• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari Florenc Çapja

12:46 : 02/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit i shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja alias Çopja, 44 vjeç, një prej anëtarëve të krimit të organizuar në qytetin e Elbasanit.

Lajmin për ekstradimin e tij nga Dubai e ka bërë me dije vetë Policia e Shtetit përmes një komunikate të shkurtër për mediat, ku njofton se ai pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit pasditen e sotme.

Ende nuk dihet se me çfarë procedurash është bërë i mundur ekstradimi i Florenc Çapjas nga Emiratet e Bashkuara, pasi mes dy vendeve nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.

Burgim i përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit

Florenc Çapja alias Çopja është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarja kjo e ndodhur më 15 gusht 2012 në qytetin e Elbasanit. Si porositës i kësaj vrasje të dyfishtë ndodhet në qeli dhe vuan dënimin me burgim të përjetshëm xhaxhai i tij, Ardian Çapja alias Çopja.

Lexo edhe:

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja u zbardh pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Ervis Bardhi, i cili ka dëshmuar në procesin ndaj Ardian dhe Florenc Çapjes e të akuzuar të tjerë për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit.

Vrasja ndodhi për hakmarrje, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Atentati i mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit

Gjithashtu, Florenc Çapja alias Çopja akuzohet edhe si porositës i vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Sokol Xanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ngjarje e zbardhur nga dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Në lidhje me këtë ngjarje, mbi Florenc Çapjan alias Çopjan janë ngritur akuzat për veprat penale:“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Akuzat edhe për atentatin ndaj Fadil Memës

Florenc Çapja ka një proces të hapur gjyqësor edyhe në lidhje me atentatin ndaj ish-efektivit të Rrugores Fadil Mema. Në lidhje me këtë ngjarje, kolegji i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Elbasanit të muajit nëntor të vitit 2019.

Më datë 20 nëntor të vitit 2019, gjyqtari i Elbasanit në atë kohë, Tomor Kullolli vendosi pushimin e çështjes për Florenc Çapjan, duke e liruar këtë të fundit nga burgu. Në atë kohë, gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme për ta implikuar Çapjan në këtë ngjarje. Vendimi për pushim u mor në seancën paraprake, ku gjykata duhet të vendoste kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Vendimi që u mor nga Gjykata e Elbasanit u la në fuqi edhe nga Apeli i Durrësit, konkretisht nga gjyqtarja Anita Mici në 14 prill të vitit 2020. Gjykata e Lartë, pas rekursit të Prokurorisë vendosi t’ia rikthejë çështjen Gjykatës së Elbasanit në seancë paraprake për ta rigjykuar.

Fadil Mema i shpëtoi atentatit të vitit 2006 kohë kur ai ishte efektiv i Policisë Rrugore. Ai u qëllua në qytetin e Elbasanit dhe për këtë në atë kohë policia tha se kishte identifikuar si autor Florenc Çapjen. Ngjarja ndodhi në prani të familjarëve të efektivit të policisë, të cilët identifikuan edhe autorin. Fadil Mema u dërgua në spital dhe u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa Florenc Çapja, dy orë pas ngjarjes, u prangos nga policia, por u lirua nga gjykatat.

Por, më 13 mars të vitit 2015 “hasmi” e gjeti Fadil Memën në Torino të Italisë dhe e ekzekutoi me 7 plumba pistolete poshtë shtëpisë së tij, në lagjen Mirafiori, në rrugën Pavese, në moshën 54 –vjeçare. Ai sapo kishte dalë nga shtëpia, siç bënte çdo natë për të shkuar në punë, kur vrasësit, të paktën dy sipas policisë italiane, e pritën me të shtëna armë.

 

 

Etiketa: DubaiekstradohetFlorenc ÇapjaFlorenc ÇopjaGJKKOspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
Para

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom