ka male dhe shtretër; buzë këtyre kompanive janë të mbushura me gropa, me gërryerje, që nuk tregojnë ndonjë aktivitet tjetër. Pra, këto pika marrjesh inerte në Vjosë aktualisht nuk duhet të marrin, për këtë nuk e vë dorën në zjarr që nuk marrin, për sa kohë makineritë janë aty dhe për sa kohë nuk ka një reagim publik apo një monitorim që e vërteton që ata nuk marrin. Çfarë ndodh?”, u shpreh Besjana Guri.

Ekspertët dyshojnë se pas lejes për ndërtim rrugësh fshihet në të vërtetë një abuzim i madh me inertet e lumenjve. Shumë nga materiali i mbledhur për rikonstruksion rrugësh ka përfunduar në fakt në kantiere të tjera ndërtimi.

“Në monitorimin më të imtësishëm që ne e kemi vënë re, shumë nga ai material i grumbulluar për këtë qëllim në fakt ka përfunduar në pistën e aeroportit të Vlorës. Pra, përfundon për ndërtime të veprave të tjera,” u shpreh Olsi Nika..

Shkatërrimi nuk është vetëm vizual.

Ndërhyrjet e dhunshme, si në rastin e Erzenit apo Shkumbinit, kanë krijuar gropa të mëdha. Për peshqit migratorë, kjo është si ndërprerja e një autostrade, duke izoluar zonat dhe penguar emigrimin e tyre.

“Rasti i Erzenit është një rast flagrant, ku ne shohim gropa të mëdha, mini-liqene të vegjël nëpër lum, dhe lumi nuk arrin më të ketë rrjedhë normale. Pra, rrjedha pengohet dhe është pikërisht nga marrja pa kritere e inerteve. Në fakt, për speciet e ujit, si peshqit migratorë, kjo është esenciale, sepse nuk i mundëson – është njësoj si të ndërpritet autostrada,” shton Olsi Nika./Top Channel

Etiketa: inerteLumi Vjose

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nxorri inerte në zonën e mbrojtur në Vjosë, prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë “P V” sh.p.k.

11:58 : 19/05/2026
AKTUALITET

Shehu: Vjosa s’ka më peshq, llumi i naftës po ‘mbyt’ qeniet e gjalla/ Përplaset me Jaupajn

21:32 : 16/04/2026
AKTUALITET

Ura e Berluskonit në aksin Milot-Lezhë po shembet! Ekspertët: 20 firma marrin inerte në lumin Mat

14:36 : 10/03/2026
AKTUALITET

Lidh kryeqytetin me veriun e vendit, dëmtohet ura e Matit, shkak inertet

19:55 : 07/03/2026
AKTUALITET

Nga 4 AM te Salillari, 5 leje për të gërryer Shkumbinin/ Si u shkatërrua lumi me bekimin e qeverisë

18:14 : 24/02/2026
AKTUALITET

Plagoset nxënësi në Kukës, u godit nga materialet inerte te kantieri i ndërtimit të shkollës në rikonstruksion

09:16 : 17/02/2026
Para

“Fitimi shkon deri në 200 milionë euro në vit”/ Eskortat në Shqipëri, Karamuço: Në verë vijnë studente të huaja dhe…

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom