• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Standardet e Besnik Dervishit/ Shqetësohet për pagat e OJQ-ve, hesht për “kartelën mjekësore” të kandidatit të PD

12:22 : 02/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, i cili ka shprehur shqetësim të thellë për publikimin nga “Boldnews.al” të pagave “stratosferike” të drejtuesve të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri, nuk ka mbajtur asnjë reagim publik dhe nuk duket se ka ndërmarrë asnjë nismë kundër një rasti flagrant-publikimit nga emisioni “Fiks Fare” në televizionin kombëtar, Top Channel, të të dhënave shumë sensitive shëndetësore të një kandidati të opozitës në qarkun e Shkodrës.

Në puntantën e datës 30 Prill 2025, emisioni investigativ publikoi materialin “Çrregullime deluzionale”, kandidati i PD-së në Shkodër me kartelë nga Spitali Psikiatrik!”. Kandidati Gentjan Ndoj, që garon me siglen e koalicionit të djathtë “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, citohet në emision të ketë deklaruar se “gjendja e tij është shumë e mirë dhe se ai synon Parlamentin”.

Por, emisioni ka këmbëngulur, duke publikuar të dhëna dokumentare mbi trajtimet e tij shëndetësore.

Në foto: Raportimi i “Fiks Fare” në faqen e televizionit Top Channel

Është e paqartë se cili është interesi publik në këtë rast dhe përse një televizion me audiencë kombëtare ka zgjedhur të kryejë një puntatë në “prime time” për emër tejet periferik për audiencën e gjërë, i cili është një nga qindra kandidatët për zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Lexo edhe:

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Por, ndërkohë që linja editoriale e televizionit dhe emisionit e ka cilësuar me “interes publik”, materialet e trajtuara duket se përbëjnë një shkelje flagrante të të dhënave personale.

Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një institucion përgjegjës për trajtimin e informacionit dhe të dhënave konfidenciale-Komisioneri për të Drejtën e Informimit-një strukturë e pavarur, e drejtuar nga ish deputetit socialist dhe ish-prefekt i caktuar nga kryeministri Edi Rama, Besnik Dervishi.

Mbrojtja e të dhënave personale, sidomos atyre shëndetësore, është një ndër prioritetet absolute të strukturave shëndetësore publike e private, si edhe të institucioneve përgjegjëse shtetërore.

Megjithatë, Komisioneri Besnik Dervishi nuk rezulton të ketë pasur asnjë reagim për situatën flagrante me të dhënat (të prezumuara si të vërteta) për kandidatin e opozitës për deputet.

Në foto: Besnik Dervishi, Komisioner për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale prej vitit 2014

“Boldnews.al” kreu verifikimet përkatëse dhe, të paktën deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, raporti i “Fiks Fare” është ende publik në faqen zyrtare të televizionit Top Channel, ndërkohë që nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Komisioneri Besnik Dervishi nuk është gjithnjë kaq pasiv. Në Prill të vitit 2025, kreu i institucionit kërkoi nga redaksia e “Boldnews.al” që të fshinte një artikull mbi pagat e drejtuesve të organizatave jo-qeveritare në Shqipëri.

Sipas Komisionerit Besnik Dervishi, raportimi me titull “Debati “amerikan” për USAID/ Ja sa janë rrogat e shefave të OJQ-ve në Shqipëri (LISTA)”, publikuar në 6 Shkurt 2025, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe mos-fshirja shoqërohet me sanksione.

Në foto: Shkresa e Komisionerit për Informim, drejtuar redaksisë së “Boldnews.al”

Në atë raportim, “Boldnews.al” ka publikuar të dhënat mbi pagat e disa prej drejtuesve të OJQ-ve, mbi “Listën e Pagave” të rrjedhura në media rreth 3 vjet më parë. Në shkrim nuk përmendet emri i asnjë prej drejtuesve të OJQ-ve, por vetëm inicialet e tyre.

Siç ka cituar redaksia në atë shkrim, “…Në respekt të shqetësimit publik të ngritur më herët nga Komisioneri për të Dhënat Personale, “Boldnews.al”, i cili posedon emrat e plotë të drejtuesve të organizatave jo-qeveritare, i ka vendosur në tabelë vetëm me iniciale….”.

Megjithatë, ky kujdes i shtuar i redaksisë duket se është konsideruar i pamjaftueshëm nga komisioneri Dervishi. Në shkresën “Kërkesë për fshirjen e të dhënave personale të publikuara”, datë 2 Prill 2025, ai deklaron se ky urdhërim, vjen pas ankesës së disa personave; O.C, J.H, A.B, I.L, pra vetëm iniciale, persona të paidentifikuar plotësisht.

Pra, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka angazhim të shtuar mbi një raportim, ku janë ruajtur në maksimum gjeneralitetet e individëve të përfshirë, por është tërësisht inaktiv kur një televizion kombëtar, publikon informacione shumë sensitive mjekësorë për një individ, të cilin e citon me emër, mbiemër e fotografi.

Etiketa: Besnik DervishicenimiÇrregullime deluzionaleGentjan NdojkandidatiKomisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave PersonaleOJQPDrrogatShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
Para

"Big Market i shiti"/ Mishi i kontaminuar, Berisha: Edhe Rama u sëmur nga salmonela e Vullnet Sinës

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom